2/20/2022

Xheronimo

Sa e sa here e diskutojm, e aktualizojm, e ironizojm edhe e vajtojm ceshtjen e emigracionit!? Here pas here edhe kerkojm, e synojm si zgjedhje dhe ndoshta i shohim hajrin ne nje menyre apo tjeter, por prap kthehemi edhe me keqardhje dhe trishtim e qajme pse gjith kjo ndodhen, pse kjo dukuri e largimit nga vendi i lindjes!?

Sekush di ta thot nje arsye dhe nje motive pse kjo ndodhen, sekush e dine dhe e bene qarte dallimin ne mes emigrimit te dhunshem dhe vullnetar, nuk ka dyshim. 

Ajo qe do doja ta sjell sot eshte deshmin e fundit te prijesit te Apacheve, Xheronimo, i cili me detyrim u largua nga toka, vendbanimi, vendlindja e tij. Deshmi e dhen kjo kur ai ishte ende rob lufte ne Fort Sill, Oklahoma, ne vitin 1906, tre vjet para vdekjes së tij, ku thot:

Ne po zhdukemi nga toka, por nuk mund te mendoj se jemi te padobishem perndryshe Usen (perceptimi i Apaceve per Krijuesin) nuk do te na kishte krijuar. Ai krijoi te gjitha fiset e njerezve dhe sigurisht që kishte nje qellim te drejte ne krijimin e secilit. Per çdo fis njerezish që krijoi Usen, ai gjithashtu krijoi nje vendbanim. Ne token e krijuar per ndonje fis te caktuar, Ai ka vendosur ate qe do te ishte me e mira per mireqenien e atij fisi. Kur Usen krijoi Apachet, Ai krijoi edhe vendbanimi e tyre ne Arizona. Ai u dha atyre grure, fruta dhe gjahun qe te ushqehen. Per te rivendosur shendetin e tyre kur i sulmonte semundja, ai beri qe te rriteshin shume barishte (barna) te ndryshme. Ai u mesoi atyre se ku t'i gjenin keto barishte dhe si t'i pergatisin ato per mjekim. U dha atyre nje klime (ambient) te kendshme dhe gjithçka qe u nevojitej per veshje dhe strehim ishte afer atyre. Keshtu ishte ne fillim, Apachet dhe shtepite e tyre u krijuan per njeri-tjetrin nga vete Usen. Kur largohen nga keto shtepi semuren dhe vdesin. Edhe sa kohe do te duhet para se te thone, nuk ka me Apache!?

Edhe Xheronimo si shumica prej nesh shpesh fliste per dëshiren e tij qe njerezit e tij te ktheheshin perfundimisht ne vendlindjet e tyre stergjyshore, ne Arizona. 

Por, fatekeqesisht ne menyre tragjike, jeta e tij perfundoi ne moshen kur kishte 80 vjet, ne Fort Sill, Oklahoma, larg tokave te dashura nga te cilat ai ishte larguar me force dhe mashtrim dhe ishte burgosur vetem pse kundershtonte tjeret per mbrojtjen e popullit te tij (qe nuk egziston mē).

No comments:

FIFA