Reagojm shume formalisht kur shprehim "Ngushllime", kur lexojm ndonje lajm per ndonje rast vdekje edhe atehere kur nuk e dime se kush ka vdek (sepse lajmetari vetem e ka vendos foto profilin me ngjyre te zeze). Regaojm me "Pray for ..." kur ndodhen dikund ndonje fatkeqesi edhe pse idene nuk e kemi ku dhe cka ka ndodhe. Reagojm me hashtag # kot. Solidarizohemi me "ndonej viktime" te bulizmit por vetem atehere kur behet lajm ne media edhe pse bene vaki perdite bashkejetojm me viktimen e njejte! E bejm "llajk" edhe kur nuk na pelqen, i japim zemer personit qe nuk e duam dhe kur e ndihmojm dikend, lavdrohemi, publikisht dikujt ia "ruajm" privatesin edhe shume e shume riekshën te tjera internet-ore!
Edhe, pastaj e bejm aq bajat (si ky shkrimi) kur kthehemi edhe e kritikojm veten, e pranojm vertetesin e fenomenit, e vajtojm gjendjen, mallkojm ke te mbrrime, keshillojm dhe i lutemi te ZOTI per permiresim, urojm mbarsi gjithpopullore dhe pa kaluar as tre dite harrojm, vazhdojm dhe e perfundojm per ta nise prap nga e para!
No comments:
Post a Comment