2/23/2022

hero & heroina

Gjithmon kam ndiejt nje xhelozi me plot respekt ndaj personave te cilet veprojn konkret ne situata konkrete. Ama veprojn, pa iu trebur syri, veprojn me dore, jo me goj, jo me zemer.

Zakonisht keta jane djem e vajza, burra e gra, te cilet jetojn ne mesi tone, qe i njohim neve, por disa prej tyre i njohim si "ho be leje ate", disa i njohim si "djem te lazrum", i njohim edhe se "nuk u ka hec shkolla", "s'punon kurnise", i njohim "mos patc pune me ate", "mos t'raft n'dere" ose "pale si i ka bo paret!?"

Po de, demek ne bojm ata s'bojn! 
Ja more!? Kur duhet, ata e bejn veprim, e né s'bejm asnisend! Kur kerkohet ti shtrihet dora e ndihmes dikujt, ata bejn veprim aty per aty, a ne e mendojm ku do dale, kush i rrin mbas k'saj pune, sa fiton, e kishte fajin vet, partiski e shohim, e hjekim, e shtjellim e peshtjellim, e keputim edhe me ne fund e prishim, ama ata jo, ata, tap - rrap e sosin punen, edhe nuk e sheh mo!!

Kush jane ata!? 
...ata jane: 

Ai, eshte ai djali qe e ndalen veturen n'rruge edhe pa hamendje zbret edhe e ndihmon ate qe i ka ndodhe aksidenti, kur 10 vetura tjera kalojn tu forografu me telefona, ndersa Ai i merr n'vetur edhe i dergon n'spital viktimat. 

Ai, eshte ai djali qe hyne ne mes kur dy apo tre veta rrihen ne rruge e 100 tjer shohin sehire anash!

Hero eshte Ai djali qe hudhet te Vardari te shpetoj, Ai qe ushqen pellumbat me grun n'qender, Ajo vajza qe ndalet edhe lupsarit ne rrug i jep sa mundet e ne shpi ndihmon nenen sa s'mundet!

Ajo, eshte ajo vajza qe nuk shkon ti kalzoj shoqes tjeter se cka tha shoqja e tyre per ate, sepse nuk deshiron te bej fitne.

Heroin eshte Ajo, eshte ajo zonja qe i ndihmon komshijes kur ka rend te shpia, ia lane edhe enet bile me ne fund, edhe sa del prej te ajo, harrone se ku ka qene edhe cka ka bo'!

Keta jane Hero edhe Heroina, keta une i xhelozoj, i lakmoj, ...ah, t'jem si ata!!!

No comments:

FIFA