2/13/2022

dy-tre mbi 10 vjeçar

Me duhet ta shkruaj edhe kete, kush e din e dine, e dine se jame nje fan i madhe i personazheve te stripit Bonelli, saktesisht personazheve qe inventoj dhe publikon shtepia botuesi Sergio Bonelli Editor me seli ne Minalo, Itali!

Per historin e familjes Bonelli, themeluesit Sergio dhe me pastaj djalit te tij Gianluigi dhe sot trashigimtaret e tyre qe drejtojn kete kompani nuk jame i interesuar shume te shkruaj, sepse kjo nuk eshte e veshtire te mesohet sot kur shumecka eshte ne internet. Por do te doja te ndalem pak te personazhet dhe miti, legjenda, historia qe ndertuan ata nder vite, ne vecanti influenca qe shkaktuan nder gjenerata ne Itali, Jugoslavi dhe disa vende tjera ne Evrope.

Personazhet si Tex Willer, qe vitin e kaluar festoj 80 vjetorin e dominimit te treg, Zagor qe feston 70 vjetorin, e me pastaj Kapetan Miki, Komandanti Mark, Piccolo Renger (Kit Teler), Grande Blek, Mister No, Martyn Mister, Ken Parker, e shume te tjere. 

Keta qe i permenda, lirishte mund te theme se shenuan rinin e gjeneratave tona, te viteve te 80' dhe 90' qe asokohe ne Jugoslavi dominonin tregun dhe llogriteshin si nje form e zbavitjes qe ishte super intelegjente dhe trend qe sot perceptohet si pop kulture, por jo kulture, sepse shkollimi formal ishte ajo qe duhej te ishte apo dukej se eshte prioritet.

Sidoqoft, zgjedhja asokohe ishte qe stripi te vendosej ne mes te librit shkollor dhe lexonim, lexonim, shume lexonim (stripa). Njerzit e shpise e dini se neve mesojm per shkolle ndersa neve lexonim per jeten, per botrat, lexonim per histori, lexonim per misteri, lexonim per kultur, lexonim per mite dhe legjenda (urbane), mesonim gjuhen e huaj (serbeo-kroatisht), por jo vetem, mbi te gjithe e formonin veten e plotesonim veten si mendonim se eshte me mire.

Besoj, shumica e gjeneratave qe vitet e 80' dhe 90' i konsiderojn vitet e rinise se tyre e kuptojn lehte per cka flase edhe pse jo te gjithe e kane bere te njejten per arsye te ndryshme. Dikush ka pas epizode me te shkurta dikush me te gjata por besoj se ka akoma nga ata si puna jone qe akoma po e jetojm endrren! 

Kur e them e jetojn endrren e mendoj me te vertet, sepse sot ne kohen qe jetojm, ne kohe reale i ndejkim dhe mund te takojm autoret dhe dizejnatoret e personasheve qe ishin heronjte tane, sot diskutohet dhe zbulohet prapaskena e shume momenteve qe shenuan rinin tone, dhe kjo eshte nje vlere e shtuar e kujtimit, momentit dhe gjithsesi jetes (rinise)!

Kujtimet jane te shumte! Me kujtohet qe, Revulucionin Amerikan e kam perjetuar qe ne moshen 12-13 vjecare (vitin 1982/1983) bashke me Blekun, Rodin dhe profesorin Okultis. Kunder kolonizatorve angleze ne Ontario kam bere rezistence me Mark-un, Blafin, Zhalosna Soven dhe qenushin Flok, ne Amazoni kame qene qe ne ate moshe me Jarry Drake (Mister No), Atlantiden e kam vizitu me Martin dhe Javen, jam endur gjithandej ne Darkwood me Zagor-in dhe gjithe kam qene i uritur me Çikon, ani, ku nuk kame qene me Tex-in!? Sa e sa avantura, sa e sa momente mahnitje kam perjetuar kur si femije e zbuloja dicka, e mesoja dicka, cfar emocioni, e ndjen si rritesh e ndjen si ngritesh, ... jetoja!

Pastaj behesh i madhe, lexon hala, lexon se ashtu je mesu, lexon se je kenaq, edhe me kenaqesi e harron ate profesorin e historise i cili prej Prishtine kish ardhe me gjashçe edhe na torturonete neve me metodat e tija tipike idioteske, duke na çu t'trrime me nje kemb te drrasa, sepse nuk dínim histori, jo se, neve nuk e mernim vesh cka flet (sepse sheronte komplekset e inferioritetit qe i kish perjetu ne 'studime'), nuk e kuptonim, sepse per ate ishim katundar, malsore, na bente te ndjehemi inferior, por ne klase vetem, ku, aty neve duronim, ama jo, kot e kishte, nuk na thej, se neve lexonim, lexonim me te vertet (sërbisht), edhe do vazhdojm te lexojm akoma, po ndoshta edhe te shkruajm per ndonje aventur ne te ardhmen ama jo per profesorin por per Zagorin!

No comments:

FIFA