3/30/2022

Ronaldo!

U thash te shpia mbreme: "Une kam arrit ta shoh si luan Maradona, Baxho, Vambasteni, Gulit, Reikard, Zidan, Kuman, Mila, shume legjenda te Brazilit e shume e shume te tjere per gjate rinis time"!!! ... u cuditen pak se papritmas e thash perderisa ndqinin lojen Portugali - Maqedonia e Veriut! ... edhe vazhdova: " ... ama si Ronaldo, nuk ka luajtur askush,...per mua Ronaldo eshte lojtari me i kompletuar i gjithe koherave!"

E di se vete ne vete thane ndoshta, "ç'pat ky", ama nuk e kundershtuan sepse kot, nuk mund ta mohonin perderisa nuk i kane pa ata tjerit, sic e shohin Ronaldon sot, edhe pse ne muhabet Messi eshte aty, po ai pak rendesi ka, une e thash Ronaldo.

Ata githe benin tifo per Visarin, Enisin, Arjanin, ama une me vete mendoja, me mir n'Katar ta shoh si luan Ronaldo, nese behet nasip! 

Epo nese e duam fudballin, atehere nuk me duhet te bejm cirkuse, le te luajn gjigantet!

Per fund, e di tash se te vetmit qe mund ta kuptojn kete ndjenje me mire jane ata qe e dine kush ishte Buruchaga apo Kanixha, apo Rudi Voler, Mateus edhe Breme, Romario edhe Zhuninjo etj etj etj. ...boterori duhet te jete gare ne mes te gjiganteve, nuk duhet te jete si evrovizioni.



No comments:

FIFA