4/30/2022

ultra high definition

Sot nga distanca kohore, pas vizites se vendeve te shenjta, kur kujtoj perjetimet, momentet qe mundova ti percjell, gjith ato reflektime qe shkruajta ne tekstet e shkurta, nje pyetje logjike po lind, cili eshte impakti praktik i nje udhetimi te tille, ne cfar permase e ndikon personalitetin e nje individi, cila eshte dobia, cka konkretisht po ndodh, si perjetohen gjerat edhe pas 2-3 viteve, etj!?

Nje gje eshte e sigurt, se ndodh dicka, dicka qe eshte e rendesishme, per nje individ i cili eshte kritik ne mendim, qe reflekton, qe i njeh gjerat, tani me botekuptimet po ngriten ne nje nivel tjeter! Gjerat po behen edhe me te qarta, sikur kur shikojm nje video me rezulucion dhe kualitet te larte, me ngjyra te qarta dhe me plot detale.

Me te verte behet fjale per nivel tjeter, mbi ate te zakonshmen! Hapsira e perceptimit po zgjerohet, perjetimi matrializohet, udhetimi ne kohe dhe hapsir behet realitet. Sepse tani me eshte e mundeshme qe ne te njejten kohe, instant, te jesh ketu dhe atje ne kohe reale, te perjetojsh momentin tani sic eshte perjetuar atehere para 1440 viteve. Te ndiejsh vibrimin e energjise me te njejtin intensitet te perjetimit sic mund ta kene perjetuar te paret ata qe jane ballafaquar me ndryshimin e madhe, thjesht, sikur po zhbehen limitet. Nuk njeh kufi, e njeh Muahamedin a.s dhe e pranon, e njeh Allahun e Madherishem dhe e adhuron pa piken e dyshimit.

Sot nuk ka kufi, nuk ka as n'tro vend per hamendje, behet e qarte se si duhet vendosur veten para sfidave dhe detyrave qe mund te kene ngelur qe te ballafaqohemi ne ato dite qe na kane ngelur. Kuptohet lehte cili eshte roli yne ne kete bote, si duhet orientuar veprimin me tutje. I kemi perpara filtrat qe kullojn cdo gje, cka mund te kaloj e cka jo, dhe ska si ndryshe pervec se te bejsh veprimin e duhur, edhe nese nuk eshte e lehte, do perpiqesh edhe do ja dalesh, sepse je ne nivel tjeter! Qoft edhe nese je i vetmuar ne ate nivel, do ia dalesh.

Kjo mund te duket pak si filozofike, por nuk eshte kjo asgje sa e sa me e thell do te ishte kjo po ta zgidhi dot gjuhen dhe te shprehi ate qe mendoj, ndjej dhe e nenkuptoj kur e shkruaj ketu me fjale te zgjedhura me respekt per lexues si ti qe ke arritur deri ketu te lexojsh, e cka do vlej kjo per dike qe as e ka japur kete tekst.

Por nejse, kjo edhe mund mos jete per te gjith njejt, prandaj kjo eshte shume mire atehere, sepse, bash kur nuk eshte e njejt, aty eshte dallimi!

4/29/2022

zemiluni, zemiluni

Ngjitja deri tek maja e Kodres se Drites ishte jo e lehte, por edhe zbritja gjithashtu. Edhe pse me shkalle, gjate zbritjes duhej patur shume kujdes per mos me u pengu ose mos me u rrezu. Me kujtohet gjat zbritjes, takoja njerez qe ngjiteshin, burra e gra. Ata qe ishin me ne moshe edhe po dorzoheshin gjate ngjitjes. Me kujtohet qe nje zonje u desh qe te ia jap ujin qe kisha me vete, pershkak se ishte ne veshtersi gjat ecjes neper shkalle.

Ajo qe kujtoja gjat zbritjes ishte Muhamedi Besnik, si eshte ngjitur e si ka zbritur, ne ate kohe kur nuk kane qene shkallet, e qe nuk rezultonte se kishte edhe ndonje rrugic tjeter pershkase gjith rreth e rrotull ishte gure.

Paramendoja, pas momentit qe ka perjetur ne dialog me Xhibrilin a.s, si ka vepruar. Sa ka zgjat dialogu, ne c'pjese te nates, sa ka qendruar pas dialogut aty, a ka prit agimin per te zbrit nga kodra, si dhe pyetje tjera qe me rrotulloheshin ne koke.

Nga transmetimet e dime, se ka qene i trishtuar, i befasuar, ne hamendje. E kemi lexuar ku thuhet se "me vrap ka shku tek shtepia e Hatixhes r.a.", e kemi lexuar se si ne pamundesi te shpjegoj cka ka ndodhe, pas arritjes ne shtepi vetem ka kerkuar qe ta mbulojn i kapluar nga ethet: "zemiluni, zemiluni!" (mbulom, mbulom!).

E gjithe kjo me sillej ndermen, deri sa shikoja drejt Qabes duke imagjinuar dhe duke pyetur veten, cfar drejtim ka mbajtur drejt shtepise, ne cfar gjendje e ka ecur rrugen? Cfar momenti, cfar situate, cfar perjetimi, cfar kthese e madhe per vete Muhamedin Besnik e cfar revulucioni per njerzimin!?

E kur zbrita posht, i lodhur nga rruga dhe ne kujtime, duke pritur qe te vine me vatur te na marrin, se ne kembe nuk "na mbante", duke u freskuar me uje dhe duke bere fotografi dhe muhabet, fillon ta harojsh gjith ate sakrific te Profetit, edhe mos me keq, te tere historin e fillimit kerkon ta blejsh me lire se badiava, per ta shite me pastaj si "boss" musliman! Zot, Ti je Fales, falem mua!

4/28/2022

Hìra

Per tu ngjitur deri tek maja e Kodres se Drites (Xhabal ul Nur) prej posht ne kohen e sodit duhet ecur shkalleve te ndertuara nga individ te cilet qendrojn aty dhe perkujdesen per mirembajtjen e te njejtave ne forme vullnetara duke pranuar te holla nga vizitoret e rastit ne forme vullnetare gjithashtu.

Distanca nga posht deri ne maje ne zik-zakun e shkalleve zgjaten diku prej 30-45 minuta, ne nje pjertesi konstante diku mbi 50° shkalle. Nje teren i ashper shume, pa vegjetacion dhe me kohe zakonisht te nxeht. Rruges hasen njerez plot, dhe per befasin time edhe disa majmuna. Ne maje qendron nje mace, nuk e di nese ka me shume se nje!?

Maja e kodres eshte kryesisht me shkembi, apo megalit te medhenje, perafersisht me nje siperfaqe prej 50-60 m2 me nje reliev jo te regullt, me gure qe qendrojn nje mbi nje, me nje nenkalim te ngushte mes dy gureve te medhenje pas te ciles arrihet tek vendi, qe konsiderohet si shpella Hìra.

Shpella Hìra, nuk eshte hic me shume se nje strehimore e vogel jo me shune se 2 m2 por e mjaftueshme qe te te mbroj nga dielli i nxeht diten dhe nga ftohti dhe eventualisht nga era naten. Aty tranasmetohet se ka qendruar Muhamedi Besnik ato dite dhe Ate Nate te Madhe.

Cka e shtyni, pse erdhi aty, ne ate kohe, nga piKpamja njerzore neve e pershkruajm sa mundim, logjikisht e interpretojm, tentojn ti japim kuptim, por e gjitha aspak nuk do te kishte kuptim sikur mos ndodhte intervenimi hujnore. Sepse nje njeri skisht cka kerkon ne ate maje qe nuk te ofrone asgje, sidomos ne ate kohe kur nuk ka pas as shkalle, as rruge, as uje, asjgje per te ngren, bash asgje. Bile, ngjitjen qe mund ta kishte bere Muhamedi Besnik aso kohe duhej te kishte qene shume e mundimshme, thuajse e vujteshme, aq me teper kur nenkuptohet se Ai aty eshte ngjite duke mos e dite cka do te ndodhe, por thjesht eshte ngjite ne form proteste eventualisht, qe te degjohet rrahja e zemres, mbrendina e Tije, nga Ai qe kishte shkaktuar sebepe per te sjell Muzhden e Madhe, per te Shpalle Porosin e Madhe per njerezin, Mrekullin, Fjalen e Vete, Kuranin, Njeriut qe aty qendronte i merzitur, i brengosur, i terhekur, i distancur nga zullumi dhe hilja, por bash Ai kishte qene i Zgjedhur qe te jete i Derguar i te Plotefuqishmit, vete Allahut te Lartesuar.

Ajo Nate e Madhe, per te cilen vete Allahu i Lartesuar pastaj tha se e ka vleren sa 1000 muaj, Nata e Kadrit, per te cilen edhe e pyet te gjithe njerzine "e cka di ti, cka eshte Nata e Kadit!?", Ajo Nate kur zbriti Xhebrail Emini, ajo Nate kur i tha Muhamedit, sigurisht i strukur ne ate shpell te vogel, ne terr, "... Ikrà"!!!! ...moment i jashtezakonshem, me Nur, por sic transmetohet, i befasueshen per vete Muhamedin, madje ndoshta edhe i frikshem si moment per Ate. Ajo Nate kur, prap iu tha: 

"Lexo!!!", 
"...nuk di te lexoj!!!!"
"Lexo me emrin e Zotit tend, i cili krijoi."

Cfar momenti, cfar emocioni, me duhej te qendroj per pak i mbyllur ne mendje qe te rezonoj mjaftueshen dhe te perceptoj shume pak ate moment te madhe prej kur filloj gjithcka.

Me duhej te kenaqem vetem ne dy rekat namaz deri sa qendrova tek shpella, duke qene i vetedishtem qe ata dy rekat nuk duhej te dallojn per nga dedikimi prej namazeve tjere, sepse ai vend ishte i zgjedhur per te ndodhur Momenti i Madhe, qe rrjedhimisht te adhurohet Allahu cdo kund dhe nga cdo kush ne mbar ruzullin toksore, duke ia dhen njeriut mundesin kete moment ta kerkoj cdo vite, cdo fund Ramazan, kur zbresin melaqet ne toke, qe te regjistojn lutjet e mbare njerzise, qe te perfitojn nga Meshira e Zotit te Gjithesise.

4/27/2022

xhabal ul Nur

Shetitja ne natyre ne stine te ndryshme nje njeriu mund ti mundesoj te shijoj ambientin dhe te perfitoj nga miresit qe ofrohen nga flora dhe fauna qe mund te jene karakteristike per ate vend apo ambient qe vizitohet.

Zakonisht preferenca e pare qe njeriu e synon ta gjej ne natyre eshte, ajri i paster, jonet negative per rreth lumejve, gjelbeimin dhe freskin qe eshte zakonisht prezente ne periferi dhe vendet e pyllezuara me dru, aromen e kendeshme qe furnizojn lulet, si dhe te tjera miresi qe sjellin cfardo lloj forme te kenaqesise shpirterore, psiqike dhe fizike.

Por nje gje e till nuk ishte prezent aspak ne vitin 610 kur Muhamedi Besnik merrte rruge qe te largohet per "shetitje" nga Meka e stermbushur me pagan dhe e frustruar vazhdimisht nga cregullimi social, etik dhe moral. 

Me termet njerzore te njeriut sot, thuajse do te ishte e pa mundur qe te shpjegohen motivet qe nje njeri te shkoj per shetitje ne vend totalisht shkembor, thuajse pa vegjetacion, pa lumej afer, vazhdimisht i ekspozura diellit, me nxeht te madhe diten dhe me te frohte naten, pervec nese do te perceptohet pertej racionalizimit njerezor.

Vendi ku largohej, ku teriqej Muhamedi Besnik ishte periferia e Mekes, kryesisht kodra dhe rrafshnalta, me mundesi shume te vogla rekreacioni por ndoshta te pershtateshme per gjueti, po qe nuk raportohet se ka qene preferenca e Tij, por sigurisht me mundesi pa fund per refelektim, meditim, ne te njejten kohe me plot frustrime dhe merzi, kur kujton arsyet e tehekjes dhe pamundesin qe te permirsojsh gjerat.

Kodra qe eshte shenuar qe ka qendruar Muhamedi Besnik eshte ajo qe sot njihet si Kodra e Drites (Xhabal ul Nur), aty ku gjindet shpella Hìra! Ky ambien nuk e di si eshte njohuri atehere, por pa dyshim eshte llogaritur mjaftueshme larg nga qendra e Mekes, nese e marrim si referenc Qaben. Vetem ne vi ajrore ajo sot gjendet reth 5 km larg, qe ne realitet ne teren konform relievit, duhte te jete me e gjate per rugetim me plot sfida tipike per karakteristikat jo te favorshme te permendura me larte.

Kete observim dhe keto konstatime i nxora ne momentin e arritjes te shpella Hìra, duket qendruar ne pikun e vet kodres, duke reflektuar dhe medituar momentin dhe duke tentua te misherohem me historin e njohur! Duke e shkri imagjinaten ne ata gure dhe duke tentuar te organizoj mendimet konform mungeses se informatave, sa ka qendru Muhamedi Besnik aty, kur sakt ka ndodh momenti i shpalljes, (e dime se ka qene ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramzan, me gjas nata e 27), moment gjith emocion me plot fiskultur mendore, se si ka qendruar i vetmuar tek shpella, naten, ne terr, kur ndricoj Drita, kur foli Xhibri!? ...ne Hìra, neser!

4/26/2022

terhekje

E dini, edhe sot kur njeri lodhet nga padrejtesite, nga hilja, nga sherri, nga fitnja, nga terri i shkaktura nga rete e mendjeve te mbyllura, nga bestytnit, ndodh qe te paren gje qe mendon dhe pastaj e ben, terhiqet, mbyllet, fillon te mendoj te largohet, largohet, izolohet, sepse nuk duron dot, nuk deshiron te jete pjese e gjithe keti ankthi!

Edhe sot, kur njeri arrin moshen madhore, fillon te ec maleve, fillon te ngjitet shtigjeve, fillon te shetit me biciklet me nje shok ose vete, fillon te mendoj me zó, "te bej nje kolobe diku, ta fiki telefoni, ... boll mó!!!", edhe perpiqet me cdo cmim edhe ne form demonstrative edhe te manifestoj kete pakenqesi!

Besoj dicka e ngjashme ka ndodhe edhe me Muhamedin Besnik (el Emin), i cili ne kohen e rinis se Tije u rrit me dekadencen njerzore te niveleve te ndryshme, i cili u zhgenjy, u merzit, u lodhe nga ajo qe e rrethonte, u brengos nga pa mundesia qe te ndikoj ne permirsimin e gjendjes ne vend, dhe konstan po terhiqej, izolohej, largohej.

Sic e pershkruajta ne nje shkrim me heret, Meka ne kohen e fillimit te shekullit 7, ishte nje shkretetir karakteristike shkembore, thuajse pa vegjetacion, e thate, me reliev te vrazhde, me natyre te ashper, me klime me shpesh te nxehet!

Tani vetem mund ta paramendojm sa atmosfer stresuese, e pershkruar me terme moderne, mund te kete qene ajo kohe e kombinuar me dekadencen morale dhe etike tek nje shoqeri ku karakteristik kryesore e ka pas epshin!

Pra ne nje kohe si ajo, aty, nje njeri Besnik, cfar motivi mund te kete pasuri, cfar ka ndjejtur kur eshte ballafaqura vazhdimisht!? Prandja largimi, distancimi ka qene zgjedhja e duhur, por me siguri pà plan afat gjate, pà zgjedhje, por sic rezultoj nuk ishte vetem ne kete merzi, Ai i Gjithedieshmi, Fuqiploti, i Gjithemeshireshmi ishte me Te, Ai, kishte plane, per Muhamedin edhe gjithe njerzimin, Ai e kishte dizajnuar Muhamedin si Meshire per gjithe njerzimin, ai nepermjet Xhibrilit i foli vet Muhamedit dhe e zgjodhi te Derguar per mbare njerzimin!

4/25/2022

social distancing

Sa here jemi lavdru me fjalen "Lexo" duke perdore si referenc fjalen e pare te shpallur Muhamedit a.s ne shpellen Hira! Sa here e kemi degju nga hoxhallaret, sa here eshte permend ne kontekste te ndryshme, sa e sa motive!?

Mua gjithmon para se te vizitoj vendin, momenti tek shpella me ka bere shume kurioz, si rrjedhoj e kam imagjinuar ne dimesione te ndryshme ate moment me ndikim pertej kapaciteteve njerzore.

Parapatrakisht, kam reflektuar mbi motivet e terhekjes 'sociale' te Muahmedit a.s, kam menduar per rrugetimin deri tek Shpella, kam munduar te hy ne mendjen e vete Muahamedit a.s. por nuk ka qene edhe aq e lehte, ne fakt, pak ka qene e egzagjeruara pa dyshim!

Por, kur arrita aty ndryshova piKpamjen, e kuptova me sakte dhe me drejt, u orjetova me mire, e njoha nga afer ambientin e shpelles, shikovà horizontet, me mire perceptova, per pak sikur deshirova te ndjej dicka te madhe, por jo nuk ndodhi, nuk ndodhi se shume te vogel jemi akoma per gjera te medha!

Ne kohen moderne, nga distanca, ska se si qe gjerat mos duken dhe perceptohen ndryshe, por ne kohe e para 1450 viteve konteksti tjeter ka qene, rrethanat kane qene ndryshe, kthesa ka qene e madhe, ka qene nata e madhe, ka ndodheur fillimi i shpalljes Hyjnore, fillimi nje epoke te re, pas te ciles gjithcka ndryshoj!

4/24/2022

ditet e fundit

Tani me kemi hy ne dhjeteditshin e fundit te Ramazanit te vitit 2022 ose vitit hixhri 1442, dhe gradualisht edhe serise me reflektime nga Haxhi po i vjen fundi! Tane kohes jame munduar pjeserisht te mbaj nje kronologji me qellim qe ai qe vazhdimisht ka lexuar shkrimet te krijon nje ide me te qarte, sa mund te jete e mundeshme nga keta shkrime te shkurta. 

Gjithsesi se edhe po te doja nuk do te ishte e mundeshme te rikrijon cdo detal nga ai udhetim jetesor, prandaj perpjekja kryesore ishte qe vetem pak te sjelli aromen nepermjet tekstit dhe thurjes se fjaleve ne nje menyre pak me ndryshe me qellim te percjelljes sa me origjinal te ndjenjave qe gjithesesi jane individuale dhe subjektive.

Deri ne fund te muajit te Ramazanit do te mundoj te sjell edhe ndonje kujtim, por pa rradhitje kronologjike por thjesht edhe nje detal shtes. Por ajo qe me vetedije e ruajta qe ta shkruaj ne kete faze te fundit, ishte vizita e shpelles Hira. Aty ku filloj gjithcka!

Reflektime, se si e kam paramenduar, si kam meditura per ate moment, si dhe rikonstruimi ne imagjinaten time i udhetimit te Muhamedit a.s deri tek shpella, si ishte shpella, qendrimi aty dhe gjithsesi ai momenti, ...IKRA!

Por per kete ne ditet ne vijim, duke kerkuar Naten e Kadrit, naten me te vlefshme se nje mije nete! 

4/23/2022

made in china

Koncepti i organizimit te qyteteve ne Qytetrimin Islam, mbi modelin e qytetit te Medines ka qene shume praktik ne infrastruktur! Xhamia ka qene qendra, rreth e rrotull eshte zhvilluar tregu dhe ne qarkun tjeter kane qene vendbanimet.

Kjo shtrirje edhe pse e modernizuar po verehet edhe sot, edhe pse zgjerimi masiv qe eshte bere, kete nuance e bene te parendesishme.

Nje dite prej diteve te qendrimit ne Medine pas dreke e ndajta kohe te vizitoje tregun e Medines dhe disa nga dyqanet qe shesin rekvizita te ndryshme qe zakonisht blehen nga haxhileret qe vizitojne aty!

Duke mos qene tregtare ajo qe me teper me interesonte ishte te kuptoj frymen e berjes allesh-veresh ne nje vend si Medina.

Por drejt me thene ky segment aty nuk dallonte nga viset tona. Edhe aty kishte dallavere, pazarllek, turli malli, ne fakt mall kine kryesisht, edhe hurma, rruza, sexhade sa te duash!

Pjesa dermuese e tregtareve, apo shiteseve me sakt, se biznesi ndoshta ishte i vendalive, shumic ishin nga vendet aziatike, kryesisht te Indise!

Mall kishte me bollek, sic e thash, reth 90% ishte 'made in china', po gjithsesi ishin prezent edhe shumica e brendeve boterore, te cilit ishin te destinuar per njerezit me xhepat e thelle!

Mbi 75% e mallit qe ofrohej atje, sot e ke ne dyqanet qe i kemi ne cdo qytet tonin. Keshtu qe exclusiviviteti tani me po humb ne relevanc me qe bota ndryshon! Tani ngelen qe ato vise te vizitohen vetem per ibadet, reflektim dhe meditim.

4/22/2022

Kuba

Nje gje per te cilen me rezuljtoj se nuk kisha aspak njohuri gjat prezences ne Medine ishte egzistenca e Mesxhidit Kuba!!! Per kete nuk kisha degjuar me heret dhe vetem arrita te kuptoj atehere kur ishim per vizite, dhe vetem aty ne vend degjova nga nje mike per relevancen e faljes se namazit ne ate Xhami, kur mu tha', se Pejgamberi a.s ka thene: "Kush merr abdes ne shtepi, dhe shkon per te fale dy reqat namaz nafile ne Kuba, e ka te barazvlevshem sevapin sikur me kry nje Umre"!

Ashtu edhe ndodhi, me abdes hynem brenda dhe fala dy reqat namaz, por sic e thash pa tendencen e perfitimit, sepse paraprakisht nuk e posedoja informacionin e duhur.

Kjo injoranc e imja, me nxiti qe fill pas daljes nga Mesxhidi Kuba, te informohem me teper dhe te lexoj me shume per kete Xhami!

Ajo qe kuptova ishte per mua befasi e madhe qe me konfirmoj sa i pa ditur qe jam. Ajo qe me iritonte ishte fakti qe ndoshta edhe mund te kisha has si fakt me heret, por qe ne rastin me te mire mund te mos keme qene i vemendeshem, e ne rastin me te keqe mund ta kem injoruar!

Por pajtohesha me faktin qe tani (atehere) po e mesoj dhe ndjehesha falemenderues edhe perskaj injorances sime isha ne mundesi te perjetoj momentin dhe te perfitoj nga mundesia.

Konkretisht, kuptova se ne Kuba, vend ne periferi te Medines, Pejgamberi a.s pas shpernguljes nga Meka ka qendru dy jave para se te hyne ne Medine. Aty Ai e ka prit Aliun r.a. qe te vjen nga Meka, pasi qe sic dihet Aliu r.a. ka qendru ne Meke duke zevendesura ne shtrat Muhamedin a.s qe te evitohet pengimi i largimit nga Meka.

Gjat ketyre diteve te qendrimit ne Kuba, transmetohet se Pejgamberi a.s e ka vendos themelin e kesaj faltoreje, qe e bene Xhamia e pare ne bote, ku edhe thuhet se eshte fale Xhumaj e pare! Pas arritjes ne Medine, kete Xhami e kane perfundura shoket e Pejgamberit a.s dhe si e tille njihet deri me sot si Xhamia e Sahabeve.

Transmetohet se Pajgamberi a.s e ka praktikuar qe te shtunave ka shkuar ne Kuba edhe ka fale namaz dhe ka motivuat edhe tjeret ta praktikojn kete duke i keshilluar me ate qe shkrujta me larte!

Gjithe kete e kuptova pasi qe qendrova na Xhamin Kuba, me vjen edhe tani shume keqe qe nuk pata rastin ta prakrikoj mirefillte hadithin qe me abdes dhe duke ecur ne kembe te shkoj ne Kuba te fali nafile! Allahu na rujt nga padituria! Amin!

4/21/2022

Fahd Complex

Vizita e kopleksit ku shtypet Kurani Famelarte ne Medine ishte shume interesant. Mahnites ishte misioni i asaj "shtypshkronje" ta quaj, edhe pse ishte me shume se kaq.

Aty shtypej libri i Kuranit Fisnik ne shumicen e gjuheve qe fliten ne bote, nese nuk gaboj diku 55 sosh, rreth 10 milion kopje ne vite, mbi 128 milion qe prej hapjes ne vitin 1985. Me nje staf prej 1700 veta me nje dedikim te jashtezakonshem.

Nje kuriozitet qe e mesova ishte qe kopja e standardizuar e Kuranit ne ngjuhen arabe eshte e shkruar me dore nga mjeshter i kaliografise dhe si e tille shtypet apo skenohet per distribuim nga origjinali!

Duke vizituar kopleksin, ndermend me shkonte pergjegjesia qe mbajn mbi supe te punsuarit dhe njerezit pegjegjes si dhe investimi material dhe dedikimi shpirterore i gjithe atyre qe inkuadrohen ne ruajtjen dhe perhapjen e fjales se Allahut te Lartesuar. 

Ne te dale nga kompleksi, sic e kishin zakon si dhurate nà u dha nga nje kopje e Kuranit Famelarte ne gjuhen arabe, qe perben nje nderlidhje e autenticitetit shikuar nga distanca kohore edhe gjeografike per neve qe aty ishim nga Ballkani!

Edhe pse vizita ishte shume teknike per nga natyra, evuluimi dhe progresi qe eshte arritur ne kohe nuk kishte mundesi qe mos te reflekotoj ne disponimin shpirteror kur e mendon me thelle çeshtjen!

4/20/2022

Bahçeja e Xhennetit

Vendi, mihrabi ku ka qendru Muahamedi a.s. gjate drejtimit te namazit deri te shtepia, quhet "Bahçeja e Xhennetit"! Per kete e di se ka hadith, por nuk jame ne dijeni per permbajtejn e sakt, prandaj nuk do te doja te perpiqem as ta parafarazoj!

Ne kohen moderne kjo hapsire brenda kompleksit te Mezxhidit eshte e shtruar me tepik te gjelbert, per dallim nga pjesa tjeter qe eshte e shtruar me tepik te kuqe!

Ngjyra e tepikut nuk eshte se luan ndonje rol, por hapsira e shenuar per besimtarin po. Sepse ne ate hapsire jane falur, gjenerata me e ndritur, bajraktaret e dinit Islam nen udheheqjen e vete te Derguarit te Allahut a.s. 

Ne momentin kur qendroja ne Xhamin brenda nuk arrija te orientohem leht qe te afrohem afer kesaj hapsire, sepse kishte shume kallaballek, dhe kujdestaret per rendin kishin ngritur bariera me te cilen orientonin levizjen me qellim te mbarevajtjes. 

Pasi qe arrita te orientohem, iu afrova rreshtit per te pritue per te hy brenda. Ideja ishte te rreshrohem ne safet ku kane qendru sahabet, ku ka pri namazin Muahamedi a.s. dhe ta fali namaz nafile!

Pas nje pritje mbi 10 min. erdhi rradha te hyme brenda. Per momentin deri sa rreshtoheshim i mbylla syte dhe per pak sekonda ndjejta nevojen te falemenderoj Allahun e Lartesuar qe kisha ate mundesi qe saktesisht nga Aty te mund te bije ne sexhde.

Filloj namazi, edhe pse mundohesha te jeme i koncenturar, por me duhet te pranoj qe dy reqatet mu duke se i bena me teper formalisht sepse bindja dhe neshtrimi fizike para Allahut dhe falemenderimi ishte i pa ndeprere dhe ndjehesha i pa afte ta kufizoj bindjen ne dy reqate, dy ruku, e dy sexhde.

Pas mbarimit te namazit, duke dale nga Bahçeja e Xhennetit shtegu te nxjerte prap te porta e selamit, ku perseri mu dha mundesia me plot dashuri te them prap, es selamu alejky, ja Resulullah!

4/19/2022

Uhud

Vizita ne vendin ku eshte zhvilluar Beteja e Uhudit ishte gjithashtu nje moment qe me ngjali kureshtje, pak befasi dhe me beni te reflektoj prap ne kohe!

Historia qe kisha lexuar per kete betej ishte nje nga ato ngjarje qe me ka ndikuar ne formimin e karakterit. Ne vecanti ai momenti i mos zbatimit deri ne fund i urdherit te Pejgamberit a.s me te cilin kishte ngarkuar disa sahabe qe "mos leshojn piken ne koder, pavarsisht cka te ndodhe ne fushebetej"!

Historia dihet, ata duke menduar se eshte fitu beteja, para kohe leshuan pozicionet dhe rjedhimisht ushtria e besimtareve sulmohet nga idhujtaret dhe humbet beteja!

Ky "mos respektim" i urdherit, per te cilin me vone jane falur nga vete Muahamedi a.s me ka ndikur ne kuptimin e drejt te urdhrit, amanetit, detyres, sa here jame ngarkuar me nje te tille.

Prandaj deri sa qendroja aty ne fushebetej, por thjesht une aty si turist, duke shikuar aty prane varrezat e deshmoreve, me dukej vetja cinik, me aparat ne dore, duke peshperit lutje dhe duke "luajtur" rolin e mbikqyresit, thuajse halli im ishte noksan aty!

Ajo qe eshte per ta permendur vecmas eshte fakti, qe ne krahasim me pjese urbane te qytetit, Uhudi ishte autentik thuajse si ne kohen kur eshte zhvilluar beteja me 23 mars 625 ose7 Sheval, vitin 3 pas hixhretit!

4/18/2022

Metropolis

Porta e Selamit, ashtu quhet dera kur dalim jashte nga shtegu qe trasohet kur i jepet selam Profetit gjat parakalimit pran varrit. Keshtu qe edhe une nje nga mira prezet pas qe i dhash selam dola jasht tek obori! Vesha sandalet dhe shikove rreth e rrotull madhesine e kompleksit, dhe per nje çast mu perzin ndjenjajt!

Shume cka mu duke madheshtore, moderne, cilesore! E kisha parasyshe se ky luks eshte relativisht i vonshem, modern dhe disi me dukej mire, por ne te njejten kohe arsya pse isha aty ishte NJERIU qe jeten e kaloj duke flet mbi thes me gjethe te thata te palmes, ne shtepi te vogel te ndetura nga plitat e baltes te ngjeshur me bari! Pra nje kontrast i madhe! Nuk eshte se mendoja se duhet te gjykoj dicka, por sic e thash me kapluan ndjenja te cuditeshme!

Duka pas parasysh qe te mos endem kot, mendova te largoj pak qe te shikoj nga distanca ambientin dhe te plotsoj komponentat qe duhej te me sherbejn qe te vendosi ne perspektive me te qarte gjerat.

Ne te njetej kohe me erdhen ndermend islamofobat, ata qe nga injoranca si argument perdorin "prapambeturin" e arbeve! Tash vete ne vete, kete lukse dhe kete pasuri neve as ne filma nuk e shohim lene mo ne realitet! Pra shumcka filloj te me dukej çeshit sa fillova te hy ne rruget e Medines! 

Me dukej se udhetoj ne kohe. Nga nje bote qe kultivoja ne koke ku ne epiqender kishte Muahmedin a.s, Mesxhidin e pare ne Medine, ate shkretetiren e shekullit 7 dhe zanafillen e nje civilizimi, ne nje Metropolis me ndertsa te larta, lokale luksoze, hotele, e cka mos tjeter.

Ndjena te perziera, por me vinte mire, me bente te azhuroj mendimet, te defrakmentoj informatat dhe thjesht te plotesoj gjerat qe ashiqare konstatova se me mungonin!

Me kete bindje pas endje per pak rrethe e rrotull, vendosa te shkoj ne hotel, me qellim te rikthehem neser!

4/17/2022

ja Resulullah

Personi i fundit qe ka pare nga afer varrin e Pejgamberit dhe te Ebu Bekrit e Omerit, ka qene peraferisht 600 vjet pas vdekjes se Pejgamberit a.s. i cili me detyr ka qene i angazhuar qe te vertetohet se varet jane aty gjate perpjekjes per te rindertuar mesxhidin i cili ishte djegur paraprakisht.

Peraferisht ne vitin 90 hixhri, ne kohen e Omer Abdul Azizit, pas rrenimit te kulmit te shtepis se Aishes r.a. ku ka vdek Pejgamberi dhe ku eshte varrosur Ai me dy shoket, Halifja urdheron qe shtepia te rrethohet me gure pá hyrje dhe si e tille ngelen te jete ajo qe njihet varri sote.

Pas rrethumit "hermetik" transmetohet se kane ndodhur zgjerim te kompleksit dhe incidente te ndryshme qe kane çuar ne rrethime apo bariera te reja me perimeter me te gjer rreth varrit deri te rrethimi i fundit qe mund te kete ngjara aty nga fundi i shekullit 15 dhe fillimi i shekullit 16 kur Mesxhidit i eshte vendos kupolla e gjelbert sic njihet sote, atehere kur eshte regjistruar edhe momenti qe e permenda ne paragrafin e pare.

Ajo qe sot mund te shihet me sy nga dyert metalike egzistente eshte bariera e katert me radhe qe nà ndane neve nga varri i Pejgamberit dhe sahabeve, nje distanc 4-5 metra! 

I gjith perimetri rreth e rrotull varrit (sote), ne kohen deri sa ka jetuar Muahamedi a.s. ka qene Mesxhidi dhe ne anen e majt nga drejtimi i kibles ka qene shtepia e Ajshes r.a. ku ka jetuar Pejgamberi dhe dy shtepi te grave tjera dhe aty pran ka qene shtepia e Fatimes dhe Aliut r.a.

Shtepia e Pejgamberit transmetohet qe ka qene 3m me 4m, pra jo me e madhe se 12 metra katrore, me organizimin modest, ku ne vend te deres me mezxhidin ka qene e ndare me perde, pra, kjo hapsir sot eshte hapsira ku jane varrosur Muahmedi a.s, Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. 

Neve, ashtu sic i afroheshim shtegut, rrutes qe eshte e trasuar sot nga autoritetet per siguri, qe qarkullohet pran dyerve qe shihen ne fotografite, ku kalohet per ti dhen selam te Deguarit te Allahut, aty ka qene vendi ku jane falur sahabet, vendi ku imam ka qene vete Muahamedi a.s.

Me keto kujtime ne koke, me ate mallin qe nuk di si ta pershkruaj, me ate dashurin qe me shoqeronte me frigen e hipokrizise, me ate konfuzitetin e momentit qe krijohej nga kallaballeku, me plot mendime dhe vogelsi, arrita prane deres qe me vinte ne krahun e majt dhe me nje te heshtur por me plot zemer peshpeperita: es selamu aleikum ja Resulullah!
Do te vi prap neser te te vizitoj, Insha'Allah!


4/16/2022

halas

Ja Allah, Bismilah, po vi Ja ResulAllah! ...edhe nisa drej kompelksit madheshtor qe sot njihet si Xhamia e Pejgamberit. Iu afrova njeres nga portat gjigante, ne oborin e madhe me cadrat e mbledhura ne ate moment. Ne te hyre ne obor thirri ezani, ishte koha e akshamit.

Xhemati qe levizte, per nje here filloj te pergaditet dhe gjith ata qe gjindeshin ne obor filluan te rregulloj safet aty, jasht. Kjo pak me kapi ne befasi dhe sikur u ndikova nga momenti dhe u afrova reshtit duke prit te perfundoj ezani!

Kete moment nuk e prisja, plani ishte te hy brenda te shijoj pamjet, te ambientohem, te orientohem, dhe me pastaj te falem. Ashiqare nuk i kisha bere llogarit mire, por pak rendesi ka, me siguri kjo ishte me mire. 

E falem namazin, dhe me tu ngrite fillova te llogariti sa sevape kam fitu Insha'Allah. Fillova ta kujtoj sa ishte kundervlera e nje namazi i falur ne Xhamin e Pejgamerit, a ishte 1 me 500 a ma shume!? Zakonisht nuk bej kesi llogarish, po duke qene se nuk e di a bej shume sevape, sikur po me konvenonte ta shikoj edhe nga ky prizem prezencen ketu, pastaj fillova te mendoj sa namaze kam fale ne Qabe!? ...por shume shpejt i thash vetes ndalu "mos u ben dallaverexhi", ruje! Egoist, thash me vete, po nuk me kujtohet a bena istikfat, sepse prap po me kondej disi!

Tash kur e mendoj nga distanca, ai fillim i prezences me keto disa detale qe i pershkruaj, me rezulton qe kam qene pake konfuz, pak i kam dhen koses, ama i vetedishem, i vetedishem per nje gje, te mbrri sa me shpejt tek varri i Pejgamberit, qe te mund te orientohem dhe te plotesoj mozaikun, qe me rrotullohej ne koke. Sepse e kisha lexuar se Pejgamberi ka banuar afer Xhamise se pare ne Medine, ne faket ajo qe njihet Bafceja e Xhenetit ka qene vete Mesxhidi, ku ka qene Imam Muahamedi a.s e shtepia ka qene ngjitur per asaj hapsire, aty eshte varri i Pejgamberit a.s.

Por natyrisht ne fillim nuk ishte e leht te orientohem, sepse ne kohen e sodit hapsira eshte gjigante, edhe me duhej te levizi pak me gjate deri sa u gjinda.

Ambienti ishte mbres lenes. Shtyllat e larta dhe karaketeristike qe i kisha pare ne fotografi, dhe mendimi qe gjithe ai kompleks qendron mbi dheun qe dikur ka qene Medineja e zanafilles se Ummetit, se aty kane ecur sahabet, se nga aty fillon civilizimi islam, me benin shume te vogel dhe te pa rendesishem, dhe kjo me kthjelloj!

Ja haxhí, i thash vetes ne ate arapçen qe e degjoja shpesh nga ushtaret qe perkujdesesishin per rendin ne Qabe, "halas", ...vazhdo, merr veten me te mire dhe fokusohu, je ne nje vend te madhe dhe benu modest, nuk je turist! ...vazhdova!

4/15/2022

Medina

Me te hyre ne Medine, te paren gje qe doja ta lokalizoj ishte Xhamija e Pejgamberit. Medina per dallim prej Mekes ishte gjith e rrafshte, e urbanizuar, e modernizuar me infrastruktur rrugore te asfaltuar, me se paku keshtu u duke derisa me autobusin qarkullonim rruges deri te hoteli.

Zbritem, u akomoduam dhe vec fillova te bej pergaditjet te nisem drejt Xhamise se Pejgamberit. Ne nderekohe filloj te me funksionoj imagjinata, fillova te kujtoj pritjen madheshtore nga ana e ensareve, fillova te sistemoj njohurit per gjithe ato histori qe kisha lexuar qe kishin ngjare ne Medie pas hixhretit.

Por e kisha te veshtir te orientohem, pershka se nuk kisha ndonje ide si dukej Medina ne kohen e Pejgamberit, pershkak se ne Meke orientim e kisha Qaben, ketu ne Medine orientim do te ishte Xhamia e Pjegamberit, por akoma nuk e kisha vizituar!

Kur ishte ne pyetje Xhamia, me kaloni ndemend sa e sa histori te transmetuara ne Hadithe, disa momente me benin kurioz e me ngalzonin, por nje moment qe me pikellonete kur e kujtoja ishte se aty kishte vdek Pejgamberi, ne vecanti ai momenti kur nuk ka mund me dale te fale namazin, pas se ciles ngjarje Ai ndrron jete!

Po nuk desha ta kujtoj ne detale vdekjen e Tij sepse kur e kame lexuara me heret shume jame emocionuar, tani ketu isha per vizite, per te shfrytezuar mundesine te dergoj nga afer salavate e selame nga vendlindja ime.

Sa ishte me shpejt e mundeshme u pergadita, dhe dola nga hoteli ne rruge, u gezova, nuk isha larga destinacionit, nga karshi dukeshin cadrat e kompleksit gjigant qe sote konsiderohet Xhamie e Pejgamberit, edhe unisa. Ja Allah, Bismilah, po vi Ja ResulAllah!

4/14/2022

hixhreti

Nje gje me ngeli pa plotsuar, nuk arrita te shkoj tek shpella qe u strehuan Pejgamberi i Allahut dhe Ebu Bekri r.a. gjat hixhretit nga Mekeja ne Medine.

Pas tavafit te lamtumires ne Qabe, qe ishte per mua moment shume emocionues, sepse po ndahesha nga ai vend i shejnt, plot kujtime dhe reflektime. Insha'Allah pranohen lutjet, e ne vecanti ajo qe ka te bej me mundesin qe ta vizitoj prap. Amin!

Por isha edhe i gezuar se tani me ishte momenti te shkohet ne Medine, te Pjegamebri i Allahut, te Ebu Bekri te Omeri, te Xhamia e Pejgamberit, te Bafçeja e Xhenetit, ... duhej selam me iu dhane! Duhej me shkel ne hapat e gjiganteve!

Pasi u larguam nga hoteli, me autobus nisem drejt Medines, shume rahat, me klime, me muhabet, me sallatanat me ushqim boll, tani me haxhi turista. Elhamdulilah! Ama, nuk me rrinte mendja aq rahat.

Tane rrugetimit, kujtoja rrugetimin qe mund te kene bere dy shoket, kur jane largu nga Mekeja, kujtoja veshtirsit e tyre, kujtoja ngarkesen, kujtoja momentin e shpelles dhe " ...mos u frige ja Eba Beker, Allahu eshte ketu me neve", kujtoja marimangen, kujtoja sa i gjate ka qene ai moment, sepse mua me autobus mu duke shume i gjate!

Hixhazi vend shkretetire, nje distanc udhetimit perafersisht 450 km per 5 ore, plot kohe per kujtime, se me cka jane ballafaqu dy shoket ne ate udhetimin qe u ka zgjate afer 8 dite deri te vendi ku kane ngrit Xhamin Kuba edhe pastaj e imgjinoja at momentin: "ṭala‘a 'l-badru ‘alaynā (hena e plote doli mbi ne)" | "min thanijāti 'l-wadā‘ (nga lugina e Wada')" | "uaxhaba 'l-shukru ‘alajnā (dhe na takon ne te tregojme mirenjohje)" | "mā da‘ā li-l-lāhi dā‘a (per sa kohe që dikush na therret per Allah)" ...edhe neve iu afruam Medines!

4/13/2022

Xhamarat

Pas namazit te sabahut, dita e 10 e muajit Dhulhixhe, gjithkund Bajram, akoma me ihram u drejtuam drejt vendit qe njihet si Xhamarat, ai vendi qe mileti e dí, si vendi ku gjuhet shejtani me gure! Prej me heret kisha nje pershtypje tjeter per ate vend, sepse pamjet qe kisha pà tani me nuk ishin ashtu. Ishte zgjeru kompleksi ne nje struktur masive prej betoni, me disa kate ku ishin ngritue tre shtylla masive prej betoni te cila duhet te gjuheshin me gure, nga shtylla me e vogel deri tek shtylla me e madhe, tek secila shtylle gjuheshin nga shtate guralec, duke e konfirmua Madhnin e Allahut, Allahu Ekbe sa here gjuhej nje gure.

Sibolika qendron ne perkujtimin e aktit e Profetit Ibrahim, kur Ai gjuajti shejtanin derisa ky i fundit perpiqej ta pengoj Ibrahimin a.s. qe te permbush amanetin ndaj Zotit ne gadishmerin qe te bej kurban Ismailin a.s, ...besoj se kjo ngjare eshte e njohur ose mund te lexohet tjeter kund!

Me duhet te kujtoj se, ne ato momente gjat gjuajtjes me guralec sikur e obligoja veten te zotohem qe te qendroj maksimum me aq sa me ka mbet nga jeta qe mos lejoj qe te ndodh vesefesja e djallit te mallkuar te me pengoj ne qendresen ne punet e hajrit dhe tek haku!

Me te kryer kete obligim, u kthyem tek cadrat dhe dola nga ihrami. Pas pushimit te shkurt vendosem me Doktorin te shkojm ne Qabe per tavafin e haxhit. 

Nisem me iden qe te gjeme transport, por nuk ndodhi ashtu, kur arritem tek vendi i pare urban nga kallaballeku ishte shume e veshtir te gjindet transport. Aty, pak nga mos pasja zgjedhjes pak nga sfida, vendosem te shkojm ne kemb drejte Qabes, qe rezuljtoj te jete nje distand rreth 6-7 kilometra. Me te arritur ne Qabe, u ndajtem dhe secili ne rruge te vet. 

Mbarova tavafin, thirra te shpia bena Bajram, dhe vendosa qe te kthehem ne Mine tek cadrat ne kemb, kesaj radhe nuk u mendova per transport. Ishte nje moment i mire te vezhgoj periferin e Mekes dhe ne te njejten kohe te reflektoj per Haxhin e Pejgamberit a.s dhe te sababeve. Per menyren si kane kryer ata ritualet e haxhit, si kane qendru ata ne ato vise, si e kane bë' ata ate rruge, ete tjera! 

Ashtu duke u kujtu dhe pak i lodhur, me veshje modeste dhe me sandale te harxhuara, ky rrugetim u shendrua ne nje perjetim i vecant, dhe pas dy ore ecje arrita tek destinacioni, i kenaqur se i kreva obligimet.

Duhej edhe dy dite tjera te qendrojm ne Mine per hedhjen e gureve, pas cka do kthehemi ne hotel, dhe vazhdojm ne Medine.

4/12/2022

Muzdalifah

Dielli ishte duke perenduar dhe né qendronim akoma ne Arafat. Une fillova ta mendoj dialongu e Allahut te Gjithemeshireshem me Melaqet e Tija, edhe pse e dija se nuk funksionon ashtu. Dialogun si qe transmetohet se, ne fund te Dites se Arafatit Allahu i Meshirshem i thirr Melaqet te deshmojn per lutjet e besimtareve, dhe zbret rahmetin, meshiren e Tij mbi ata qe jane prezent, te sinqert ne lutje! E mendoja me shpres qe jemi te falur, te pastruar dhe me guxim te qendrojm si te tille sa te jete jeta, Amin!

Perendoj dielli dhe né me autobusa e shumica ne kembe u drejtuam drej Muzdelifes! Nga tradita profetike dihet se aty kane qendruar (pushuar) kane fale namazin dhe kane vazhduar per ne Mine! Ashtu edhe neve e beme! U ndalen autobusat ne mes te rruges, dolen gjith jasht, falem namazin, hengem ushqim si pelegrin, dhe u nisem per ne Mine!

Me duhet ta rikujtoj se tane kohen qendoja me ihram te lagur ne pjesen e poshtme ndersa pjesen larte nuk e mbaja dot sepse vec filloj te bej ftohet! Qendronim ne pjesen e mbrame te autobusit duke diskutuar me shoke per tema te ndryshme, e nje teme e pashmangeshme ishte politika, dhe me duhej ta zbuloj njeren prej lutjeve qe e bera ate dita ishte: "... qe zullumit ti vjen fundi dhe zullumqaret te ngelin pa pushtet"! Amin insha'Allah!

Me te arritur ne Mine diku nga mesnata, u akomoduam ne çadrat ku qendonin mbi 50 haxhi ne nje hapsir, kushtet ishin optimale, banjot ishin kolektive, qe menjeher u shfrytezuan per rahatim dhe rifreskim! Ushqimi ishte ne nivel dhe mundesia per pushim ishte e pershtateshme! Fakti qe isha me ihram te laget dhe klima apo kondicioneri ishte aktiv me duhej te pershtati veten psiqikisht qe te rezistoj efekteve ansore, dhe ia dola me sukse. Disa qe ishin rrit ndryshe nuk rezistuan dot ne ato kushte dhe shkuan ne hotel. Por jo, une nuk munda ta bej se Profeti nuk e kish bo ashtu, Ai kish qendru aty, dhe une aty qendrova ne shembullin e Muahamedit a.s.! Aty ishte Mesxhidi, aty ishin gjitha. 

Te nesermen duhet te gjuhen guralecat ne Xhamarat dhe mund te dilnim nga ihrami! Por per kete neser dhe per rrugetimin ne kemb deri ne Qabe!


4/11/2022

Arafati

Arafati, nje regjion diku rreth 20 km larg Mekes ku edhe gjindet Kodra e Arafatit, apo sic tani me perceptohet si Kodra e Meshires me nje lartesi mbidetare afer 500 m, eshte vendi ku cdo vite ne diten e 9-te te muajit Dhul Hixhe tubohen te gjithe ata qe shkojn ne Haxh! Edhe ky vend per nga relievi eshte nje vend shkembor, qe vetem tani ne dekadat e fundit ka infrastruktur modere e deri atehere ka qene shume afer asaj qe njihjet si shkretire. Por ky pershkrime eshte vetem perceptimi njerezor dhe shume injorant sic po e bej une tani. 

Ne realitet Arafati eshte dukuria me fenomenale qe i ndodhen njerezise! Arafati i bie te jete evenimenti me special qe ndodhen ne Planetin toke cdo vite ne date te caktuar, vetem ne vend te caktuar, per kohe te caktuar, me komunikim te caktuar dhe me njerezit e caktuar, gjithe kjo ne raport me Krijuesin e gjithesise!

Nga tradita islame, e praktikuar nga vete i Derguari i Zotit, qe fenomeni te ndodhe, dhe dobia te jete konform qellimit, kushti eshte qe ne Arafat te arrihet para lindjes se diellit ne daten e caktura dhe te qendrohet aty deri sa te perendoj dielli ne ate dite, pra kush vjen me vone apo kush shkon me heret, veteperjashtohet nga dukurija qe ndodhe!

Por per traditen dhe pershkrimin gjeografik nuk do te ndalesha shume te shkruaj, per kete edhe mund te lexohet tjeterkund! Si e perjetova une prezencen ne Arafat do ishte ajo qe do te doja te shkruaj.

Vazhdojm! Nje nate perpara, pra diten e 8 para mesnate duhej te veshim ihramet dhe diku nga mesnata u nisem me autobus per ne Arafat. Ishte per mua moment me emocione te perziera, sepse per ate moment nuk kisha imagjinuar me heret si per Qaben, kjo ndodhte sepse nuk kisha degjuar ndonje eksperienc e dikujt tjeter prej me heret! Kjo me bente edhe me kurioz por edhe te vendosur qe ta perjetoj konform pritshemrise, sepse neser ishte momenti vendimtare!

Me te arritur ne Arafat duhej te akomodohemi ne tenda qe te kalojm pjesen e nates dhe ku do te qendrojm diten neser, kjo do te llogaritej qendrimi ne Arafat. Sa u akomoduam, ne mesxhidin e improvizuar i falen namazet dhe aty pastaj mund te kryheshin lutjet dhe ibadetet qe cdokush e ndjete te nevojshme te bej!

Duke i parashtruar vetes pyetjen, a do te mjaftonte kjo dhe duke i sugjeruar vetes se duhet te jete me shume se kaq, dola nga tenda dhe shkova me nje skaj jasht te bej namaz nafile. Aty, ndoshta nga emocionet e stimuluara, ndoshta nga meditimi dhe reflektim mbi vete fenomenin, sido qoft, ne ate namaz e ndjejta veten absolutisht te dorzuar, ndjejta vibrimin dhe energjin si qarkullon nga toke tek trupi dhe nga trupi tek toka, se si une dhe toka ishim nje dhe se si ne ate moment dorzimi isha i gatshem te behemi nje, por jo, u ngrita nga sexhdeja, qendrova ne keme, u ula prap, rash ne sexhde, dhash selam dhe mbeta me lote pafundesisht falemenderues. 

Kishin ngel edhe pak ore para se te lind dielli, shkova te flej, por me qellimin qe kur te zgjohem neser te shkoj tek vendi qe une e njihja si Arafat, por si, nga te shkoj!?

Me tu zgjuar, te paren gje qe bena hapa telefonin dhe me google maps u mundova te orientohem, dola ne rruge qe te krijoj nje perceptim real per rethin meqe naten nuk orientohesha dot, u mundova dhe mendova qe te nisem vet deri tek Kodra e Arafatit, sepse doja me patjeter qe te jeme prezent aty ku Muhamedi a.s. mbajtit Hudben e Lamtumires, aty ku mendohet se jane taku Ademi a.s dhe Hava pas zbritjes se tyre ne toke, duhej te jeme aty, besoj se shumica deshironit te jene aty ate dite, edhe pse plot tjere ngelen tek cadrat. Por prap nuk desha te shkoj vete, biseduam me shok dhe vendosem te shkojm bashke dhe u nisem.

Kur u nisem ishte nxeht deri te momenti qe arritem tek Kodra e Meshires, turma ishte e madhe, por deshira ishte edhe me e madhe dhe ashtu duke u shtyre arritem te afrohemi ne renzen e Kodres, qe ishte shkemb mbi shkemb dhe per te qendru aty mu desht te hypi mbi nje gure. I kenaqur me momentin fillova lutjet dhe per 2-3 minuta moti ndrroj, per nje cast filloj nje rebesh shiu me ere, aq sa ne ato moment me duart larte te gjith me lutjet me ze krijuan atmosferen e pahareueshme. Lutjet ishin te shumta, emocionet ishin te medha! Insha'Allah jane pranuar nga Allahu dhe vjelim miresit dhe e meritojm meshiren e Atij!

Qendruam rreth nje ore, dhe ashtu te lagur u kthyem tek tenda, me duhej te marr veten, por ihrami i lagur me pekujtonte momentin vazhdimisht! Ashtu duhej te qendroj deri diten e neserme pas perfundimi te aktit te gjuatjes me gure ne Xhamarat! Por per kete edhe pas largimit nga Arafati, neser!

 

4/10/2022

haxhí

Njohim sa e sa njerez qe kane shku n'Haxh ne Meke, kane qendru ne Arafat, kane bere lutje dhe jane largu per te ndejt ne Muzdelife e me flejt ne Mine, e kane gjuajtur shejtanin ne Xhamarat dhe jane kthye ne vendin e lindjes me shpres se jane fale nga Allahu i Lartesuar!

Kam fillu me mall ta kujtoj ate vaktin, kur vlente rregulla qe Haxhia nuk rrene, Haxhia nuk vjedhe, Haxhia nuk shpif dhe ai prezentimi dinjitoz para mexhelisit: "jam djali ose vajza i/e Haxhi filanit"! Edhe pse nuk mendoj se eshte keq qa sot ka ndryshu pak, mendoj se eshte mire qe sot haxhi mund te jesh edhe pa kemishen me kocka edhe pa tërllek, ama nuk bon me rrejt, me vjedh, me shpif! Se ashtu njerezit tallen dhe te ngjesin epitete te ndryshme qe nuk jane te hishme per ty as per neve!

Veset e liga edhe nese i ke pas para se te qendrojsh ne Arafat, pas Arafatit insha'Allah je pastru, je fale, je meshiru, nje mundesi e mire mos me vazhdu pas asaj, me u be me i devotshem, me besnik, me diniroz, me i vertet!

Arafati eshte vendi qe synohet dhe shpresohet se do te ngjaj ne jeten e gjithsecilit qe ia dine vleren keti dini! 

Ti haxhi mbaje veten, lutjet qe ke bere per durim dhe guxim insha'Allah te jane pranuar, qellimin dhe synimim e sinqert qe i ke vendos vetes si obligim insha'Allah ia del ta realizojsh dhe manifeston ne praktik imanin qe ké, duke qene shembull i muslimanit dhe prijes kunder haramit.

Sepse pas Arafatit duhet me qene me mire jo e kundarta, por per Arafatin do shkruaj neser!

4/09/2022

lypsar

Rabbenâ âtina fid'dünyâ haseneten ve fil'âhireti haseneten ve kınâ adhâbennâr! (O Zoti ynë! Pranoje lutjen. O Zoti ynë! Më fal mua prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën e Gjykimit)!
... as-salamu aleikum ua rahmetullah, as-salamu aleikum ua rahmetullah"!!! ... mbaroj namazi i drekes dhe si zakonisht u ngritem ne kembe te falim namaz per merhumet e asaj dite, nje praktike qe nuk e kisha ne dijeni para se te shkoj ne Meke, e qe falej pas cdo namazi!

Ate dite isha i vendosur te bej tavafin ne perimetrin e ngusht sa me afer Qabes! Kjo ishte e mundur pas cdo namazi kur per pak caste krijohej hapsire ne momentin qe xhemati shperndahej, pastaj shpejt shtohej masa dhe krijohej turme e zakonshme ne kohen e haxhit!

Ate dite ja arrita, u afrova shume pran Qabes, nuk ishte e mundur te qendrohet ma nje vendi pershkak se levizja ishte konstante, por ishte shume mundesi e mire per mua qe te reflektoj edhe nje here, te meditoj, ta falemenderoj pa fund Allahun e Lartesuar, dhe per nje moment u gjeta aty afer, pran deres se Qabes edhe, tekstualisht e pásh veten perpara deres se Shtepis se Allahut, e pashe veten si nevojtar qe ka nevoj per lemosh, e konsiderova veten si lypsar i dorzuar, dhe pa hamendje vendosa ti lutem Allahut per vete dhe per njerezit qe dua, dhe si zakonisht per popullint tim. 

Edhe pse tane kohen isha i vetedishem qe Qabjea sot eshte rinovim i disa hershem pas Muahamedit a.s, por kjo mua nuk me pengonte qe aty te "vizualizoj" ngjarjet qe kane ndodh perpara ne histori dhe ngjarjet ne kohen e Muahamedi a.s, sepse aty ishte 'guri i zi', aty ishte 'mekami i Ibrahimit a.s.! Aty solla ndermend momentin kur Ibrahimit gjen gurin me ndryshe, gurin e bardhe, gurin e jasht planetit, ... solla ndermend vendosjen gurit ne kohen kur ndermjetsoj Muahamedi a.s. ne mesin e parise se 
Mekes dhe ndikon ne unifikim dhe pajtim qe te gjith te kene hise ne vendosjen e gurit ne murin e Qabes. E sa kujtime, sa mendime, cfar momenti!?

Cfar momenti!? Moment i pershtatshem qe te afrohem pran 'gurit' dhe ta preki, e ndjeva qe ta bej kete, edhe pse me heret kjo nuk me dukej e nevojshme ta bej, ndoshta pse shikoja se si disa i afroheshin, me dukej e egzagjerume, me dukej thuajse qasje e gabura, por nuk mendoja per ate, por ne nje moment e bena gjesti si gjithe te tjeret e preka, ndoshta i ndikura nga informata qe e kisha lexuar dikund se "guri i zi eshte gure i zbritur nga Xhenneti ne toke dhe se ai regjistron cdo fytyr qe ka qene prezent aty", ndoshat ne ate mement sugjestioni instiktive ndikoj qe ti afrohem, dhe duke e perjetuar gjith ate moment, ndoshta thash ne vete, "le te dihet, le te regjistrohet", fundja gjith serverat e google-s dhe facebook-t na i kane te dhenat, qoft ky nje server hyjnor, zaten prandaj edhe thirrja: "ja ku jam, o Allahu im, ja ku jam"!

Me te mbaruar tavafin, u ngjita ne njerin nga ballkonet ku zakonisht qendronin ata qe lexonin Kuran dhe falnin namaz! Une arapçe nuk di, dhe nuk jam nga ata qe tundin koken kur bejn dhiker, por thjesh per disa momente qendrova i mbuluar nga emocionet dhe me binjde absolute bena namaz, duke qendruar ne kemb, duke qendruar ne ruku dhe duke rá ne sexhde duke shprehur nga brendia e qelizave me te thella bindjen se veteme Allahu eshte i Lartesuar, Absolut pa asnje te mete! Subhāne rabbijel-‘a‘lā.!

4/08/2022

ziaret!

Per gjith ata qe po ndjehen te lodhur duke u perpjek te realizojn qellimet.
Shikonje Ate qe jeta i filloj kur i kishte dyzete vjet, dhe migroj kur i kishte 52, e çliroj Meken kur i kishte 61, dhe ndriçoj njerzine para se te ik nga kjo bote. Ai qe lindi jetim, i cili jetoj i drejt dhe besnik, edhe pse jetoj si analfbet por e mesoj njerzine per gjithcka. Kane kaluar 1442 nga migrimi, Ai tani me ka ikur nga kjo bote, por akoma eshte prijës, lider i njerzimit, ... paqa, meshira dhe miresit e Allahut qofshin mbi Ate!

Sa e refuzuan ne fillim, e poshtruan, e kercuan, e ndeshkuan, e detyruan te shperngulet, por Ai duroj, i qendroj besnik amanetit, luftoj vetem per te verteten qe Allahu eshte Nje, i pa shok, as ka lind dikend as eshte i lindur, qe nuk ka nevoj per askend e te gjithe kane nevoj per Ate, eshte unik qe ska si Ai, jetoj dhe deshmoj se Ai, Muahamedi eshte vetem rob dhe i derguar i Allahut, shembellture dhe meshire per njerzine.

Kur i ke keto parasysh dhe gjindesh ne vendin ku Ai jetoj dhe veproj, kur mendon se si ndjek hapat qe Ai trasoj, ska se si mos te ndjehesh i vogel por me fate te madhe qe je njeri prej pasuesve te Ati qe kur u ngrite ne Miraxh foli me ALLAHUN vete, kur edhe Xhibrili i tha: "shko Ti, se e une deri ketu e kam, Ti je me i Madhe"! Ska si mos ndejhesh i nderuar ku je ne token qe Ai u be shkak qe njerzia qe jetonte ne terrin e mesjetes dhe dekadences morale te dale ne driten e besimit dhe prosperitetit!

Te ecish verdall Mekes, me kembet ne toke por me mendjen dhe syt ne qiell, duke medituar dhe "vizatuar" pamjet qe njihen nga historia ne hapsiren moderne te qytetit te Mekes, duke "shikua" siluetat e sababeve pran vetes, duke biseduer me veten se cka do tu kisha then atyre sot e cka do te me thonin ata prej atehere!?

Pas tavafit rreth e rrotull rrugicave te Mekes, perseri ne tavaf reth Qabes, me kujtime e me mall, por plot dashuri dhe krenari. Edhe pse kete e mbaja per vete, duke mos e shfaqur, duke qendruar ne "rolin" e haxhís, per mua ishte me shume se kaq, ishte ziaret tek Shtepia e Allahut, tek Muahamedi, tek sahabet, ... ishte deshira qe te qendrojm ne Arfat!




4/07/2022

zem zem

"Ndal.., qendo..., grumbullohu!!!" thirri Haxheri ne momentin qe aty afer ku eshte Qabja sot, ajo verejti se shpertheu uji per te cilin kishin aq shume nevoj ajo dhe biri i saj Ismaili. 

Ajo kthehej nga kerkimi, ne al mas'sa duke vrapuar nga Safa ne Merva dhe anasjelltas, shtate here duke u endur, por kot, kur u kthy ku e kishte lene dajalin pá se aty kishte uje, e befasuar, sa e merzituar aq e gezur, dhe ashtu e emocionuar thirrte: "zam zam, zam zam" perpiqej ta grumbulloj ujin duke mos e pas as ne skaj te mendjes se ai ishte vetem fillimi i shperthimit te nje burimi i cili me urdherin Hyjnor me goditjen e flatres se Xhibrilit a.s. shperthu ne ate vend shkembor dhe do te qendroj aty deri me sot e kesaj dite.

Aty me pastaj rifilloja historia sic e njohim sot, aty u rithemelua "bota"! Ne ate vend ku edhe vete Ademi a.s. ka qendru, prej ku njerzia ka fillu, neper bote eshte shpernda, pas cka njeriu ne gjuhe dhe fise eshte organizuar, per pasoj edhe ka devijuar, ne ate vend saktesisht rifilloj nje shoqeri e re e cila afer nuk kishte as lume as deti, por kishte Zem-Zemin, aty u shtuan me fis e fare, nga e cila si pasardhes doli Muahamedi a.s, aty Atij iu recituan fjalet e vete Allahut xh.sh. dhe prej aty rifilloj civilizimi njerzore sic e njohim sot, me din edhe iman!

Ky burim i ujit eshte akome aty, ai sot eshte modernizuar ne procesin e distribuimit. Kaualiteti i keti uji eshte verteturar se eshte i nje cilesije te larte, si i tille eshte kosumuar dhe akoma konsumohet pa nderprer qe nga koha kur ai buroj. 

Me kujtohet kur per here te pare iu afrova eneve prej plastike nga ku pihej uji i Zem-Zemit ne sheshin para hyrjes ne Mesxhidin e Shenjte, edhe pse kishte turme dhe duhej me qene efikas ne ato momente, shfrytezova rastin te pí sa me pihej dhe e di qe bena dúa per sebepe te hajrit, per sherim edhe udhezim te vetevetes, si dhe per durim e guxim ne veprim, Amin! ... egoiste kjo po cka!?

4/06/2022

lutje!

Meka nuk ishte sic e paramendoja, edhe pse isha ne diejni per progresin dhe modernizimin qe ishte shume evident tani me, por per mua ajo qe me befasoj ishte elementi gurëror apo shkebore dhe relievi i vrazhde qe verehej nese shikoje rreth e rrotull, edhe pse disa nga kodrat tani me ishin grryerr dhe zevendesoheshin me ndertesa moderne.

Kjo pershtypje me elemente te befasise me beni te rimendoj skenarin e asaj qe me heret e paramendoja. Disi Meken e paramendoja me te rrafshte, disi me kompakte, por tani me e njoha ndryshe, shkembore dhe me te gjere dhe e asfaltuat. Natyrisht per asgje ne teren nuk mund te rikrijojsh Meken e kohes se Muahamedi a.s. por ama nuk kishte cka te me pengoj qe ne imagjinaten time te vizualizoj ate qe desha te perjetoj apo te "shikoj", edhe keshtu ndodhi!

U drejtova vete drejt Mesxhidit te Shenjet, ishte pas dreke, me qellimin qe te qelloj aty per namazin e iqindijes. Tani me isha i gatshem te perbi te plote atmosferen, ishte dite, isha i pushuar dhe i fresket. Arrita tek hyrja kryesore dhe drejt mbrrina tek koridori nga ku zbritet posht te Qabja, me shume qetsi dhe me plot deshire iu bashkangjita rreshtit qe hynte ne tavaf, ishte moti i mire, jo edha aq nxeht, kesaj radhe munda te kenaqem duke shijuar ambientin per 360° dhe te veshtroj Qaben nga te gjitha ante. 

Ishte momenti i mire qe te reflektoj perderisa ecja, te mendoj per Ibrahimin a.s, per Ismailin a.s, per gjithe historine qe pata lexuar, per urdherin qe eshte dhene qe te ndertohet kjo Shtepi dhe per ftesen qe te thirret njerzia aty te adhuroj Allahun. Mendoja se si filloj e gjitha, mendoja si vete Allahu Teala zgjodhe ate veten bash aty per rolin dhe rendesin qe ka sot, ku eshte urtesia, sa eshte urtesia, mendoja per momentin qe Muhamedi a.s ndermjetesoj tek kreret e Kurejshitve dhe ndihmoj me vendosjen e Gurit te Zi gjate rinderrimit te Qabes, mendoja per pastrimin nga idhujt, per clirimin e Mekes, per ezanin e Bilallit, sic e kisha pa tek filmi The Message, mendoja dhe ndjehesha i privilegjuar dhe vazhdova te eci deri sa thirri ezani i iqindijes.

Edhe ashtu sic ishte praktika, pelegrinet qe ishin ne tavaf, pas ezanit dhe ikametit aty ku ishin ndaleshin dhe drejt reshroheshin ne saf dhe ktheheshin nga kibla apo me sakt nga Qabeja sepse aty ishte kibla vete. Ishte namazi i pare qe e fala aty me Qaben Madheshtore para syve, sepse sabahun e falem ne katin nalt nga ku nuk dukej posht, ishte nje nga namazet qe me bindje te plote dhe adhurim kam rá ne sexhde duke thene “Subhana Rabijal A'la” (I Lartesuar eshte vetem Allahu), ishin emocione te papershkrueshme, aspak naive, ishin plotesim shpirteror, plotsim fizik ishte realizim i endrres jetesore! 

Me te perfunduar namazi, vazhdova perfundimin e tavafit, dhe me kujtohet se si, ne shenje falemenderimi i bena lutje Allahut Teala per shendet dhe mireqenje per ata qe u bene sebep, per ata qe i dua, per muslimanet ne bote dhe per popullin time qe e dua shume, u luta qe ta ruaj nga zullumi i te huajve dhe hilja e vete neve. E di se ishte lujtje e sinqert dhe besoj se Allahu e ka pranu.

Tani ju qe arritet deri ketu te lexoni, e ne vecanti kete pragrafin me larte, me te drjet edhe mund te pyeteni, ne gjendjen qe konsiderojm qe jemi, a  tek "kjo gjendje" te vime ka qene lutja, ose akom nuk eshte pranu!!?

Une besoj se lutja si e tille eshte marre ne konsiderat absolutisht, por perceptimi yne eshte i kufizuar, prandaj edhe e nxitojm ne veprim dhe pritshmeti, ndersa Ai eshte i Uriti i Gjithedieshmi, Absoluti, e Ai e Di cka eshte me mire per neve, e lutja ishte "ta ruaj nga zullumi i te huajve dhe hilja e vete neve", Amin!

4/05/2022

Umre!

Madheshtore Qabja, me e Madhe se qe e imagjinoja, do te deshiroja te ndalem e te meditoj sic e beja me heret, por ne ate moment nuk ishte e mundeshme, turma qe hynte brenda levizte shpejt dhe pa kontroll vec me inercion. Besoj, te gjithe qe ishim aty per here te para e kishin te njejtin emocion, te gjithe ishin te kapluar nga ajo qe paraqit perpara nesh dhe ashtu me shikim te fiksuar tek Qabeja iu bashkangjitem rreshtit i cili hynte ne tavaf. 

Ishte ndjenje e mire, por ne ate moment me duhej te jeme i kujdeseshem qe te orjentohem ku eshte "drita jeshile" prej ku llogaritet se fillon tavafi, kete e dija, sepse si zakonisht u informova mire para se te shkoj, e kisha ne dieni cka duhet te bej, plus imagjinata, ishte moment ideal, ...filluam tavafin, nje, dy, tre, kater rrotulime dhe fillon te shtojsh kujdesin pershkak se, sa vinte dhe shtohej numri i haxhive qe benin Umren por edhe i atyre qe aty ishin per ibadet, njerez nga e gjithe bota nga te gjithe etnit, gjinite, moshat, racat dhe vec kur ne nje moment e kuptova se aty afer nuk kisha asnje nga shoket, ...po tash, thash vet me vete ne te qeshur, dhe mu kujtuan muhabetet e haxhilerve tane prej me heret, qe tregonin se sa zamet e kane pase te qendrojn afer ne grup pas udheheqesit, se, hop hupen!!? ... kjo ishte e vertet kur aty pas pak para meje nje grup te haxhilerve aziatik ishin te lidhur me litar njeri pas tjetrit qe mos shperndahen! Por, ajo se ngela "vete" nuk ishte e rendesishme, me duhej te koncetrohem te mbaroj shtate rotullimet rreth Qabes qe konsiderohen te nevojshme per Umren, dhe duke perfunduar vinte me rradhe obligimi tjeter, te gjej deljen qe te shkoj te fillimi i sait apo ecjes nga kodra Safa deri tek kodra Merva, distanamca qe njihet si al-Mas'sa!

Kjo ecje (sai) ne kete distance (el Mas'sa) qe eshte perafersisht 450 m duhej te behet gjithashtu shtate here, ne te dy drejtimet qe i bjent te jete mbin 3 km. Ky ritual qe eshte edhe kushti i dyte per te kryer Umren behet per ndere te Haxherit, gruas se Ibrahimit a.s nenes te Ismailit a.s. e cila e ka bere kete distance ne kerkim te ujit pasi qe eshte vendos ne aty.

Pra ne te perfundur tavafin, duke dal nga rreshti djathtas e pashe shenjen qe orejtonte drej Safas dhe nisa ashtu pak i lodhur dhe i kujdeseshem qe te gjindem vete ne turme, sa mbrrina tek hyrja aty e takova Doktorin i cili gjithashtu sa kishte perfundu tavafin, ishte rasti i mire dhe te dy bashke e benem sain (ecjen). Ketu tani me nuk pata mundesin aspak te reflektoj, sikur fillova te ndjej lodhjen edhe nga pa gjumsia pak, por ndjenja ishte e mire sepse e dija se ky eshte vetem fillimi, e dija se do kthehem dhe do ta rishijon me gjithe kapacitetin sic e paramendoja, edhe ashtu ndodhi, elhamdulilah!

Pas perfundimit te ecjes bashke dolem nga Vendi i Shejnte dhe u nisem drej stacionit te autobusave dhe me pastaj ne hotel, ku i preva floket me cka plotsova kushtin e trete te Umres pas cka mund te dilnim nga ihrami!

Ky ishte vetem fillimi, ... vazhdojm!

4/04/2022

BejtuAllah

Te pergjigjem o Allahu im, te pergjigjem ty O i pa shoke, te pegjigjem, per ty eshte çdo lavdate e falemenderim, dhunti e pushtet, dhe nuk ke shoke!
...pa ndal e pereseritnim, Lebejk Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk, ... inel hamde ve niemete leke uel mulk, la sherike lek! Me ihram, ne autobus, ora 3 e gjyse pas mesnate, me shoke arritem te stacioni i autobusave, nuk arrija te orjetohem dote sa duhet ne ato momente, po skishte shume rendesi sepse turma, si nje lume derdhej ne nje kahje dhe dihej ka me shku! 

Sa vinte dhe me shtoheshin emocionet, endrra e jetes po me behej realitet, thirrja "...te pergjigjem o Allahu im te pergjigjem"! ... ishte plot bindje, sa vinte e i afroheshim nderteses se madhe dhe arritem te sheshi para hyrjes se Mesxhidit te Mekes, aty turma ishte edhe me e madhe, duhej te ndalemi pak deri sa te grubullohemi, dhe per pak, ne moment mbulla syte dhe vec i rikujtova vetes, se si dikur imagjinoja Ebu Brekrin, Omerin, Osmani, Aliun, dhe gjitha ata gjigant te gjenerates me te lavdishme te njerzimit, per pak mu sollen si silueta rreth e rrotull, me pelqente te besoj sikur me deshiruan mireseradhje, dhe ne cast hapa syte dhe me kaploj nje ndjenje e kendeshme, u rahatova shume, pas pak me inercion iu bashkuam turmes drej hyrjes, por sa arritem aty, ushtaret na e ndrruan kahjen, ... "jalla, jalla"!! ... duke na bere me shenje qe te shkojm ne te majten tone, andej dhe nisem! 

Dikush me zë, e dikush ne vete nuk ndaleshim duke konfirmuar bindeshem pse jemi aty, "Lebejk Allahume lebejk, lebejke la sherike leke lebejk"! Turma i afrohej njeres nga hyrjet, duke u shtyre njeri me tjetrin dhe vec filluam te ngjitemi shkalleve, u ngjitem, tre pale shkalle, vec kur arritem ne kulmin e godines se Mesxhidit, per pak sa mora te afrohem tek gardhi qe te mund te shikoj poshte filloj te thirre ezani i sabahut, u ndelem, duhej te gjejm vend te falim namazin, per pak caste, deri sa thirrte ezanim, thash ne vete, "eh, ketu nalte nuk ka qene as Ebu Bekri e as Omeri!?", u qesha ne vete! E falem namazin me nje ndjenje pak ndryshe, i mbuluar vetem me ihram, po, e falem, drejt me thon, emocioni qe me kaplonte nga desheria qe te zbres posht me dekoncentroj totalish nga namazi, por nuk merzitesha shume sepse tani duke dite se Allahu e di cfar mendje kam, skishte shume cka me bo aty me.

E falem namazin, dhe per pak minuta xhemati u shpernda, ndersa neve qe ishin aty per te bere Umren, u nisem posht shkalleve, por jo nga u ngjitem, zbritem reshte, dhe arritem te koridori tek i cili jane shkallet qe cojn posht te vendi ku Allahu Vete ka urdhenu Ibrahimin a.s. te ndertoj Bejtuallahun, ...dritat shkelqenin, neve zbritnim ngadal dhe Aty para neshe, madheshtore me doli para syve Qabja! ...ja Allahu, ja ku jame, te Shtepia ne toke!!!

U nisem ...  (per Umren, tavafin e pare, neser)

4/03/2022

imagjinata e tinejxherit

Gjithmone kur lexoja per Profetin Muhamed a.s ne hapat e para te njohjes se Islamit si nje djal i ri i cili edhe pse nga tradita e njihte konceptin e hallallit dhe haramit, gjithmon mendoja dhe meditoja qe te kuptoj me saktesisht anen praktike se si Muahamedi a.s. ke jetuar edhe vepruar ne perditshemerin e Tij duke ecur me kembe rrugeve te Mekes ne kohe reale. Pra, ajo qe e lexoja si pershkrimim i ngjarjeve apo momenteve sikur nuk me mjaftonte dhe gjithmone shkoja pertej, mundohesha te kuptoj sakte momentin, e vizualizoja vendin, mundohesha te jeme aty pran ku zhvillohej ngjarja, biseda, momenti, lufta, deshira ishte e madhe te jeme aty, por nuk ishte e lehete, mungonte fotografia, ishte vetem Qabja epiqendra qe e kisha prezent ne imagjinat dhe AJO me sherbente si bosht rreth te ciles imagjinoja gjith ate qe lexoja! 

Ne fillim natyrshem edhe mungesa e informacioneve ishte e madhe. Me vone lexova me teper, nuk kisht YouTube, e njoha Muahamedin a.s. me mire dhe e dashurova me shume, por prap vazhdonte tentimi te shetiti me Ate ne Meke, te bashkejetoj me Shoket e lavdishem te Tij ne gjitha ata momente per te cilet lexoja, ne ato ngjarje te cilat ndodhni aty diku rreth e rrotull Qabes.

Me kujtohet tentimi se si ngritesha larte dhe sikur sot me drone, edhe pse atehere droni nuk perceptohej, dhe shikoja nga larte levizjet, manovrimet, ngjarjet per te cilet lexoja, dhe aty mbaronte per mua!

Kjo shpesh edhe me bente te merzitem sepse, e mendoja ... dhe deri sa shkruaj tani me kaplojn emocionet, ... e mendoja se si kjo mund te ngel vetem imagjinat ne tentim, se si nuk mund te ndodh ne realitet, se si nje njeri i vogel si une mund vetem te imagjinoj por as se si nuk mund te shkoj ne ate vend te shenjt, se eshte e pa mundur te ndodh qe te shkeli aty ku ka shkel Muahamedi a.s, por prap asgje nuk me ndrronte mendje, dashuria per kete te Dergura te Allahut te Lavdishem rritej, sepse e besoja pa hamendje qe Ai eshte i Deguar i Zotit te gjithesise e une me vogelsin time duhet isha nje pasusese pa cka se i vogel!

Kaq, ketu perfundonte, nuk kisha guxim as te bej plan, por ama Ai s.w.t. qe eshte njohes i te gjithe planeve, kishte planifikur qe te ndodh ndryshe, se Ai e di me se miri, me ftoj te shkoj te vizitoj te Derguarin e Tij, te shetiti vendet ku Ai jetonte, ku vepronte, gjith ate qe imagjinoja ta perjetoj, Ai beni sebepe, vendosi ne sherbim njerez dhe ambasada, qe une te bej endrren realitet. Shkova ne Qabe, ne momentin e duhur, per farzin e duhur, Haxhin!

Si e perjetova Qaben!? ...vazhdojm neser!

4/02/2022

Ramazan '22

Ramazani ky muaj i cilesuar me shume epitete, i dalluar per shume ngjarje, i lartesuar per shume miresi, po edhe ndoshta jo aq i deshiruar nga dikush i cili vlerson se i prishet rahatia nga qe vihet ne siklet te agjeroj ose jo, mos flas si e perjetojn ata qe lere qe nuk agjerojn vete por shqetsoj te tjeret, por per hire te vertetes kata te fundit pakohen dhe humbin ndikimin ne mase, ndersa ata mcusat edhe proesorat qe ua prishnin Ramazanin nxenesve te vete te shkolla disa kane vdek e disa nuk e di ka jone!

Ky muaj i shejnte, i begatshem, me plote miresi dhe harmoni ashiqare mirepritet nga muslimanet ane e mbane botes po edhe ne trojet tona, dhe tani me shumcka nga rutina e jetes individuale dhe kolektive po adaptohet konform nevojave Ramazanore. Shumica e institucioneve adaptojn oraret, sherbimet tjera gjithashtu, shtohet gjymertlleku, por edhe deni profitet i rriten cmimet, por pak rendesi ka, kryesorja Ramazani tani nuk eshte aspak tabu, perkunderazi shihet si nje mundesi e madhe per perfitime shpirteror, shendesor edhe matrial nga te gjithe muslimanet edhe jo muslimanet.

Personalisht Ramazanin e pres me shume sportivitet, e agjeroj qe prej femirije, e kam perjetuar ne faza te ndryshme, ne stina te ndryshme, besoj se e kam kuptuar esencen e arsyjes pse agjerimi i keti muaji eshte bere obligim per besimtarin, kam adaptuar nje filozofi racionale per te kuptuar urtesit qe dalin nga ky obligim, dhe e besoj se ia kam dale te vjeli miresit praktike duke ngelur me shpres se Allahu i Lartesuar do te pranoj ate qe Ai e dì cfare neve e konsideron ibadet!

Nuk dua ketu, tani per tani te trajtoj fenomenin e argumenteve shkencore per dobit reale te agjerimit, besoj kete muaj do tu dalin shume video qe do te shperndajn shoket tuaj dhe portalet neper fejsbuk, as per argumente fetare per farzin dhe nafilet qe dalin nga ky muaj sepse ate do ta bejn hoxhallaret!

Kete muaj do te mundohem te sjelli piKamje per tema te zakonshme por edhe nuk do te permbahem qe te ndjehen se jane pak Ramazanore sa per te ruajm frymen e vleres dhe dobive qe ka ky muaj!

Ju qoft per hajr, insha'Allah me lehtesime, nijet te paster, durim dinjitoz dhe dobi per juve dhe te dashurit tuaj! Allahu i Lartesuar ua pranoft agjerimin!   

4/01/2022

mos guxo

Dje u be virale nje fotografi e shkrepur ne hyrejen e nje shkolle ne Kosove ku qendronin shenja ndalimi qe brenda mos hyne nxenesit me arme, duhan, makeup, me xhinse te grisuar dhe me hixhab apo ajo qe konsiderohet mbules e identitetit te muslimaneve!

Reagimet e para ishin apo verejtja qe u dha ishte, se pse ekujvalentohet apo barazohet mbulesa e muslimaneve me armet, duhanin dhe veset tjera qe konsiderohen degjeneruese per rinine!

Eshte evidente se i gjithe momenti trajtohet subjektivisht, qofte nga ata qe i kane vendos ato etiketa tek hymja qoft nga reagimi i atyre qe u eshte shkaktuar efekt nga keto ndalesa.

E dime gjithe se ky problem ne Kosove po zvaritet gjate kohe, aktualizohet sa here qe i kujtohet dikujt per cfar do lloj motivi apo nga injoranca e thjesht individuale. E besoj se me teper shkaktohet nga individ dhe qarqe te ngushta dhe asesesi nga masa e gjere e cila e gezone reputacionin e te qenurit krenar me identitetin islam, ashtu edhe sic eshte besoj ne te gjitha trojet tona. Prandaj edhe reagim ndonjehere eshte i vrashte sepse paragjykohet dhe presupozohet se kush eshte klika qe stimulon kete lloj diskriminimi dhe si e tille meriton kritika.

Personalisht besoj se ceshtja e hixhabit per neve shqiptaret musliman eshte shume e natyrshme dhe prandaj nuk shqetsohem fare, ama bash fare per kete pune, sepse e di nga pervoja se rinia e jone, konkretisht vajzat tona qe njohin Zotin Nje, ska fuqi qe mund ti lajthit nga bindaj edhe nevoja qe ato te jene besnike fillimisht Allahut te Lavdishem e me pastaj nderit te vete, burrit dhe familjes! 

Prandaj sot kemi nje trend ne rritje, ku vajzat tona, bartin me modesti mbulesen dhe me krenari ecin si sorkadhe rrugeve duke mos leviz qerpikun nga cka shkruajn, apo flasin hallkut, apo ndonje kurvar plak i cili ka mbet gjysem i formuar dhe tani gjykon se shkak per munges progresi dhe emancipimi na qenka shamija!

Por kush te pyte ty more dilinxhi, kush je ti more pervers, qe te synojsh te ndalojsh apo te gjykojsh te drejten e nje vajze te re plot jete dhe me te gjith te drejten e botes te ndertoj jeten e saj si mendon ajo me mire qoft edhe duke gabur nese ashtu ndodhe, ...mos guxo! 

Mos guxo as te flasesh lene me te veprojsh kunder Zonjave tona, te cilet jane nje prej shaktareve, mos them te vetmet qe teke neve akoma ka edhe pak vlere njerzore, ka pak moral dhe me ate ka edhe jete qe vlen te jetohet! 

FLAMURI