9/10/2022

synim

Disa vite me rradhe ndodhen qe te merrem me aktivitet qe me bute mund te quhet politik, e qe ne fakt eshte nje aktivizem qe realisht mund te quhet aktivizem qe per qellim ka kontribut per te ndertuat baza te forta te nje platforme qe do te mundesonet veprim konkret dhe me cilesor per cfar do lloj veprimi, po edhe politik ne te ardhmen.

Ne te kaluaren jo aq te larget, gjate ushtrimit te profesionit, te mesimdhenesit, kam vepruar perhere me synimin qe te ndertojm gjenerata qe do te kene aftesi, cilesi, vetebesim qe te jene autonom ne mendim, te kene mendim kritik dhe te aftesohen per veprim konkret mbi ate mendim dhe e gjitha e mbeshtjell me auren e vleres, hakut dhe mireqenjes personale dhe kolektive. 

Paralel me kete, i vetedishem qe veprimi duhet te jete shume dimensional, veprimin nuk e kam kufizur vetem ne dimesion profesional por edhe sic e permenda edhe ne forma tjera te aktivitetit, me kontravers me eshte pershkruar, aktiviteti politk! Pershka se ne kete drejtim menyrat e veprimit kane qene jo konvencionale, dhe shpesh ne kundershtim me ate qe eshte kerkuar. I vetedishen qe ajo forme e veprimit nuk do "sjell" dobi personale, perkundrazi, do te sjell telashe banale.

Por sidoqofte, edhe me heret edhe ne te ardhme nuk e kame ndermend te ndryshoj metoden e veprimit, ndoshta do te update-toj veglat por qellimi do te ngele i njete. Ngritja e qilesise te veprim, mrojtje e dinjitetit apo mbrojtje te kategorise qe i shkilet dinjiteti, distancim nga cdokush qe ne veprim demton dikend, nencmon dikend, kercnon diken.

Do te ndihmoj me ate qe mundem cdo nje qe ka per qellim do krijoj parakushte dhe kushte per harmoni qytetare, toleranc fetare dhe etnike, dhe kunderta do te luftoj cdokend qe rezikon kete stabilitet. Do te ndimoj secilin qe per qellim ka mbrojtje te familjes, nderit te femres, secilit qe do te luftoj diskriminimin dhe qasjen selektive gjate punesimit apo ngritje ne profesion, do te ndihmoj ate, qe do te jete i gateshem qe kete shoqeri ta bej te pershtateshme per te jetuar jeten dinjteshem, pa shantazhe, pa shovinizem gjinor apo cfardolloj.

Pra gjithe ata, qe me veprim bijen ndesh me dicka qe e permenda me larte, nuk ka pse dhe si te kerkojn bashkepunim, dhe gjith ata, qe mund te identifikohen me ndonje nga keto synime gjithmon tek une do te gjejn bashkepunim besnik dhe pa kushte te natyreve qe do te pamundesonin arritjeve te objektivave te permendura me larte.

I njohim shumicen qe veprojn aktualisht, fatekeqesisht koha ka mundesuar ti njohim edhe si veprojn, cka synojn, cfar aftesish kane, cfar metodash perdorin dhe per cfar realisht jane angazhuar. Shume pak nga ajo ka sjell dobi kolektive. Neve distancohemi nga ata, le ta dine.

No comments:

FIFA