9/26/2022

shendeti n'ball

Sot ma kallzoj ni shok duke ma potencu disa here se dikush tjeter atij ia kish tregu nje mesele, te ngjajshme me ato perallat me mbret!

Paskan qene dy shok ne kohen e sulltaneve. Njeri me kalimin e kohes behet Vezir dhe afrohet me sulltanin si pasoj e punes nder vite.

Ky shoku tjeter pas nje kohe, fillon te lakmohet dhe te shtoj ambicjet dhe dal'ngadal fillon ta lute shoku Vezir qe te kerkoj nga Sulltani qe ta avancoj edhe kete poste. Veziri zotohet se te intervenoj.

Pas nje kohe kur e takon prap, shoku e pyet Vezirin, deri ku ka mbrri puna!? Veziri i thot, bisedova me Sulltanin, i cili me tha: "E njohim filanin, ai ka vlera te medha, eshte trim e bujar, i zoti e fisnik, ...do ta kemi parasyshe!" Keti shokut i bohet qefi shume, i kenaqur eshte dakorduar qe te pres kohen e duhur. 

Ka kalu nje kohe e takon Vezirin prap, prap e pyet. Veziri prap i pergjigjet, i thot "Bisedova me sulltanin, ka mendim te lerte per ty, te ka parasysh"! Shoku ndahet i kenaqur dhe vazhdon!

Kalojn gjashte a shtate takime me te njeten pergjigje por pa epilog dhe nje dite Veziri bezdiset kur ky e pyeten prap e i thot: "Degjo keru, asnjer nuk i kam fol sulltanit per ty, as ai e din kush je ti, ... nuk bohet kjo pune!!". Ky shoku duke qesh i thot: "O, e di prej fillimi se ti nuk ke fol gjó, ... por mua me vinte lezet kur m'lavdrojshe edhe ndonje here e sosesha ndonje pune ne emrin tend"!

Gaçka shkall, shenderi n'ball!

No comments:

FIFA