9/23/2022

fukarallejki

Ne librin e George Orwell "Down and Out in Paris and London" me beni per shtypje nje incident qe Orwell e pershkruan momentin kur me mikun e atij Boris, (nje ish ushtar ruse, i ushtris cariste, i ikur pas ngadhnjimit te revulucionit te Tetorit 1917 ne Paris), ne kerkim te punes (cfar do lloj pune, pas vuajtjeve qe pesonin nga varferia), vendosin ti bashkangjiten nje organizate propagandistike Komuniste, duke qene te gateshem qe Orwell te shkruaj artikuj ne anglisht per vlerat e komunizmit. 

Ketu bijen dakord ta bejn kete pune, vetem qe te fitojn ndonje para, qe ti shmangen urise qe per cdo dite behej e padurueshme, pavarsisht faktit qe Orwell aso kohe, sic deklaron, nuk ka patur bindje politike, aq me pak ndonje simpati per komunizmin apo komunistet!

Ne kete raste e pershkruan dhe ironin e momentit, kur mendon per faktin se sa e pa meshirshme eshte skamja, kur thot "Borisi u pajtua, bile harroj se ishin komunistet ata qe i vrane familjen ne kohen e ndjekjes se Carit dhe perkrahesve te tij", vetem qe te vinin tek paraja qe ti i japin fund urise.

Aty vazhdon te sjell detalin tjeter, kur u eshte kerkuar qe te paguajn antarsi ne shenje lojaliteti, te cilen e kane bere vetem me nje shume simbolike pershka se nuk kane pasur me shume para, vetem qe mos e humbin mundesin "qe ta marrin punen"! Por, per ironi te fatit, kur jane kthyer pas disa ditesh qe te marrin deturen e pare, ka rezultuar qe ajo organizate nuk eshte me aty duke mos pas asnje informat shtese se cka ka ndodhu. Por Orwell aty e konstaton, se ajo organizat ndoshta nuk ka pas asnje lidhje me komunistet, por thjeshte ka qene organizat mashtruesish te cilet kane grumbulluar para nga "antasia dhe kontributet fiktive" duke shetitue ne qytete te ndryshme te Frances.

Ky liber per here te pare eshte publikuar ne virin 1933 me pershkrime te kujtimeve te George Orwellit nga Parisi dhe Londra, e qe eshte e kendeshme te lexojet edhe nentedhjete vite me vone me plote detale dhe momente te ngjajshme me perjetomet e shume njerezve qe u ndodhin edhe sot, jo veten ne Paris apo London por gjithandej.

No comments:

FIFA