9/02/2022

parti e re

Sot, me sabah, si qe ben vaki, me te hapur telefonin, ne fejsbuk, me doli posti qe kishte postu dikush, ne nje grup, postin e zonj. Gjyla Çeliku, e cila pervec tjerave njoftonte edhe per regjistrimin ne Gjykate edhe formalisht te Partise "Levizja Qytetare Evropiane"! Per te cilen jam ne dijeni prej me heret qe eshte si iniciatore dhe themeluese e kesaj Partije.

Me zonjen Gjyla Celiku nuk njihem personalisht, nuk e ndjek dhe as me ndjek ne rrejtet sociale. Po pa dyshim, se jam i njoftuar me disa iniciativa qe ka nderrmare, sepse disa prej tyre jane shperndare ne internet, e disa me jane sinjalizuar ne privat nga miq dhe mikesha kryesisht te asaj, per motive te ndryshme, jo gjithmon edhe me qellim te mire.

Jam permbajte perhere ne gjykim e paragjykim me arsyetimin real, se "nuk jam ne dijeni as per kontekstin as per permbajtjen e punes dhe veprimtarise qe bene zonja Gjyla!". Gjithcka e kam llogaritur ne domenin e jetes private dhe te drejtes te pa mohueshme qe gjithsecilit te veproj sic e sheh ai ose ajo te arsyeshme!

Sot kur edhe formalisht eshte njoftuar se eshte Kryetar/e e nje Subjekti Politik, publik, mendoj se eshte nje stad tjeter i perceptimit dhe do te theme dy a tre fjale ne lidhje me iniciativat dhe jo vetem, per subjekt te ri ne skenen politike.

Gjykoj se shumica e aktivit politik sot, aktiv dhe pretendent, nuk e njeh mire skenen politike, me ate me rezulton se nuk e njeh mire politiken, fatekeqesisht kjo krijon bindjen se nuk e njeh mire as popullin shqiptare te cilit i ofrohet ti sherbej, i bije se nuk e percepton drejt identitetin e popullit shqiptare dhe dilema te ngjajshme.

Shumica prej nesh, tani me per tre a kater dekada qe jemi rrite ne iniciativa, levizje, subjekte, aktivitet klandestin dhe veprimtari te ndryshme e kemi te pashmangeshme qe mos e matim dhe mos e krahasojm gjithcka me gjithcka kur ka te bej me pretendime qe synojne drejtimin e timonit apo pushtetin mbi popullin tone, eshte e pa shmangeshme!

Ne rastin me real dhe praktik, nuk eshte sekush pillot apo kapiten anije, edhe pse cdo kush do te deshironte. Politika dhe ujrat politike nuk jane shaka, ashtu sic nuk eshte shaka qe te thirrish njerzit ne aeroplan ti shetitish ti neper mjegulla, apo ti ngarkojsh ne anije e ti nxjerish ne nje dete qe vazhdimisht eshte i trazuar, nuk eshte shaka.

Ne dekadat e fundit po ndodh dicka e madhe ne skenen politike shqiptare ne pergjithsi, po zhvillohen procese qe jane ekujvalente me dallget e detit te trazuar ku reziku eshte shume i madhe per permbytje duke mos mund te parashikohet sa do zgjas ky trazim!?

Nuk do te doja ne kete rast qe kete ta shendroj ne analize shume serioze sic eshte e nevojshme ne fakt, por thjesht do ta mbylli me kerkesen, per seriozitet maksimal, korigjim te qellimeve, retorik te pjekur dhe maturi konform moshes, qellimit deklarativ dhe nevojes reale qe populli yne ka nevoj ne keto momente.

Pa spektakel dhe atrakcion momental per hire te efektit populist, me retorik maturije, me njohuri adekuate dhe me vullnet te forte qe vetem dhe vetem te behet mire per te gjithe. E kunderta do ta çoj ne perfundim jo dinjitoz cdo kend qe kete nuk e ka parasysh, e kete sinqerisht nuk ia deshiroj askujt!


No comments:

FIFA