9/29/2022

pirolla

Nje gje e kam kuptuar pas moteve, e qe me siguri vjene vetem si pasoj e pervojes, se, kauzat qe i shiten botes si kauza te medha thuajse asnjehere nuk gjejn aplikim, apo me sakt, nuk duhet te gjejn aplikim lokal. Qe praktikisht do te thote, se, kauzat e medha jane te parendesishme, apo duhet te jene te pa rendesishme per njeriun qe jeton diku ne "skaj te botes".

Prandaj njeri i zakonshem, duhete te behet i jashtezakonshem dhe mos merzite fare per kauzat, agjendat, betejat, krizat, normat, dogmat, politikat, çeshtjet e medha qe ndodhin diku ne bote.

Nuk u deshka te merzitet fare cka ndodhen atje diku large sepse defacto sun bej asgje, pervec te kompromitoj rahatin qe menzi e siguron ne strofullen ku jeton ai me familjen dhe komunitetin, apo edhe sfidat qe ka aty.

Prandaj kauzat, si per shemdull sot: "te drejtat e grave ne Iran", si, "mobilizimi ne Rusi", "kriza kjo apo ajo", "te drejtat e kesaj apo asaj kategorije", do te perfundojn si "lufta ne Siri" dje, apo "Fitorja e Mursit dhe puçi i Sisit ne Egjipt", apo si "pamdemija" apo "shkolla fillore ose shkolla e mesme", pra te gjitha do te ngelin vetem nje kujtim ndersa nese mersitesh, shqetesimin do ta keshe real po edhe vuajtjet e ati shqetesimi mund ti perjetojsh ne te vertet.

Nenekuotohet se kjo bindje krijohet konform pervojes dhe perceptimit, ne vecanti ne kategorin e njerezve qe i njohin ceshtjet, sepse kategoria qe nuk "eshte e informuar" moti e ka kry kete pune, atyre nuk ua ndin fare per asgje, ai edhe sot bon TikTok live pa problem, ai moti, ka be darsem edhe kur ka pas lufte, ka bo shpi pallat edhe kur vellai ose motra ka jetu ne kasoll, as qe e lexon kete tekst, se moti ai nuk lexon sende pa lidhje, ai rron momentin, i kenaqet salltanatit, bone qefe, moti e çellon veteveten! Pirolla!

No comments:

FIFA