9/03/2022

ai vaket

Sot pas nje kohe te gjate e bleva gazete, qe te lexoj nga gazeta, duke pí kafenen e mengjesit. E mora gazeten 'Koha' dhe fillova ta shfletoj! I lexova tituj, edhe menjehere u "hupa" ne mendime, dhe e mora telefonin te shkruaj.

Natyrshem te paren gje qe e mendova, ishte, "nuk eshte me si parpara"!? Edhe mu kujtua ajo jeta studentore kur per cdo dite, resht, cdo mengjes e bleja gazeten Fakti, qe nga numri i pare, dhe gazeten Dnevnik! Here pas here ne faza te ndryshme gazeten Flaka, Vest, Vecer, Nova Makedonija, ne faza te ndryshme, gazeten KOHA Ditore, Rilindjen, Bujkun e te tjerat, por sot, specifikisht mu kujtua "rituali" qe praktikoja per dy-tre vite rresht.

Cdo dite te lume ne mengjes heret, per gjysem ore minimum deri nje ore, para se te shkoj ne Fakultet, me kafe, lexoja gazetat dhe pastaj e merrja diten perpara.

Kjo duhet me lehte te kuptohet nga ata qe e kujtojn kete kohe, periudhen e viteve 1995 - 1999, pas asaj gjerat moren kahje tjeter qe duhej edhe neve ndjekur ate kahje domosdoseshmerisht.

Pra lehte nenkuptohet, nuk ishte koha e smart telefonave, ishte kohe e betejave te koncepteve politike, ideologjike, koha e informimit po edhe propagandes, koha qe "solli" luften e Kosoves dhe rjedhimisht ishta koha qe solli Luften ne Maqedoni.

Me kujtohet, nje incident, anegdote do te thoja, kur ne nje rast duke lexuar gazetat si zakonisht, me afrohet nje i njohur, dhe disi me nje zë iritues dhe me ironi me thot, "... pse e ke marre `ДНЕВНИК` - un!?" E pash, edhe, sa me buzeqeshje, aq me bindje, i thash: " ...per ta kuptoj cka mendon armiku per mú!!!"

Edhe tani nga distanca kur e mendoj, mund ta them, se ajo pergjigje qe dhashe ne ate moment, si duket, pa vetedije por pashmangeshem ka patur shume ndikim ne percaktimin e veprimeve te mija te me vonshme, se sa mund ta kete ndikuar 'shokun' qe nuk foli asgje pas asaj pergjigjeje.

Eh, tani prap e them, "nuk eshte me si parpara"!? Ndryshe eshte, ama me mire.

No comments:

FIFA