9/18/2022

kendi n'qosh

Ka nje kohe qe nuk isha ulur te kendini preferuar ne Picasso, dhe me ate mu kujtua qe nuk kisha shkruar dicka konkrete per Picasson edhe pse ne ndonje shkrim, tek-tyk kam sjell ambientin ne kontekst sepse aty i kam shkruar nje numer te madhe te piKpamje-ve qe ndoshta i keni lexuar.

Besoj nenkuptohet leht se nuk behet fjale per artistin figurativ Pablo Picasso por, per ata qe jane jashte Gostivarit, bohet fjal per kafeterin Picasso, qe e kame frekuentuar rregullisht ne 15 vitet e fundit.

Prej te Picasso une ne vete mbaj shume kujtime, shume momente te ndara me miq, shume e shume biseda, disa vendime, plot shkrime, qindra litra kafe, plot te njohur, analiza politike, takime me profile te ndryshme, mendime filozofike, momente te tymosur nga duhanxhit kryeneq, aq shume kujtime, sa qe nuk do ishte e veshtire te shkruhet nje liber me ato momente. Madje deri sa e shkruaj kete, pyetem pse mos me e bó. Jam i bindur se ka shume cka me u shkrujt. 

Picasso, ky kend ne qosh te qytetit, vend nga ku plote njerez kand ngren buken, edhe literalisht edhe metaforikisht. Vend qe shume te rinje moren pervojen e pare si kamarier, pronar serioz, besnik ndaj klientit, vend kur etika dhe morali i tyre shkrihet me sjelljen e klientit duke krijuar ambient dinjitoz per te gjithe.

Per 15 vjet jam ndjejt si ne shtepin time, i vetedishem se ndoshta u shkoj ne nerva edhe kamarierve edhe pronarit, por, as njehere nuk e mbaj mend dikush te kete bere ndonje gjest qe une do duhej ta kuptoj ndryshem, per kete u jam mirenjohes plotesisht.

Ambient ku vjen ne shprehje, morali, sherbimi cilesor, kafeja e mir, ushqimi cilesor, biseda e kendeshme, ambienti i ngrohte kur eshte ftohet dhe freskija e mengjesit kur vershohet per cdo dite nga klientet qe ne oret e mengjesit.

Tani duke qene te kendini preferuar pas piKpamjes qe shkrujta, eshte koha te lexoj! Xhorxh Orvell!




No comments:

FIFA