Sa here lidhet dhe nderlidhet biseda e ngjajshme, e pa mundur eshte te konstatohet se kjo tani me eshte teme e neveritshme, pershkak se po na perseritet vazhdimisht.
Na perseritet vazhdimisht fakti, qe hajduti akuzon per vjedhje, tradhetari akuzon per tradheti, tirani akuzon per tirani, shuaresi i debatit kerkon debat, frikacaku akuzon tjetrin per munges trimerije e te tjera paradokse.
Duke harruar se keto kategori me veprimet e veta i kane kontribuar cdo te keqe qe sot ka detyruar qe shumkushe mos kete shpres ne kete vend, kane miniuar optimizmin elementar qe duhet ta kete njeriu qe te organizoj jete konform pritshmerive qe i korespondojn me moshen.
Prandaj, kush me te vertet deshiron mos ike nga ky vend, duhet kategorive te permendura me larte te ua tregoj vendin. Te distancohet nga ata, te ndeshkoj ata me vote kur vjen momenti, te permbahet edhe ne perkrahjen fiktive, p.sh. ne facebook, e lene me ne realitet, te, demostroj bindje ne vleren qe beson dhe te veproj konform asaj bindje.
Nese kjo behet fillimisht nga individi, nese ky veprim ka sinqeritetin si aure, nuk ka si ndryshe qe mos te behet veprim i cili pashmangeshem ndikimin do ta kete evident, dhe do ta sjell suksesin e deshiruar, qendrim dinjitoz ne vendlindje.
No comments:
Post a Comment