9/13/2022

era shtet

Tentimi i Albin Kurtit si Kryemister aktual i Kosoves qe te deshmoj ne praktik se cka eshte koncepti i shtetit, si funksionon shteti, cila eshte rendesia e shtetit, eshte nje hap shume serioz edhe i rendesishem per popullin shqiptare, ne vecanti ne perpjekjen qe ta shpetoj popullin shqiptar nga vete shqiptaret.

Sic mund te nenkuptohet ketyre diteve ne Kosove po ndodhen greva e punonjesve ne arsim, me kerkesen kryesore, rritjen e pagave per mesimdhenesi.

Me duhet te rezervohem qe te vlersoj nga distanca per motivet apo qellimet reale te greves. Edhe pse e kuptoj si te natyrshme te mbeshteten te gjitha kerkesat objektive te te gjitha kategorive, qe ne definicion angazhohen ne te miren publike te nje shoqerije.

Por ajo qe do te theksoja vecmas ketu, eshte deklarata e Kryemistrit sot pas takimeve me perfaqesuesit e grevisteve, kur thà: "Ata me mua janë sjellë, thua se buxheti i Kosovës është para e imja. Ato janë para të qytetarëve. Më thoshin na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmojë privatisht. Unë jam kryeministër. Ka kaluar koha kur kryeministrat bëhen vëllezër..."! 

Kjo deklarat eshte nje nivel tjeter i berjes politik ne trevat shqiptare. Nje anti bajraktarizem, nje anti nepotizem, nje shembje e veprimit me hater, nje perpjekje per demostrim praktik i regullimit te shtetit mbi organizimin e modelit te Republikes, nje grusht hundeve njerezve me ambicje dhe apetite personale etj.

E di, Kryeministri mund ta kete edhe gabim, mund mos jete edhe i sinqert ne raport me kete cfar e thot, por edhe mund te jete i sinqert, sidoqoft, ngelen fakti se nese duhet Kosova te jete shtete me nam dhe nishan, ajo behet vetem nese politika, Kryeministri dhe i gjithe sherbimi publike keshtu e sheh dhe e trajton kete shtet. Per ndryshem, ska ndryshe!

No comments:

FIFA