Ofendohej njeriu, shahej familja, poshtrohej xhinsi, ngrihej dora apo shàti ndaj njeri tjetri: "...ma ke zón rendin", "...ma ke dajt vijen", "... ti mú k'shtu, un ta bej ashtu!!!?", e sa e sa marezira qe karakterizuan njerez e njerez e poshtruan familje e fise ne te kaluaren.
Per kete qe rikujtoj nenkuptohet qe shumcka e bazoj ne kujtime te bazuara ne raste te verteta, raste qe besoj jane shume te ngjajshme me raste ne vende dhe kohera tjera por me personazhe te ndryshem.
Raste qe besoj kane fatin e njejte tragjik, keta njerez sot nuk jane mó, por mbarrja dhe emri i keq u ka ngelur, raste qe shkaktuan veprime qe me pastaj lane pasoja per nderin e gjeneratave te ardheshme, edhe me keq, jane bere sebep qe gjeneratat e ardheshme ta paguajn brez pas brezi, u lane ne trashigjimi fatin e keq, nderin e brisht, ftyren e nxime, u lane mallkimin e atyre qe u eshte bere padrejtesi.
Por sot nuk duhet te jete keshtu edhe me tutje, sot neve dím me shume, kemi guxim me te arsyeshem, tentojm te gjykojm drejt, shohim me larg. Mos e lejojm qe ngjarje te ketilla te perseriten, te mos perfundojm ne humnerat e mllefit dhe zilis, sepse aty vetem shkaterrimi lulezon e deshprimi ngelen trashigimi.
No comments:
Post a Comment