Por ajo qe me beri te reflektoj ne ate moment, ishte se dera e hyrje ishte e hapur sepse nena punonte dicka jashte dhe femijet rrotulloheshin aty pari. Sic ben vaki ne trafik, mu desht te ndalem per pak sekonda, me cka spontanisht e ktheva koken dhe pash brendin e obirit.
E para gje qe me beri pershtypje ishte kroj, çeshmeja, qe ishte aty me afer deres, instiktivisht per fraksion sekondi pash femijet, ishin te paster, te lame, edhe zonja po ashtu!
Pas pak vazhdova rrugen, por vazhdova te reflektoj per pak caste. Fillova me paragjykimin, apo me sakte me romantizimin e situates, disi me nje ngrohtesi dhe me nje simpati per nenen, e cila dukshem femijet i mbante te pastert, me siguri jetonte aty me perplot kufizime, por te paster, gjysmen e besimit e kishte plotesuar.
Ai vend ku gjindet shtepija eshte rrethuar nga shtepija te larta te cilat e ngulfatnin ate shtepize qe me obor nuk eshte hic ne shume 40-50 m², ai vend gjendet ne "mes" Gostivarit dhe me siguri gjysma e qyteteareve e parakolojn ate vend pa mos ia hudhur syte asnjehere.
Po cka se edhe nuk ia hudhin syte, ata vazjdojn te jetojn jeten e vete me sfidat dhe komoditetin e tyre sado qe i kufizuar te jete nga pikpamja hapsinore ai komoditet. Me siguri per nga natyra i kane sfidat e ndryshme, por pa dyshim hic me shume se sa sfidat qe ti sjell luksi me vete.
Pervec paragjykimeve dhe romantizimeve tjera qe bera ne lidhje me cka ndodhen pas mureve te atij obori dhe asaj shtepije, pas disa minutave deri te obligimi i radhes qe me doli perpara, perfundova duke u lutur qe ajo familje qofte e lumtur ashtu sic e mendova me ciltersi per ata, me shendet dhe rrisk te hajrit per ata femije dhe ata prinder.
No comments:
Post a Comment