9/01/2022

si Linkolni

Urime gjithe prinderve qe per here te pare e dergojn nje femije ne klase te pare! 🤲

Uroj sa me pake ti stresoni femijet me pritshmerite dhe qefet e juaja. Duke tentuar ti veshni juve si u pelqen e jo ata si do ndjehen mire, ndihmoni ti bejn detyrat mos i leni vete, mesoni gjera edhe leni le mesojn sende prej telefoni, mos pritni mesuesi/apo mesuesja te ua mesoj gjithe sendet, se edhe ai/ajo ka 100 mije halle edhe po te doje nuk do mundet!

E di, tash do ta keni obligim perdite ti dergoni dhe ti merrni nga obori shkolles, duke ndejt aty vere-dimer, se "ska siguri mó", ama mos i jepni zor, shumica e marrezive jane ne kokat tona, nuk eshte edhe aq keq, lironje zemren lironi femijet te kenaqen.

Prej sot do filloni te ua shihni hajrin prinderve, sepse ata do te u gjinden shume ne kete kohe. Tash do fillojn te ju shtohen edhe shpenzimet, nuk do tu dale koha, do te beni fesatë kur do harroni ta kryni obligimin qe u ka ra hise juve.

Kur do pritni te obori, femija juaj do tu duket me i bukuri, edhe tjereve ashtu do tu duket. Nenat do bejn grupe ne watts app ose viber, mjer ai babe qe do ti bjere hise te jete ne ata grupe.

Do fillojn njoftimet e para, miqesite e reja, muhabet plot, do kenaqi, eh, tek pastaj do tu kujtohet per femijet, kur do hypni n'vetur: "...si kalove zemër, ... si te duket msusja, ... me cilen ndejte!?" ...ama kot, ashtu si i keni ngjy kojshit!

Sidoqofte, kenaqi, boni cull hala, se tjeterkush ndor i ka, neve jemi ashtu per sebep, duani fort, ndihmoni, luti per ata. InshaAllah bohen te hajrit!





No comments:

FIFA