9/04/2022

memories

Sot ne
memories te facebook me doli perkujtimi te nje postimi qe e kisha bó para 10 viteve, me sakte ne vitin 2012, 4 shtator! Me beni te mendoj perseri.

Gjegjesisht kisha shkrujt me sa vijon: [ K'ti muhabetit të Peckos: "Eden den, sinko ova ke bide nivno...! une vetem i them: AMIN! ]! Kur e mendova, behet fjale per karikaturen qe ishte publikuar ne gazeten Dnevnik, nese nuk gaboj, e vizatuar tani me nga i ndjeri Darko Markovic apo sic nenshkruhej si Dar Mar.

Pra bohet fjal per nje ilustrim ku, Pecko, krye personazhi, nga distanca se bashku me djalin dhe te shoqen, shikojn se si nje familje shqiptare, verehet qarte nga veshja me plis, burri, gruja dhe gjashte femije i afrohen nje vandbanimi ku ne sfond ka xhami!

Ne vizatim pervec pamjes lexohet shprehimisht se si Pecko i thot djalit: "Nje dite, bir kjo do te jete e tyre ..! E mbaron me tre pika ku sic ngjane ne karikarura, e lene te nenkuptohet porosia, nga ku, ne kontekste nenkuptohet, ... do te jete e tyre Maqedonia!?

Atehere kesaj pune i kam thene Amin! Eshte kohe e mire, distance e mire kohore, nje dekade, qe te behet nje hesap, sa amini o bó kabull!?

Do te ishte teme e gjate sikur te benim me te vertet llogarit, ama me e bo kuturum hesapin, siç thot ai mixha: "mir ó puna, mire!" 

Gjysmen e qeverise e mban shqiptaret, opoziten e kemi stabile ne opozit, popullin e kemi ne gurbet, ska bir none qe i mba ketu me zor, Universitete ndertojm, shkolla kemi, diplomojm, tik-tokerat me te famshem i kemi prej Maqedonie e cka mos tjeter, ...apo!?

Ta shohim ku do dale pas 10, 20 viteve tjera, prandaj e shkruaj, qe ta keni e ta lexoni, e ta krahasoni ju pastaj!

No comments:

FIFA