5/10/2022

Wiene 1862

Duke pí kafen me sabah, me ate koinçidencen jo te rastesishme tek filxhani me rà ne sy mbishkrimi Wiene 1862, dhe si me "makine kohore" per nje cast shkon ne Viene, Austri.

Fillon kujton momente kur para disa viteve pata rastin te jeme ne nje vizite studimore, dhe si zakonisht edhe atehere hyne ne filmin e turistit per pak kohe.

Me kujtuan ato shetitjet ne rrugent e gjera, ndertesat e medha, mu kujtua rasti kur shikoja ata muret e gjere mbi 2 metre, thoja me vete, "jà, si ngrihet Perandori, si planifikohet dhe ndertohet civilizim, si ngelet ne histori, ...duke ndertuar ndertesa monumentale qe rezistojn shekuj"!

Duke qene se shetitjet i beja si pas qefit dhe duke pas pak kohe ne dispozicion, nuk eshte se mundja te organizoj me mire viziten turistike, por ajo cka pàsh ishte me shume se qe mund te imagjinoj njeri!

Nuk do doja te hy shume ne detale, por madheshtia, apo thene me atraktv, gjeneroziteti i shtruar ne hapsir dhe grandioziteti i ngritur ne lartesi ishte ajo qe shenonte monumentet dhe godinat!

Vec per shembull do ta permendi Pallatin Schonbrunn. Gjigante, monumental, histori, kultur dhe pasion ne vete. Vec hapsira e gjelbrimit ishte e shtrire ne siperfaqe sa nje qytet mesatar qe shtrihet ne Ballkan. 

Eshte gjith storje ne vete per te fole dhe shkruar, ajo qe quhet, dinasti, histori, mbreteri, kulture, art, muzik, arsim, shkence, etj. 



No comments:

FIFA