5/16/2022

tipike shqiptare

Duke e ndejt ne zyre me ra ne sy libri qe e kisha lexuar para disa viteve. Nje udhepershkrim i dy turisteve anglez gjate udhetimit te tyre ne trojet shqiptare ne periudhen e vitit 1880. Libri mban autorsin e Edwar Frederick Knighte titull "SHQIPERIA - Rrefime nga udhetimi i fundit 1880".

Pershkirme interesant gjenden aty brenda, per sote meqe e mora dhe e shfetoja per pak, hasa ne shenimet qe kisha evidentar tek ngjitset anash, ku pervec tjerave kisha evidentuar momentin e nje vizite tek nje shtepi ne Kastrat gjat nje udhetimi ku ishin ndalur per te buajtur, me sa vijon:

"Po binin hijet e nates ishte e pamundur te udhetoje mes erresires ne vende te tilla. Po Bulimbashi vazhdoi te na udhehiqte. Muzgu po binte i plote kur degjuam ate zhurmen e mirepritur per veshin e çdo shtegtari - lehjen e qenve. Udherrefyesi na i beri me shenje te zbrisnim. Nisem te zbrisnim nje te tatepjete kur befas u hap nje dere dhe nje vezullim drite na ra mbi syte e mjegulluar. Nje arnaut gjigand, me pushke ne dore, doli duke pare plot dyshim. E njohu menjehere shoqeruesin tone dhe e puthi plot miresi ne faqe.

Kur degjoi qe ishim angleze, miq te zotit Grin, na shtrengoi fort doren dhe na ftoi te hynim brenda.
- Mbramjamir. Mir s'erdht', - ishin pershendetjet qe degjuam sa hyme ne shtepi. Pastaj, sipas zakonit shqiptar, hoqem armet dhe ia dorezuam te zotit te shtepise (nje shenje besimi te miku kjo), i cili i vari ne mur bashke me te veten.

U ulem neper shilte prane zjarrit qe shndriste, kurse grate nga erdhen e na hoqen kepucet. Kjo m'u duk shume e çuditshme, mjaft interesante, nje skene qe na çonte shume larg Evropes dhe qyteterimit. Dhoma ishte e madhe, me gure te palatuar te cilet fusnin eren, çatia mbahej me trare te medhenj e te gdhendur trashesi muret, ashtu edhe çatia ishin nxire tymi. Dyshemeja ishte prej balte, zjarri me dru te trasha qe ndezur ne mes te saj kurse tymi e gjente rrugen per jashte nga te mundej. Si pasoje, gjithe mjedisi ishte i pakendshem dhe te digjte syte. Nuk kishte as llambe dhe as fener, por nje gjuhe e zbehte flake qe dridhej gjithandej dilte nga nje lloj kupe e hekurt e fiksuar mbi nje derrase prej se ciles shkelqenin e pikonin here pas here, pika rreshire. Muret ishin mbushur me arme qe sherbenin si te vetmet zbukurime. Disa kupa, nje kusi, nje tigan hekuri dhe nja dy ene te tjera plotesonin gjithe orendite. Kjo ishte shtepia e nje njeriu te madh, e nje kryetari fisi. Na thane qe ai vend quhej Kastrat. Ne ate kasolle jetonte nje familje mjaft e madhe, me disa burra e gra.

Prane zjarrit qe ulur germuq nje plake mjaft e moshuar, e cila nuk ia vinte fare veshin atyre qe thoshim, por tundte trupin sa para prapa dhe mermeriste me vete pa pushim.

Nje femije i vogel - ndoshta stersternipi i saj - gjymtyret energjike te te cilit benin kontrast te thelle me krahet e fishkur te plakes, i qe ulur prane. Plaka i perkedhelte here pas here koken, e vetmja shenje qe tregonte se ishte ende e vetedijshme per boten qe e rrethonte.
Te gjithe banoret e kasolles dukeshin mjaft te pashem. Lesli, qe eshte bere simbol i femijerise se bukur, duhet ta vizitonte patjeter Shqiperine. Besoj vertet se nuk mund te gjenden ne tere boten femije aq te bukur sa keta arnaute te vegjel. Veshjet vertet qe nuk i kane te mira. I fusin brenda nje thesi te leshte, me krahe e kembe prej po te njejtit materiali te trashe.

Jane teper originale Edhe me i vogli ka ate qendrimin krenar, te patrembur e te çliret te kesaj race te larte. Perballe erdhi e na qendroi nje djale i vogel, drejt ne kembe, me koken lart, me duart pas shpine. Na veshtroi nje cope here te gjate me syte e medhenj e te habitur, me nje buzeqeshje te mrekullueshme ne qoshet e buzeve, pastaj u afrua pa asnje ndrojtje te na keqyrte nga afer rrobat, te cilat me sa dukej ishin gje krejt e re per malesorin e vogel.

Darken e pergatiten shpejt. Bulimbashi kishte marre me vete disa biskota te embla dhe ca mish deleje, te cilen e preu ne copa te vogla dhe i futi ne nje hell. Nga pamja dukeshin si mish maceje, po kur u bene me piper, kripe dhe u poqen mire ne zjarr, u kthyen ne ca copa teper te shijshme qe do t'i kishte zili edhe gatuesi me i mire. I quanin me emrin qebab.
Sipas zakonit lindor, gruaja e te zotit te shtepise na hodhi uje te lanim duart me nje ibrik hekuri, pastaj nisem te hanim me duar ushqimin, qe e shoqeruam me nje raki te shkelqyer.

Gruaja e shtepise, me kalimin e kohes, na beri mjaft pershtypje. Ishte vertet shume e hijshme. Pamja nuk i qe prishur aspak nga puna e rende, si ndodh me shumicen e grave ne fshat, as nga ndenja kembekryq gjithe diten qe ua shtremberon kembet grave ne qytet. Rrinte kembezbathur, nuk i mbeshtillte shemtuar as kur dilte jashte shtepise, dhe dukej qe kishte kembe me forme te bukur. Fytyren e kishte vezake, me nuance ngjyre roze. Gojen te vogel dhe shume te bukur, por tipari qe binte me teper ne sy ishin syte te gjate, gati me forme bajameje, me nje pamje enderrimtare qe te joshte. Madhesia e tyre nuk kishte te bente fare me lyerjen artificiale me kena te bishtit te syve. E pa qe po na pelqente dhe dukej qe u ndje mire per kete. Qeshte dhe na shihte shpesh gjate mbremjes. Naten, kur gjithe banoret e dhomes u mbeshtollen me mbulesa dhe u shtrine ne forme rrethi rrotull zjarrit me kembet drejt tij, na solli disa shtroje dhe jasteke, duke na prekur mjaft kendshem me gishtat e saj delikatë.

- Beft' mir' mik, - ishin fjalët që na hidhte gjatë ngrënies mikpritësi ynë gazmor. Nguli këmbë që të pinim goxha raki. Edhe vetë nuk mbeti pas; më vjen keq ta them, por edhe arnautët deheshin me raste. Pas darkës, më erdhi një mendim i mirë. U ngrita, futa dorën në hejbet tona dhe nxora një shishe konjak që e kishim marrë në Shkodër. Kjo pije ishte një luks i madh dhe i pazakontë për arnautët. Nuk ma merrte mendja që miqtë tanë duhet ta kishin provuar ndonjëherë. Sa herë pinin nga një gllënjkë, thoshin:

- Rakia angleze, e mirë, e mirë. 
Më në fund, u shtrimë. U mbështollëm me mbulesa dhe, pavarësisht insekteve - tani nuk kishim pse ankoheshim prej tyre - fjetëm deri në mëngjes.

Na zgjoi bulimbashi. Zjarri qe ndezur përsëri, pimë kafen, shaluam kuajt, pimë nga një kupë në formë përshëndetjeje për t'u dhënë lamtumirën miqve dhe u nisëm."



No comments:

FIFA