5/12/2022

secret

Teme qe me sabah e diskutuam shume spontanisht ishte roli i disa figurave apo personaliteteve qe kane qene shume aktive ne veprimet e dekadave te fundit e qe kulminuan me luften ne Kosove dhe ne Maqedon 2001.

Ne vecanti, ngritja e dilemave e apo mos pasja e informatave te sakta se cka saktesisht ka ndodhur me fatin tragjik te atyre qe jane vrare ne rrethana misterioze gjate dhe pas luftes eshte nje debat sa i arsyeshem aq edhe pradoksal per ta diskutuar, sepse shume cka perfundon te jete shpekulim dhe hipoteze, perderisa gjate gjithe kohes qendron fakti se ata jane vrare.

Hipoteza e pare qe ngrihet eshte roli i atyre qe quhen "sherbimet sekrete"! Hapet debati si funksionoj keto organizata. Kerkohen motivet qe mund te shtyne te veprojn ata, si veproj ata, cilit i kane asetet ne teren dhe kesi lloj pyetje te ngjakshme kurioze.

Natyrisht duke qene me e arsyeshme, ne munges te fakteve, te gjithe perpiqen qe e gjithe biseda te jete hipotetike, kjo bene qe imagjinata te ngre hipoteza dhe dilema edhe me te cuditshme, me gjase edhe me te pa verteta, dhe ketu pastaj biseda behet edhe e pa arsyeshme.

Sidoqoft natyra dhe rrjedha e ketyre bisedave, pashmagshem vertetohet se ajo qe nje neve nuk e dime eshte me shume se ajo qe shume pak e dime ose pretendojmnsene dime.

Ajo qe edhe mund ta themi se eshte nje gje per konsiderate, eshte fakti se shumica e ketyre viktimave rezulton te jene te vrare ne rrethane misterioze, ne pabesi dhe me gjase me tradheti dhe jo si tradhetar.

No comments:

FIFA