5/13/2022

shadervani

Sot nje dite pune e planifikuar extra per nje detyre extra qe lidhet me nje projekt qe e kame ne rrjedhe disa vjet, edhe me siguri do vazhdoj edhe disa!? Por kjo nuk eshte teme per te cilen do te kisha shkruajtur tani per tani.

Ajo qe sot ishte moment qe me shkaktoj kenaqesi, emocion edhe inspirim, ishte kur mora edhe shkova tek xhamia per te falur Xhuman! Mu deshte te organizoj kohen qe te mbrri aty, jo shume heret as shume vone, me pershtatej te jeme aty diku 15 dakika para ores kur fillon falja e namazit. Ishte momenti kur arrita tek Xhamia, kur tek shadervani i Xhamise takova disa burra qe rrinin aty duke prite kohen.

Pranvera e hershme, moti i ngrohet, gjelbrimi i theksuar, ambient i bukur, ata qendronin aty bisedonin njeri me tjetrin dhe pritnin kohen. Meqe i binte se une isha mysafire ne ate moment, perderi sa afrohesha i pershendeta me selam, mú pergjigjen me selam, te gjith u ngriten ne kembe per te me deshiruar mireseardhje, ne ate moment sa u ndjeta mire aqe por edhe pak ne siklet sepse mu duke se ua prisha ate moment te kendeshem, per mua nje pamje perallerore!

Mu kujtua nje moment qe e kisha lexuar dikur tek nje roman, kur me nje skene, personazhi viziton nje Xhami fshati ku thuajse pershkruhet nje moment i ngjajshem tek shadervani.

Duke mos dashte ne ate moment, te pershkruaj ndjenjen "deja vu" qe pata, u mjaftova qe te shfaqi vetem dashuri te sinqet qe ndjejta per ata burra fisnik qe shumica ishin bashkemoshatare te babait time te ndjere (Allahu e meshirofete), disa edhe shoke te tij te rinise, duke i uruar qe te jene mire dhe shondoshe edhe shume kohe, duke u deshiruar te jene edhe shume gjate ne mesin tone, bashkarisht u ngritem qe te hyme ne Xhami deri sa filloj thirja per namaz, ezani!

No comments:

FIFA