5/09/2022

medioker

Kur e nisa 'postin' e pare ne kete blog paralajmerova me konstatimon, titullin, "dhe kjo noksan!?" I vetedishem para kohe se ketu do te shkruj per cka mos. Edhe ska se si te mos jete ashtu, e titullova 'piKpamje' duke e bere ne dije se shumcka qe do ta shprehi eshte piKpamje, kendveshtrim personal i fenomeneve, perjetimeve, dukurive, botekuptimeve etj.

Ne asnje rast nuk e pretendoj exlusivitet per asgje, as vertetesi dhe saktesi absolute, as nevoj per ndonje senzacionalizmin, asgje, kete hapsire e rezervoj vetem per te shprehur mendimin, qendrimin dhe piKpamjen mbi ate qe e nenvizoj si teme!

Kete e ritheksoj e para per ta rikujtuar veten dhe pastaj edhe gjitha ata qe per nje arsye apo tjeter, dicka u pengon.

E dime se mendjemadhsia dhe aroganca jane atribute qe jane qortuar si te tilla nese njeriu i thekson apo manifeston, ama si duket edhe modestia e tepert eshte atribut qe meriton qortim nese si efekt ansore sjell pasoja per ate qe behet modest vec se ka droje mos perflitet si arogant apo mendjemadh.

E lexova diku para disa diteve nje thenje ku thuhej: "Fundi i modestisë së tepërt është, të dëgjosh këshilla nga njerëz mediokër!" ...edhe nuk e di pse, por per nje qast me beni te mendoj thell, dhe pastaj kur gjith rretherrotull e veshtron, e shikon se si te kalojn ditet, me cka ballafaqohesh, cka degjon, kur i kupton ambicjet, kur ua sheh atributet, kur ua degjon arsyet, kur u nenshtrihesh kritikave dhe keshillave te tyre si bresheri pa kontrolle, kompleksohesh, bie viktim e tyre vetem pse druhesh dhe nuk don ti çojsh n'* at-hoc!

Prandja do duhet shtuar kujdesin qe mos me u be mendjemadh dhe arogant i pa cipe, ama as naiv qe leht mund shendrohesh ne viktime, e pastaj askush nuk ta zgjat doren e nuk ti hudhe syte, nese perfundon i nenshtruar.

No comments:

FIFA