5/20/2022

muhabet mbas darke

Muhabet mbas darke, i bie te jete ky shkrim, tekstualisht. Sa hengra darken, pas nje dite te lodhshme me pune! I lodhur por i plotesuar, me plote perjetime ditore, disa si perjetime te zakonshme e disa te jashtezakonshme.

Po "shfletoja" ne fejsbuk dhe instagram, dicka lexoja e dicka e kaloja ashtu shpejt. Dicka me bene pershtypje e shumecka jo! Sic eshte zakon para syve parakalojn fotografi e video, tekste (statusa) edhe reklama e cka mos tjeter.

Gjith diten pata vetem nje telefonat, edhe vetem nga dosti im. Nuk m'thirren njeri ne kohe te fundit, e dini, nuk eshte koha e zgjedhjeve, atehere nuk ndalen, por ndasht, nuk eshte se merzitem per ate pune mó.

Nje perjetim i jashtezakonshem me ndodhi sot pas namazit te Xhumase ne Verbgjan, tek sa dilja nga Xhamia, tek rruga posht, nese i kthen shpinen Xhamise i bije se shikon nga kiblja. Bash ne ate moment per nje caste perjetova nje flashback ku ne cast shikon ne distance dhe arrine ne Qabe per pak si zog shtegtar, duke u kthyer aty per aty ne katunde dhe reflekton per mrekullin, emocionin, meshiren, dashurin Hyjnore qe je aty ku je (ku do qofshe), je aty ne ate fshat malor reth 1500 metra lartesi mbi nivelin e detit, je aty ne vendin e lindjes, je aty dhe Allahu i Lartesuar aty, eshte Ai i njejti gjithkunde. Qfare meshire!?

Sigurt se nuk do te ishte interesant te shkruaj per punet qe kame bere, sepse jane pune qe i bej ne sinkron me ate qe e konsideroj filozofi jete dhe nje gje e tille do te ishte personale, qe mund per asgje dikujt tjeter mos ti hyne ne pune edhe pse ky ishte vetem nje muhabet mbas darke i qendisur ne tekst per ty dhe evetualisht ata qe do ta lexojn pas disa viteve ndoshta kur nuk do te jemi me!

No comments:

FIFA