5/31/2022

puntor/e

M'ka tregu nje "i joni" se kur kane qene nje here moti ne gjermani me do shok, "te puna ku punonim, me shume rrinim se punonim, vetem kur kalonte shefi, atehere i kapeshim punes me intezitet, edhe perhere shefi ishte i kenaqet dhe ishte i bindet se jemi shume puntor"!

Gjith kete tregim e tregonte ne kontekst te bisedes se "ne realitet jemi shume me pake puntor se sa qe tregohemi, jemi bajagi manipulator dhe mashtrues, trikaxhi dhe hilexhi ne pune"!!! ,"... shú t'ja lagim"!?

Kete konstatim e besoj deri diku por as se si te plote! Une ndaj bindjen se ne mase te madhe jemi puntore, punes ia japim hakun! Angazhohemi tek puna per aq sa e kemi motivin. Ndonjeher ai motiv nuk zgjat shume, ndonjeher paga nuk korespondon, ndonjehere njerze nuk u intereson, me ate edhe sikur kur skemi kush na lavdron, nuk shkon. Ndonjehere mjetet nuk na dalin per punen qe duam bere dhe ashtu pastaj puna pergjysem na ngelen nje kohe te gjate, etj. Por as sesi se nuk jemi puntore.

Pastaj, dhe kur ndoshta bejem ndonje pune jo e mire, apo me pak e ndershme, edhe ajo nuk ó se nuk ó pune!? Pune e madhe dhe agazhim i madhe dó me bó nje pune sherri, hilje, mashtrimi e te tjera, bile me shume angazhim, stres dhe mund dó, vec se nuk eshte pune e hajrit ajo dihet.

Prandaj ajo lutja e hershme, ndoshta e para qe na kane mesuar prinderit arabisht per neve shqiptaret ka qene jetike qe ia kemi dale, besoj shumica e dine, kur lutemi n'sabah: "Rabi jesir, ue la tu esir, Rabi temimi, bil hajri. AminO Zot lehtesoje, mos e veshterso, Zot fundin, bene hajr. Amin ...edhe ja ku jemi pas 1 miljard viteve, si pasardhes te Pellazgeve dhe Ilireve!

No comments:

FIFA