5/27/2022

terbije

Kohe pas kohe, ndonjehere i inspiruar nga dicka qe lexoj ndonjeher nga ndonje video, film apo serial, e hasi sferen e edukimit, apo menyren e shkollimit sic njihet sot. Dihet nga tradita kur i jemi referuar kesa problematike me teper e kemi trajtuar si çeshtje e edukimit, edukates apo terbijes.

Shkollimi formal sic njihet sot, nuk ka dyshim se e ka luftuar dhe ka ndikuar ne zvoglimin e analfebetizmit nder vite edhe ne vende te ndryshme, gjithashtu nuk ka dyshim se mesues te ndryshem kane sherbyer si inspirim per gjenerata te ndryshme, por edhe kunderta, shume mesues dhe sisteme te ndryshme kane e neperkembur vlera dhe kane shuar shpresa dhe talenete tek shume te rinje dhe te reja.

Sikur vitet e fundit kam filluar te mendoj se forma klasike e edukimit do te bente me shume dobi. Ajo kohe kur nxenesi shkonte tek mesuesi edhe merrte dituri, nxinte njohuri dhe si rrjedhoj pasi qe te formohej me kalimin kohes conte perpara amanetin, moralin, zanatin, vleren e mesuesit dhe me ate shperndante dhe shumonte pasardhes te ngjajshem, pasardhes te vleres, dijes, edukates, princit, etikes, moralit etj.

Edhe pse e di se kjo ne rastin me te mire do te ishte nje tendenc e romantizimit te nje metode qe eshte nga nje e kaluar e larget, si Akademia Platonit, apo nje Gimnaziumi i Aristotelit, apo "shkollat" e Rumit e te tjera, por sido qe te kosidehohet, fakti qe po egziston nje brenge se sot dicka nuk shkon sic duhet me sistemin arsimor modern, krahasimi me te kaluaren dhe kerkimi i "propozim" zgjidhjes alternative behet imperative.

Shoqeri te ndryshme si alternative kane lejur "shkollimin ne shtepi" apo "home schooling" ndersa disa tejera thuajse kane ndertuar sistem paralel te shkollimi, duke derguar fmijet ne kurse dhe programe specliale ne shkenca te ndryshme dhe edukim fetar me qellim te edukimit te mirefillte te gjeneratave te reja.

Natyrshem nenkuptohet se nuk do te ishte aspak e lehte te propozohet dhe te veprohet sot per neser me veprim konkret, por kjo nuk do te justifikonte qendrimin neutral dhe pasive karshi kesja sfere nese jo afat shkurt afat mesem po se po se duhet vepruar.

No comments:

FIFA