5/21/2022

çallam

Mbjellja e flokeve eshte bere trend ne vitet e fundit, per kete fakt besoj shumica jemi deshmitar dhe te gjithe kemi nga nje koment ne shumicen e rasteve pa krype e ndonje here tamam.

Ajo qe eshte sinjifikative eshte fakti qe shumica nga ata qe i qasen keti misioni jane ata qe sa po hyne ne "pushte" investimin e pare kapital e kane mbjelljen e flokeve.

Personalisht i kuptoj! Si i ri here pas here edhe mua me shqetsonte fenomeni i renjes se flokeve derisa filloj mos ëm behet vone tani mó. Por nuk e kuptoj naivitetin qe kete ta bejn bash kur marrin pozicion apo "pushtet"!?

Interpretimi i pare racional eshte se bash atehere bojn pare se u rritet rroga, ndoshta. Intepretimet tjera mund te jene: ateher kane takime edhe me se paku te duken heshem ne pamje nga jashte! Ose dón t'zone dashnore!?

Cila qe do qofte arsyja ata e bejn bile edhe nuk pyesin asnjo, pervec ndoshta mjekun ose motrat ne spital, "a dhemb!?" Edhe besoj se ne fillim e kane siklet deri sa rrine me koken lidhur edhe te rezervuar te dalin jashte, pastaj kadal dal mesohen dhe shkoj edhe i fshine fotot e hershme.

Nje gje eshte e sigurt, diktohet! Hic nuk u ngjajn, vazhdojn te jene te njejtet ne karakter pervec se tani me deshmi se jane njerez pa vetebesim, garant shfalerkat nuk shkoj me ata pse jane te heshem nga mbrenda duke e dite se jane feke jashte, fillojn e shtoj n'peshe, dhembet i kane artificial gjuthashtu, fillojn dhe mbajn distancen dhe kerkojn vazhdimisht te forografohen nga larg, pa closeup se tullusum! Edhe shesin mend pastaj sa here dalin ne televizi, se direktor mó! DIS.

No comments:

FIFA