5/23/2022

rikthimi

Rikthimi i Sali Berishes ne krye te Pratise Demokratike ne Shqiperi eshte nje ngjarje historike ne te gjitha kontekstet. Nuk besoj se eshte dicka e lavdishme, sidomos kur kemi parasyshe periudhen dhe ngjarjet qe paraprine epilogut te mbremshem, gjegjesisht zgjedhjes, rizgjedhjes te z. Berisha.

E quajta historike thjeshte vec se me duket se po perseritet, apo mua me duket se perjetoj ne kohe rale epizodet e historise qe kane shenuar rivalitetin e personaliteteve te ndryshme, p.sh. Esat Pasha and Co., Zogu - Noli - Konica, Enveri - Memedi Shehu & Co., Nano - Rama, Berisha Basha edhe shume te tjere, pra kot, vec per shembull i mora, pra te gjithe dime dicka per keto rivalitete, per intrigat qe kane ngjare mes tyre, per pasojat fatale qe kane ardhur ne fund, e te tjera.

E degjova fjalimi e Doktorit pas shpalljes se rezultateve. Besoj si proces ka qene gjith legjitim, besoj fitoren brenda PD-se e ka pase te merituar. I besoj kur tha se: "rinia shqiptare eshte e mrekullueshme", ishte kjo fjale e madhe, e besova plotesisht!

Vec me lindi nje dileme, apo nje e pà njohur shume e madhe, sinqerishte! Cfar mrekullie duhet te jete ne realitet kur nje rini e nje populli mund te jete e entuziazmuar qe per udheheqes te kerkoj nje njeri ne nje moshe te shtyme, i konsumuar ne ide besoj, edhe pse paste jete me shendet edhe shume vite tjera, por politikisht Ai absolutisht nuk ka cka te sjelln si individ, madje ndoshta si skuader, te cilen akoma nuk e njohim edhe aq, por qe me siguri nuk mund te jete e pikur nga qielli ajo skuader!?

Prandaj edhe e shkruajta mbrem ne status, "kete ngjarje duhet me e marre me optimizem, per asgje tjeter, vec se nuk ia vlene me u stresu exstra", se gjigjcka ketu eshte nje mrekulli paradoksale.

No comments:

FIFA