Edhe pse ai qe agjeron me bindje nuk eshte se i bohet vone se cka bejn tjerit, aq me pak se mashtrohen nese dikush rrejshem paraqitet si i devitshem, ne fakt ajo qe i tradheton eshte fakti se shiten shume "te devotshem" per te qene ne te vertet si te tille ne momente te caktuar, prandaj, me perfundimin e Ramazanit, te gjithe palet jane te gezuar per Bajram, njera pale e feston faktin qe me sukses e mbaroj misionin e nje ibadeti qe e identifikon per ate qe eshte, ndersa pala tjeter feston per mbarimin nje misioni te pamundeshem te kamuflimit te te qenurit ashtu sic nuk eshte.
Kjo na sjell tek momenti i nevojshem qe te urojm te dy palet qe te Gezojn Bajramin duke deshiruar qe vitin e ardheshem te gjithe se bashku te perjetojn momentet sa me shume me devotshmeri, besnikri, guxime dhe krenari e sa me pake me hipokrizi, qyqarllek dhe demagogji.
Tani me, vendet e ndejeve, kafet e restoranet, edhe gjate dites do te vizitohen, do te vazhdohet me avzanin e vjeter, do te ritakohen njerzit te cilet per nje muaj nuk mund ti takoje as ne kafe as ne Xhami, do te rihapen tema e politikes ditore, meqe do zgidhen shejtanet, do filloj fitnja edhe mizivirlleku, do perfolen emrat per kandidat per Kryetar Dege, Kryetari i Komunes, Deputeti e Ministri, Drejtori e zv.Drejrori, Arsimtari e Profesori, Hajni e Puntori, i drejti e fajtori, e tj. e tj.
Sot do te sherbehet bakllava, do hahet si zakonisht teper, n'aksham gjith do ankohen se "e teprova pak", ama kot vec per ta thone si muhabet, duke e zgjat pirunin per ta marr koken e fundit te sheqerpares, "mò fuget"!!!
No comments:
Post a Comment