Gjithmon jam ndjer inferior para cilit do emer i pervetshen qe mba epitetin 'deshmor'! Kur ka ardhur rasti te permenden familjet e tera qe kane dhene jeten per liri, aty as qe kam mund te gjej fjale per te pershkruar ate sakrific, per vec te konfirmoj lutjen qe "lavdia e kesaj bote qoft per ata, e Xhenneti ne boten tjeter.
E di se ne dakadat e fundit jane hapur polemika pa lidhe mbi menyren e shenimit te evenimenteve kur perkujtohen deshmoret, ama kote, jeta na solli momente ku shoke tane, familjar, bashkombas, te jene pjese e ngjarjeve historike, qoft ne Kosove qoft ne Maqedoni, dhe se bashkendjenja beri qe keto polemika te zbehen, sakrifica sublime per idealin e lirise, dashuria ndaj atedheut, mos kursimi i asgjeje, as i jetes, zhbeni cfardolloj skepticizmi dhe se tani me te gjith (besoj) pa perjashtim jemi mirenjohes i kesaj sakrifice.
Te gjithe (besoj) jemi te vetedishem, se cfardolloj progresi, avancimi, mundesije qe kemi sot per te vepruar dhe kontribuar ne liri, eshte pa fijene dyshimit MERITË E DËSHMOREVE TË KOMBIT!
Prandaj, siç e kam shkruatur edhe ne heret, perkujtimi per ata eshte gjeja me e vogel dhe e perkufizuar ne data te cakruar, ndersa AMANETI eshte çeshtje e madhe qe duhet ruajtur dhe lene trashigime per gjithmone!
No comments:
Post a Comment