5/07/2022

dunaxhi/ca

Mu kujtua se para dy apo tre viteve ne facebook e nisa nje kampanje "no smoking" (stop duhanin)! Aso kohe filloj gjith spontanisht ne shenje revolte ndaj konsumit pa kontroll te cigares ne ambiente te mbyllura nga individe qe çallamiten kur pín cigare!

Kampanja ne fakt ishte me shume se kaqe. Me kujtohet per cdo dite publikoja fotografi te ndryshme qe ishin, apo jane akoma pjes e kampanjave anti duhan. Me permbajtje eksplicite qe specifikojn demin fatal qe shkakton duhani, me mbishkrime te qarta qortojn per rezikun dhe pasojat, me imazhe trishtuese per efektet ansore etj.

Reagimet ishin te ndryshme, qe nga ato mesazhe sensibilizuese deri te ato ironike edhe cinike! Me kujtohen raste kur ndonje mike ne raste te caktuar permbahej te kalle cigaren si konsiderate ndaj meje, dhe gjithashtu me kujtohet rast kur me vinte mik te shpia mysafir edhe kerkonte taketuke edhe e kallte cigare duke mu qeshur ne ftyr "mistiqil" e me ironi se "ta dhej une kampnanjen tëj!"

Per efektin e kampanjes nuk mund te flas sepse nuk kam bere asnje matje, por shpresoj qe nje insivid te kete qelluar e si rrjedhoj ka marre vendimin qe te largohet prej cigares, do ta konsideroja te sukseseshme dhe do ti beja hallall te gjitha.

Une akoma vazhdoj te shoqerohem me shoke qe e pin duhanin, edhe kur vine te shpia mysafir nese jane duhaxhi ua nxjeri taketuken, por cigare nuk u ofroj! 

Nuk e fshehi se cigarja me iriton, me iritojn edhe disa duhanxhi mos perfilles sidomos kur demtojn tjeret reth vetes, ...edhe veten, sidomos kur çallamiten, e ne vecati me iritojn ato femra qe jane dunaxhica, e kur nuk u behet vone se ne raste te caktuara jane te vetmet qe pine duhan kur rrethe e rrotull askush nuk pí!

E di se ky ves i keq nuk ndalet, pavarsisht kampanjave, e di se çallmi edhe intati do rriten per inate te njerezve si une, sepse shejtani ka premtu se do te bej çmos qe birin e Ademit ta lajthit, do ta bej te vuaj, qe te humb kete bote edhe boten tjeter. Rujana Zot!

No comments:

FIFA