Ajo qe do te doja te vecoja si iteresant jane komponentat qe karakterizojn seancat gjyqsore nga ku mund edhe te mesohet shume gjera, ne vecanti na ajo si komunikon: Gjyqtarja, Avokatet, Akuzuesi, e Akuzuara, deshmitaret, juria dhe publiku!
Problematika eshte ceshtje personale e dy aktoreve, ku Xhoni Dep akuzon Amber Herd se e njejta ka publikuar tekst ne Washington Post ku akozon Xhoni Dep se "ka perdor dhune familjare", qe si rrjedhoj ka kompromituar aktorin dhe si pasoj ai ka humbur reputacionin dhe rolin ne filmin "Pirates of the Caribbean"!
Seancat jane te hapura, duke shkuar Live ne You Tube ne kohe reale, deshimit jane publike dhe perplot detale intime, video dhe audio matriale qe shperfaqin prapaskenen qe paraqesin jeten reale perplot momente te neveritshme dhe te trishte kur degjohen apo shikohen "deshmite"!
Jete dinamike, e shthurun, perplot alkohol, droge, tradheti, dhune psikologjike edhe fizike, glamur, miq dhe armiq, dashuri dhe urejtje, egoizem, interes, etj.
Publiku online eshte i ndare, i gjith eventi ndiqet me tifozllek, pro at contra. Deri me sot eshte degjuar verisoni i Xhoni Dep dhe deshimitreve te ndryshem, prej sot degjohet Amber Herd, te gjithe presin ndonje twist (kthjese) ne gjith naracionin.
Beteja e avokteve eshte interesant, te gjithe jane ne nivelin e detyre per klientin e tyre. Gjithashtu beteja e PR ekipeve ne prapaskene qe menaxhon impaktin publik qe shkaktohet per reputacionin e aktoreve ne media eshte ne storje ne vete.
Shkurt, i gjith ky event nese ndiqet nga kendeveshtrimi qe te kuptohet dicka me teper nga "bota" e show-bizit, bota e interesit, por edhe nga bota e sistemit formal juridik ne Amerike, apo me sakt ne Hollywood, ky rast eshte nje mundesi e mir qe te mesohet ne menyre te drejtepersedrejti pa ndermjetsim, apo interpretim te ndonje pale te trete. Te gjithe jane ne pritje te epilogut final.
No comments:
Post a Comment