Ne jeten time kam arritur te njoh disa burra, student dhe studente qe jane nga Sllupçani. Njerez te jashtezakonshem, guximtar dhe intelegjent, trima intelektual. Tamam te denje per epitetet qe u nvishen pas sakrifices se madhe. Lavdi per juve deshmor dhe trima dhe trimnesha te gjalle.
Cdo ndonje insistim tjeter per te glorifikuar apo vetem per te pershkruar bindjet qe kam per momentin, kam droje mos i humbi vleren reale dashurise dhe respektit qe ndjej ndaj Sllupçanit dhe Sllupcanasve, prandja do ta permbylli me lutje per mirqenje, lavdi, dhe prosperitet te tyre si shembull per mbar popullin tone.
Le te jete, permbushja e amanetit te deshmoreve dhe perkujdesja ndaj trashigimtareve te tyre objektivi i perhershem i cdokujt qe do te jete ne pozite ku mund te bejn nje gje te tille. Eshte gjeja me e vogel qe mund ta bejm per ata, qe ne fakt nuk krahasohet me ate qe e bene ata per neve. Amanet!
No comments:
Post a Comment