5/26/2022

bolla

Sot pàsh nje bolle, tek vendi qe punoja. Per pak u largova dhe pasi qe u ktheva pas 10 minutave aty qendronte bolla. Ishte e re, dukej qart se ishte e njome, nuk e kishte madhesin e plote sic arrine ta kene ne fazen e pjekurise se tyre.

Duhet nenkuptuar se aspak nuk di per kete kategori te zvaranikeve. Vetem mbaj mend nga femirija se bollat nuk jane konsideruar te rezikshmen si gjarperit, por as nuk jane pare me simpati. Me kujtohet bisedonin asokohe, se si "filan lopen e ka pí bolla", "cdo shtepi ka nje bolle", e te ngjajshme thash e theme!

Ne vitet e fundit thujase per cdo vite kam zatek me se paku nje bolle. Thujase ne te gjithe rastet "takimi" ka ngjare ne nje distance me e vogel se nje meter, por ne asnje rast nuk kam hase ne agresivitet nga ana e bolles, perkundrazi reagimi i tyre ka qene me panik, nese mund ta definoj keshtu.

Edhe sote keshtu ndodhi, interesat, sa po e hetoj qe isha aty, per pak sekonda u ndal, sikur me shikoj dhe ne cast iku dhe e futi koken tek guret, por me beni pershtypje se nuk e hoqi te gjithe trupin qe ta fsheh, sikur u mjaftua qe mos e shikoj cka mund ti ndodh, dhe pastaj pasi u "sigurua" se nuk e kam nijet ta demtoj, ngadal u zvarit dhe iku nuk e di ku!

Per asnje moment nuk me shkoj mendja ta lendoj edhe pse aty duhej te vazhdoj te qendroja per ta kry punen qe pata nise, mjaftoj qe te bej "zhurmen" me levizjen e gureve qe duhej ti ndihmoj bolles qe ta kuptoj se aty nuk duhet te rri me gjate, dhe psa ati momenti nuk e pásh me!

Nje pyetje me qarkullonte ne koke per nje kohe pas keti rasti! Sa njeriu mund te jetoj ne harmoni me floren dhe faune qe e rrethon! Deri sa do te ishte e arsyeshme qe njeriu te intervenoj apo nderhyne ne ambient, cfar dobije mund ti sjell vete njeriut intevenimi apo mos intervenimi ne momente te caktuar!? Si duket, duhet urtesi dhe energji pozitive per me vazhdu me tutje!

No comments:

FIFA