5/24/2022

konsumerist

Me sabah me rá ne sy nje iformacion qe tregon per rritjen e madhe te profitit te marketeve me te njohura na Maqedonin e Veriut altualisht, qe ofrojn kryesisht sherbime dhe produkte elementare te kosumit ditore. Behej fjale per qarkullim te miliona eurove. Nuk u perpoqa aspak te mbaj mend shifrat, pershkak se mu duken relative, ashtu sic zakonisht perdoren statistikat per matje te ndryshme, por ajo qe me beni te mendoj dhe reflektoj esht qe ky fakt po deshmon edhe nje here se tani me formalisht ka edhe deshmi se jemi shoqeri eksluzivisht konsumeriste.

Me kete edhe mu kujtua ajo dilema qe shpesh here perdoret si anekdote kur pyesim njeri tjetrin: "A jetojm per te punuar apo punojme per te jetuar"? ... apo edhe konteksti tjeter "A ushqehemi te te jetojm ose jetojm qe te ushqehemi"!?

Sic duket koheve te fundit po deshmohet se po jetojm per te ushqehemi! Edhe pse thell ne mendjen nje zile me bene alarmin se kjo nuk ndodhe edhe aq nga qefi, por nga halli me shume. Ky realitet eshte edhe me i trisht nese eshte e vertet se vetem "jetojm qe te ushqehemi" pershkak se edhe kesaj i kemi definuar pergjigje, kur themi: "kur rrí n'shpi, vetem há, se skam cka bój!!!?". Do te thot se kur "vetem háme" se skemi cka bejm tjeter, jemi pasiv, jo kreativ, jemi n'zór, jemi n'hall!

Shume lehte mund te marrim me mend se ky trend nuk ndalet afat shkurt, pershkak se eshte ashiqare se keto jane efekte te planifikimeve dhe strategjive afat gjate. 

Eshte e leht e percepueshme se interesi dhe profiti jane shtytesit e shoqerise moderne, friga dhe instikti i mbijeteses kane qene instrumenti apo "arma" me te cilen eshte tentuar te influencohet masa dhe te kontrollohet opinioni dhe per pasoj tani me ky eshte efekti, vetem te háme qe te jetojm, te jetojm deri sa te vdesim.

No comments:

FIFA