5/31/2022

puntor/e

M'ka tregu nje "i joni" se kur kane qene nje here moti ne gjermani me do shok, "te puna ku punonim, me shume rrinim se punonim, vetem kur kalonte shefi, atehere i kapeshim punes me intezitet, edhe perhere shefi ishte i kenaqet dhe ishte i bindet se jemi shume puntor"!

Gjith kete tregim e tregonte ne kontekst te bisedes se "ne realitet jemi shume me pake puntor se sa qe tregohemi, jemi bajagi manipulator dhe mashtrues, trikaxhi dhe hilexhi ne pune"!!! ,"... shú t'ja lagim"!?

Kete konstatim e besoj deri diku por as se si te plote! Une ndaj bindjen se ne mase te madhe jemi puntore, punes ia japim hakun! Angazhohemi tek puna per aq sa e kemi motivin. Ndonjeher ai motiv nuk zgjat shume, ndonjeher paga nuk korespondon, ndonjehere njerze nuk u intereson, me ate edhe sikur kur skemi kush na lavdron, nuk shkon. Ndonjehere mjetet nuk na dalin per punen qe duam bere dhe ashtu pastaj puna pergjysem na ngelen nje kohe te gjate, etj. Por as sesi se nuk jemi puntore.

Pastaj, dhe kur ndoshta bejem ndonje pune jo e mire, apo me pak e ndershme, edhe ajo nuk ó se nuk ó pune!? Pune e madhe dhe agazhim i madhe dó me bó nje pune sherri, hilje, mashtrimi e te tjera, bile me shume angazhim, stres dhe mund dó, vec se nuk eshte pune e hajrit ajo dihet.

Prandaj ajo lutja e hershme, ndoshta e para qe na kane mesuar prinderit arabisht per neve shqiptaret ka qene jetike qe ia kemi dale, besoj shumica e dine, kur lutemi n'sabah: "Rabi jesir, ue la tu esir, Rabi temimi, bil hajri. AminO Zot lehtesoje, mos e veshterso, Zot fundin, bene hajr. Amin ...edhe ja ku jemi pas 1 miljard viteve, si pasardhes te Pellazgeve dhe Ilireve!

5/30/2022

autobus trip

Me siguri keni pá diku ndonje foto te ndonje aktori, politikani apo ndonje figur publike tjeter qe udheton me autobus, ose mjet tjeter i transportitt publik, tek sa lexon ndonje liber, apo i liron vendin ndonje gruaje shtatezane apo nje te moshuari, kur shoqerohet me komente miradije, lavdata per modestin e tije.

Ashtu thuajse cdo politikani qe ka filluar karieren, trikun e pare te pi-ar-it qe ia kane bere ka qene se i kane organizuar qe te shkoj ne kemb ose me biciklet ose me mjete tjeter publike deri ne pune. I kane bere forografit dhe per nja dy dite kane vershu internetin.

Nuk do ishte e ndershme te dyshohet ne modestin qe keto figura mund ta kene, por e vertetea eshte se i kane te "ndreqme" si situata.

Se eshte keshtu flet fakti, qe neve udhetojm shume kohe me autobus deri ne pune, lexojm libra aty, por askush nuk e ngre telefonin te te fotografoj!? Do thoni pse nuk jemi te rendesishem. Edhe mund mos jemi rendesishem, ama me e ndreq stiuaten, me hy n'filma, me telefona edhe kamera nja dy dite tjera dhe neve e bojm fërkën. Ama nuk jemi manipulator, trikaxhi si keta strategat e mardhenjeve me publikun.

Kete e shkruaj tek sa udhetoj ne autobus, rethe e rrotull ka udhetar, secili i vlefshem per vete, secilit me ia be nje fotografi dhe ta shoqerojsh me koment, "filan, si qytetar i zakonshem shkone deri ne pune, duke deshmuar se eshte i barabarte me qytetaret tjere, model, shembull qe duhet ndjekur", do te ishte interesant. Perderisa ne nderkoh ai i "fameshmi" ne moment na parakalon dhe tek "patarina" i hapet rampa nuke mos pagu!

Por kjo eshte, dhe sic e kame lexuar dikur ne nje strip, me kujtohet, kur me sarkazem njeri konstaton situaten: "haj se, kemi patur edhe situata dhe probleme me te renda, por akoma nuk i kemi zgjedhur"!

5/29/2022

challenge

E diell, ora 8:13 ne Picasso, brenda vetem une edhe kamarieri. Sa hyna i parashtrova sfiden vetes, a mund te shkruaj tekst te mjaftueshem per sot deri sa te vjen klientini radhes.

Paragrafin e pare e shkruajta, akoma ska njeri tjeter. Vec degjohet bluerja e kafes, pa porositur, sepse nuk kish nevoj te porositi, dhe pa perfunduar paragrafin e dyte erdhi kafeja, espresso e mesme .

Akoma ska klien tjeter, e diell e di, flen me gjate gjinja, fudballi i la von mbrem! Disa u gezuan, u bo kampion ne lingen e kampioneve Real Madrid, kunder Liverpulit 1:0! Interesant sa gezohen a me interesant sa ters marrine fansat e ekipeve tjera, si tellen me ekipet tjera, psh Barcelonen, rivalin e Realit. Bajagi kot, po kjo eshte.

Eh, tek tani hyri klienti tjeter 8 minuta pas meje, a une akoma jame tek paragrafi i katert! E humba sfident! Çaç mundet njeri!?

Po te me lente kohe klienti dy ndoshta do te shkruaj edhe per festen para ndeshjes se finales, per luksin, glamurin, ekstravagancen dhe gjithe ate spektaklin ne Paris, ne zemer te Evropes, duke mos iu bere von askujt per luftat, vuajtjet, diskriminimin ne Botes, po edhe as fanCave te fudbalit ketu tek neve, qe pas nje jave kur do festoj BDI 20 vjetorin do gjejn behone, jo ksi jo asi!

Thash do shkruj edhe per planin qe sot ne agjend e kemi te bejem gjiron me biçikleta, edhe pse moti duket i vronet, ama do ta ló per me vone, nese postoj diçka ne facebook d.th se kemi shkú.

Me qe e humba sfiden, lokali tani me u mbush me disa klient, ora 8:32 une e perfundoj kete shkrim per sot, edhe pse mund mos jete interesant sot do te jete nje perkujtim neser.

5/28/2022

Bahlúl

Eshte nje tregim i famshem ne historin islame qe i referohet nje dialogu ne mese Halifes se Bagdadit ne fundin e shekullit 8 dhe nje personi qe eshte llogaritur per i cmendur.

Halifja ka qene Harun Harshid, udheheqes i muslimanve nga dinastia e Abasideve. Mendohet se ne kohen e tije fillone ajo qe me pastaj, pas disa shekujve do te llogaritet shekulli i arte i Civilizimit Islam. Ndersa personi qe eshte konsideruar i marre ka qene i njohur me emrin Bahlúl!

Ne fakt, kumunikimit ne mese ketyre dy personazheve ne litereturen islame u referohen ne disa rethana dhe ne disa kontekste, por ketu do te sjell nje bisede konkrete.

Nje nje raste kur Halifja Harun Rashid ka qene shume i semure Bahlul shkon edhe e viziton. Kur i afrohet tek shtrati dhe si gjith te tjeret edhe Halifja ka vendos buzen ne gaz kur e ka taku Bahlúlin, te marrin.

Bahlúl e pyet Halifen: "A jeni pergadit ja Emir el Muminin!?" Halifja i befasura nuk arrin te kuptoj drejt dhe nuk ia del ti pergjigjet menjeher, dhe Bahlúl vazhdon: "Kur keni shkuar per vizite diku, keni derguar perfaqesues, ushtri, sherbetor qe te pegaditin pritjen solemne kur te arrini atje, tani, aty ku keni nisur per ne udhetimin e fundit, a jeni pergaditut per pritjen e Juaj solemne atje"!?

Halifja kesaj radhe e kupton drejt pyetjen por nuk mund te pergjigjej, vec e pergedhel Bahlúlin i cili ngrihet dhe largohet nga dhoma. Sa del nga dera Bahlúl, Halifja u thote atyre qe kane qene te pranishem: "Tane kohen e kemi konsideruar te marre Bahlúlin, por i marri qenkam une"!!!

Sot ndroj jete ish Presidenti i Shqiperise z. Bujar Nishani, e neser dikush nga neve! A jemi pergadit per udhetimin ku nuk ka eskort, ushtri, sherbetor, delegacion pervec veprave tona!?

5/27/2022

terbije

Kohe pas kohe, ndonjehere i inspiruar nga dicka qe lexoj ndonjeher nga ndonje video, film apo serial, e hasi sferen e edukimit, apo menyren e shkollimit sic njihet sot. Dihet nga tradita kur i jemi referuar kesa problematike me teper e kemi trajtuar si çeshtje e edukimit, edukates apo terbijes.

Shkollimi formal sic njihet sot, nuk ka dyshim se e ka luftuar dhe ka ndikuar ne zvoglimin e analfebetizmit nder vite edhe ne vende te ndryshme, gjithashtu nuk ka dyshim se mesues te ndryshem kane sherbyer si inspirim per gjenerata te ndryshme, por edhe kunderta, shume mesues dhe sisteme te ndryshme kane e neperkembur vlera dhe kane shuar shpresa dhe talenete tek shume te rinje dhe te reja.

Sikur vitet e fundit kam filluar te mendoj se forma klasike e edukimit do te bente me shume dobi. Ajo kohe kur nxenesi shkonte tek mesuesi edhe merrte dituri, nxinte njohuri dhe si rrjedhoj pasi qe te formohej me kalimin kohes conte perpara amanetin, moralin, zanatin, vleren e mesuesit dhe me ate shperndante dhe shumonte pasardhes te ngjajshem, pasardhes te vleres, dijes, edukates, princit, etikes, moralit etj.

Edhe pse e di se kjo ne rastin me te mire do te ishte nje tendenc e romantizimit te nje metode qe eshte nga nje e kaluar e larget, si Akademia Platonit, apo nje Gimnaziumi i Aristotelit, apo "shkollat" e Rumit e te tjera, por sido qe te kosidehohet, fakti qe po egziston nje brenge se sot dicka nuk shkon sic duhet me sistemin arsimor modern, krahasimi me te kaluaren dhe kerkimi i "propozim" zgjidhjes alternative behet imperative.

Shoqeri te ndryshme si alternative kane lejur "shkollimin ne shtepi" apo "home schooling" ndersa disa tejera thuajse kane ndertuar sistem paralel te shkollimi, duke derguar fmijet ne kurse dhe programe specliale ne shkenca te ndryshme dhe edukim fetar me qellim te edukimit te mirefillte te gjeneratave te reja.

Natyrshem nenkuptohet se nuk do te ishte aspak e lehte te propozohet dhe te veprohet sot per neser me veprim konkret, por kjo nuk do te justifikonte qendrimin neutral dhe pasive karshi kesja sfere nese jo afat shkurt afat mesem po se po se duhet vepruar.

5/26/2022

bolla

Sot pàsh nje bolle, tek vendi qe punoja. Per pak u largova dhe pasi qe u ktheva pas 10 minutave aty qendronte bolla. Ishte e re, dukej qart se ishte e njome, nuk e kishte madhesin e plote sic arrine ta kene ne fazen e pjekurise se tyre.

Duhet nenkuptuar se aspak nuk di per kete kategori te zvaranikeve. Vetem mbaj mend nga femirija se bollat nuk jane konsideruar te rezikshmen si gjarperit, por as nuk jane pare me simpati. Me kujtohet bisedonin asokohe, se si "filan lopen e ka pí bolla", "cdo shtepi ka nje bolle", e te ngjajshme thash e theme!

Ne vitet e fundit thujase per cdo vite kam zatek me se paku nje bolle. Thujase ne te gjithe rastet "takimi" ka ngjare ne nje distance me e vogel se nje meter, por ne asnje rast nuk kam hase ne agresivitet nga ana e bolles, perkundrazi reagimi i tyre ka qene me panik, nese mund ta definoj keshtu.

Edhe sote keshtu ndodhi, interesat, sa po e hetoj qe isha aty, per pak sekonda u ndal, sikur me shikoj dhe ne cast iku dhe e futi koken tek guret, por me beni pershtypje se nuk e hoqi te gjithe trupin qe ta fsheh, sikur u mjaftua qe mos e shikoj cka mund ti ndodh, dhe pastaj pasi u "sigurua" se nuk e kam nijet ta demtoj, ngadal u zvarit dhe iku nuk e di ku!

Per asnje moment nuk me shkoj mendja ta lendoj edhe pse aty duhej te vazhdoj te qendroja per ta kry punen qe pata nise, mjaftoj qe te bej "zhurmen" me levizjen e gureve qe duhej ti ndihmoj bolles qe ta kuptoj se aty nuk duhet te rri me gjate, dhe psa ati momenti nuk e pásh me!

Nje pyetje me qarkullonte ne koke per nje kohe pas keti rasti! Sa njeriu mund te jetoj ne harmoni me floren dhe faune qe e rrethon! Deri sa do te ishte e arsyeshme qe njeriu te intervenoj apo nderhyne ne ambient, cfar dobije mund ti sjell vete njeriut intevenimi apo mos intervenimi ne momente te caktuar!? Si duket, duhet urtesi dhe energji pozitive per me vazhdu me tutje!

5/25/2022

mos u bene si gjeli

Nje dilem serioze vjen e behet per ta kosideruar vazhdimisht sic kalojn vitet! A duhet njeri te tentoj vazhdimisht te keshilloj, vetedisoj, apo perkrah te tjeret, evenetualisht nese ne nje rast apo menyr e sheh se kane nevoj per keshille, apo perkrahje, nese e konstaton ate!?

Natyrisht pergjigjeja e pare sot, e arsyeshme dhe ndoshta e vetmene e drejt, do te ishte: "Po kush ka sot nevoj per keshille, te gjithe dine me shume se ti, kush ka nevoj sot per perkrahje kur vete je nevojtare, kush mendon se eshte gabim, kur ashiqare ti je gabim kur vec ke nisur me e shkrujt kete tekst edhe mendon se pale cka do thuash"!?

Kesi lloj pergjigjesh edhe mund ti besoj se jane me te drejta nese me te vertet do te kerkonim pergjigje e drejtepersedreti dhe e sinqert. Qe do te thote se kete e kame para syshe, por a eshte kjo ajo qe duhet marre qendrim qe te vazhdojm perpara!?

Personalisht besoj ne harmonin e Universit, besoj se gjithcka eshte ne balas, besoj se gjithcka eshte ne sinkron per funksionim perfekt, besoj se cdo kush eshte dhe ka rol relevant ne hapsiren qe e okupon qoft si manifestim fizik qoft si shpirt, peronalitet, apo qenje metafizike. Pra ne kete kontekst, te gjithe jemi te rendesishenlm, qoft si shkak qoft si pasoj e asaj qe e nisen shkakun.

Pra shikuar nga kjo piKpamje reagimi une ndaj asaj qe kemi perpara nuk duhet neglizhuar, qofte me veprim aktiv kur duhet ndermar veprim, qofte me veprim pasiv kur veprimi mund te jete abstenim aktiv.

Gjithsesi gjeja e pare qe duhet konsideruar eshte harmonia e veprimit dhe sikroni i mendimit, natyrisht duke persupozuar qe e kuptojm drejt se ai duhet te jete objektivi i drjet dhe positive.

Per fund, e di se oponentet e kesaj filozofije eventualisht ne kete raste do ta sjellnin ne siperfaqe anegdotet me gjelin, qe eshte me sa vojon: "Ne nje fshat, nje nate ne oborin e nje shtepije ka hyre nje ujk. Gjeli e heton dhe kukuris zeshem, qeni zgjohet dhe lehen, me cka zgjohen fshataret! Ujku tremebet dhe iken! Qeni qetsohet dhe fshatert gezohen qe e larguan ujkun dhe e therin gjelin per te festuar"!!! Mos u ben si gjeli do thonin! Ose, mendoje dy here kete cka e ke shkruar.

5/24/2022

konsumerist

Me sabah me rá ne sy nje iformacion qe tregon per rritjen e madhe te profitit te marketeve me te njohura na Maqedonin e Veriut altualisht, qe ofrojn kryesisht sherbime dhe produkte elementare te kosumit ditore. Behej fjale per qarkullim te miliona eurove. Nuk u perpoqa aspak te mbaj mend shifrat, pershkak se mu duken relative, ashtu sic zakonisht perdoren statistikat per matje te ndryshme, por ajo qe me beni te mendoj dhe reflektoj esht qe ky fakt po deshmon edhe nje here se tani me formalisht ka edhe deshmi se jemi shoqeri eksluzivisht konsumeriste.

Me kete edhe mu kujtua ajo dilema qe shpesh here perdoret si anekdote kur pyesim njeri tjetrin: "A jetojm per te punuar apo punojme per te jetuar"? ... apo edhe konteksti tjeter "A ushqehemi te te jetojm ose jetojm qe te ushqehemi"!?

Sic duket koheve te fundit po deshmohet se po jetojm per te ushqehemi! Edhe pse thell ne mendjen nje zile me bene alarmin se kjo nuk ndodhe edhe aq nga qefi, por nga halli me shume. Ky realitet eshte edhe me i trisht nese eshte e vertet se vetem "jetojm qe te ushqehemi" pershkak se edhe kesaj i kemi definuar pergjigje, kur themi: "kur rrí n'shpi, vetem há, se skam cka bój!!!?". Do te thot se kur "vetem háme" se skemi cka bejm tjeter, jemi pasiv, jo kreativ, jemi n'zór, jemi n'hall!

Shume lehte mund te marrim me mend se ky trend nuk ndalet afat shkurt, pershkak se eshte ashiqare se keto jane efekte te planifikimeve dhe strategjive afat gjate. 

Eshte e leht e percepueshme se interesi dhe profiti jane shtytesit e shoqerise moderne, friga dhe instikti i mbijeteses kane qene instrumenti apo "arma" me te cilen eshte tentuar te influencohet masa dhe te kontrollohet opinioni dhe per pasoj tani me ky eshte efekti, vetem te háme qe te jetojm, te jetojm deri sa te vdesim.

5/23/2022

rikthimi

Rikthimi i Sali Berishes ne krye te Pratise Demokratike ne Shqiperi eshte nje ngjarje historike ne te gjitha kontekstet. Nuk besoj se eshte dicka e lavdishme, sidomos kur kemi parasyshe periudhen dhe ngjarjet qe paraprine epilogut te mbremshem, gjegjesisht zgjedhjes, rizgjedhjes te z. Berisha.

E quajta historike thjeshte vec se me duket se po perseritet, apo mua me duket se perjetoj ne kohe rale epizodet e historise qe kane shenuar rivalitetin e personaliteteve te ndryshme, p.sh. Esat Pasha and Co., Zogu - Noli - Konica, Enveri - Memedi Shehu & Co., Nano - Rama, Berisha Basha edhe shume te tjere, pra kot, vec per shembull i mora, pra te gjithe dime dicka per keto rivalitete, per intrigat qe kane ngjare mes tyre, per pasojat fatale qe kane ardhur ne fund, e te tjera.

E degjova fjalimi e Doktorit pas shpalljes se rezultateve. Besoj si proces ka qene gjith legjitim, besoj fitoren brenda PD-se e ka pase te merituar. I besoj kur tha se: "rinia shqiptare eshte e mrekullueshme", ishte kjo fjale e madhe, e besova plotesisht!

Vec me lindi nje dileme, apo nje e pà njohur shume e madhe, sinqerishte! Cfar mrekullie duhet te jete ne realitet kur nje rini e nje populli mund te jete e entuziazmuar qe per udheheqes te kerkoj nje njeri ne nje moshe te shtyme, i konsumuar ne ide besoj, edhe pse paste jete me shendet edhe shume vite tjera, por politikisht Ai absolutisht nuk ka cka te sjelln si individ, madje ndoshta si skuader, te cilen akoma nuk e njohim edhe aq, por qe me siguri nuk mund te jete e pikur nga qielli ajo skuader!?

Prandaj edhe e shkruajta mbrem ne status, "kete ngjarje duhet me e marre me optimizem, per asgje tjeter, vec se nuk ia vlene me u stresu exstra", se gjigjcka ketu eshte nje mrekulli paradoksale.

5/22/2022

bota i takon

Kur ke nje ide, nje plane, nje vizion, duhet te perpiqesh, perkushtohesh maksimum qe ate ide apo ate plan ta realizojsh vete, ó une (edhe ti)! Mos prite dikush tjeter te vrapoj edhe dedikohet qe ate ta bej realitet per ty, nuk ka per te ndodhur kjo, thuajse asnjehere. Prandaj eshte shume e arsyeshme qe nese e ke te qarte vizionin, bene planin, pervishi menget, bene investimin, behu gati per sakrificen edhe grahi.

Nuk vrapon askush te realizoj endrren tende, jo se nuk done te te ndihmoj dikush, por thjeshte, nuk e shohin njerzit nga jashte ate qe shikon ti ne mendjen tende, nuk shikojn te tjeret endrren tone, nuk vizualizojn dot ate qe neve e kemi si vizion, nuk procesojn dot njejt si neve edhe te tjeret, nuk kane kapacitetin e njete te tjeret ne "manipulimin" e te dhenave, pra, gjasat jane te medha te te qenurit unik ne endrrent tone, vizionin tend, ashtu sic jane te medha mundesit te te qenurit unik ne budallalekun apo marrezine tone.

Pastja, edhe nuk e ka askush per obligim qe ti gezohet suksesit tend eventualisht, bile edhe do cuditen si ja ke dale te arrish aty ku ke arritur, cudi, gjate gjithe kohese te kane konsideruar lolo, a ti ja ke dale, halli jote!?

Prandaj vete, apo eventualisht me ate qe te done shume, qe beson shume ne ty, jo ndoshta edhe aq per madheshtin tende, sa ndoshta per faktin qe je unikat ne "marrezin" tende, sepse e di, te njeh, e di se madheshtia yte eshte mu ajo qe tane kohes perpiqesh te qendojsh i vogel edhe karshi bubrrecave!

E, ai qe te ndihmon ne kesi lloj situate, ai qe te qendron prane, ai/ajo eshte bashkeudhetari yt i denje, ai/ajo eshte shoku i jetes, miku i shtrenjte, vllau apo motra e cmuar. Per ate ia vlene cdo lloj sakrifice, atij ti duhet ti dedikohet endrra, per ate vlene te realizohet vizioni, atij/asaj i takon bota.



5/21/2022

çallam

Mbjellja e flokeve eshte bere trend ne vitet e fundit, per kete fakt besoj shumica jemi deshmitar dhe te gjithe kemi nga nje koment ne shumicen e rasteve pa krype e ndonje here tamam.

Ajo qe eshte sinjifikative eshte fakti qe shumica nga ata qe i qasen keti misioni jane ata qe sa po hyne ne "pushte" investimin e pare kapital e kane mbjelljen e flokeve.

Personalisht i kuptoj! Si i ri here pas here edhe mua me shqetsonte fenomeni i renjes se flokeve derisa filloj mos ëm behet vone tani mó. Por nuk e kuptoj naivitetin qe kete ta bejn bash kur marrin pozicion apo "pushtet"!?

Interpretimi i pare racional eshte se bash atehere bojn pare se u rritet rroga, ndoshta. Intepretimet tjera mund te jene: ateher kane takime edhe me se paku te duken heshem ne pamje nga jashte! Ose dón t'zone dashnore!?

Cila qe do qofte arsyja ata e bejn bile edhe nuk pyesin asnjo, pervec ndoshta mjekun ose motrat ne spital, "a dhemb!?" Edhe besoj se ne fillim e kane siklet deri sa rrine me koken lidhur edhe te rezervuar te dalin jashte, pastaj kadal dal mesohen dhe shkoj edhe i fshine fotot e hershme.

Nje gje eshte e sigurt, diktohet! Hic nuk u ngjajn, vazhdojn te jene te njejtet ne karakter pervec se tani me deshmi se jane njerez pa vetebesim, garant shfalerkat nuk shkoj me ata pse jane te heshem nga mbrenda duke e dite se jane feke jashte, fillojn e shtoj n'peshe, dhembet i kane artificial gjuthashtu, fillojn dhe mbajn distancen dhe kerkojn vazhdimisht te forografohen nga larg, pa closeup se tullusum! Edhe shesin mend pastaj sa here dalin ne televizi, se direktor mó! DIS.

5/20/2022

muhabet mbas darke

Muhabet mbas darke, i bie te jete ky shkrim, tekstualisht. Sa hengra darken, pas nje dite te lodhshme me pune! I lodhur por i plotesuar, me plote perjetime ditore, disa si perjetime te zakonshme e disa te jashtezakonshme.

Po "shfletoja" ne fejsbuk dhe instagram, dicka lexoja e dicka e kaloja ashtu shpejt. Dicka me bene pershtypje e shumecka jo! Sic eshte zakon para syve parakalojn fotografi e video, tekste (statusa) edhe reklama e cka mos tjeter.

Gjith diten pata vetem nje telefonat, edhe vetem nga dosti im. Nuk m'thirren njeri ne kohe te fundit, e dini, nuk eshte koha e zgjedhjeve, atehere nuk ndalen, por ndasht, nuk eshte se merzitem per ate pune mó.

Nje perjetim i jashtezakonshem me ndodhi sot pas namazit te Xhumase ne Verbgjan, tek sa dilja nga Xhamia, tek rruga posht, nese i kthen shpinen Xhamise i bije se shikon nga kiblja. Bash ne ate moment per nje caste perjetova nje flashback ku ne cast shikon ne distance dhe arrine ne Qabe per pak si zog shtegtar, duke u kthyer aty per aty ne katunde dhe reflekton per mrekullin, emocionin, meshiren, dashurin Hyjnore qe je aty ku je (ku do qofshe), je aty ne ate fshat malor reth 1500 metra lartesi mbi nivelin e detit, je aty ne vendin e lindjes, je aty dhe Allahu i Lartesuar aty, eshte Ai i njejti gjithkunde. Qfare meshire!?

Sigurt se nuk do te ishte interesant te shkruaj per punet qe kame bere, sepse jane pune qe i bej ne sinkron me ate qe e konsideroj filozofi jete dhe nje gje e tille do te ishte personale, qe mund per asgje dikujt tjeter mos ti hyne ne pune edhe pse ky ishte vetem nje muhabet mbas darke i qendisur ne tekst per ty dhe evetualisht ata qe do ta lexojn pas disa viteve ndoshta kur nuk do te jemi me!

5/19/2022

relativizim

Njerezit qe bojn dò mote dhe qe veprojn dò pake ne jete akumolojn edhe dò pervoja me se paku! Nje nga ato ekperienca eshte edhe kur e kupton se shumcka ne komunikim ndernjerzore dhe raportet mes tyre thuajse gjithcka perfundon te jete relative.

Ne kete kategorizim "relative" fatekeqesisht perfundojne edhe ato raporte qe duhet te jene te shenjta, sic jane raportet familjare por ndodhe edhe te relativizohen raportet prind-femije dhe anasjelltas.

Konkretisht do te theksoja raportet shoqerore ne komunikimin e perditeshem shoqerore. Aty gjithcka sot eshte relative, fiktive, thuhet se me teper eshte raport per interes i cfardolloj forme, mendohet se si pasoj kjo nxjer ne siperfaqe dyftyrsi, demagogji etj.

Si shembull qe me rritullohet ne koke per momentin eshte ai "raporti" qe shpesh e neglizhojm te te qenurit falemenderues ndaj ati qe ne nje moment te caktuar na ka ndihmuar seriozisht, konkret, ne nje forme apo tjeter, apo edhe mosmirenjohja e me vonshme nga ai qe dikur i kemi ndihmuar seriozisht dhe konkret.

Edhe pse kur 'ndihmohet' njeri ajo ndihme nuk duhet kurre te jete "borxh" qe duhet kthyer, as nuk duhet pritur 'mirenjohje'. Prap se prap mosperfillja, mosmirnjohja injoruese e faktit, ne vete percon energji negative, dhe per pasoje gjithcka bohet relative.

Dhe mù kjo eshte shqetsimi apo brenga qe duhet adresuar, sepse relativizimi i cdo gjeje nà bene nje transmiter apo percues aktive i energjise negative dhe per pasoj edhe dukurive dhe veseve negative, qe ne proces e siper kontaminojn raportin, i prishin ato ne mese nesh dhe ngjallin urejte, zhgenjim, tradheti dhe trishtim, qe nuk eshte mire per asnjeren pale.

Ne konktekst, vec te rikujtojm nje moment, me se paku gjithe njohim apo na kujtohet nje raste kur ia kemi mohuar dikuj nje ndihme qe nà e ka kerkuar e i njejti tani nuk eshte me ne mesin tone, apo edhe ndonje raste kur dikujt i kemi kerkuar nje ndihme e i njejti na ka mohura dhe sot ai nuk eshte ne mesin tone. Ne te dy ratet ndjenja nuk eshte e mire, e kuptojm se tani me, eshte shume vone apo, por sot jem gjalle edhe neser shpresoj, te shfrytezojm mundesin.

5/18/2022

perfeksion

Duke ecur ne natyre ne kohe te fundit ne kete pranvere qe po zbulon mrekullit e natyres, po hasi lulzimin e madhe te luleve te llojllojshme, me ngjyra te ndryshme, ne kohe te caktuar me bukuri marramendese.

Eshte mbreselenese kur shikon ato krijesa te madhesive te ndryshme, prej atyre qe jane shume te vogla ne perceptimin tone deri te ato me madhesi te theksuar. Disa per toke e disa ne drunje te ndryshem, disa ne peme e disa qe i konsiderojm te "egra" ama jo se jane te tilla por vec se neve ashtu, kot, u themi, edhe pse aty ska gje e eger.

Livadhet, lendinat, korit, jane shendruar ne lulishte te verteta gjigante, mrekulli! Ne ato ane era e kendeshme, ajri i paster dhe laramania e ngyrave dhe formave te mundeson per pak kohe te freskojsh trupin dhe shpirtin, tekstualisht.

Me ndodh te mendoj seriozisht per Burimin e pashtershem qe mundeson gjithe ate gjyre te "derdhet" tek ato krijesa, tek ato lule, te mendoj per ate Dizejnator qe shfaq perfeksionin ne detale tek ato imtesira, te kujtoj meshiren qe shkarkon ndaj neve me ate qe na furnizon dhe lazderon edhe pse neve injorojm. 

Gjithashtu pashmagshem ndjehem falemenderues per shak se gjithe kjo qe perjetojm, ne forma te ndryshme, si begati, si furnizim vjen duke mos e merituar me asnje veprim konkret por thjesht si meshire per neve. Falimenderit pafundeshisht.

5/17/2022

krenari

Dje ne ambientet e Univesitetit tone ne Tetove u be promovimi i dy librave te autorit, Gjeneral Kudusi Lame, "NENA ime Mihane Lama" dhe "Rexhep Qosja - Filozof, Ideolog dhe Politikan i Ceshtjes Kombetare", te dy keto libra Botim i UT Press. Prezent ishin autori, vete protagonisti si dhe recenzentet e librave. Mysafire gjithashtu ishin protagoniste te tjere te profilit te larte, qe une dje ne status ne facebook i quajta te gjithe si Legjenda!

Ka nje kohe te gjate qe nuk isha ndjet ashtu kendshem, krenar, dhe i nderuar pas reflektimit qe beja nderkohe per veprat kolosale te gjithe atyre burrave nder vite dhe sa irelevant me dukej vetja per pasoje, e ne te njejten kohe ky fakt nuk me bente aspak problem.

U thane shume fjale miradije per rolin e NENES, per Vepren e REXHEP QOSES, vete Rexhep Qosja tha shume fjale, per Vepren "NENA ime Mihane Lama", per historin shqiptare, per progresin ne nderkohe per lavdin e UÇK-ve, e tha edhe se: "akoma nuk jane arrite te plota synimet historike", "...duhet edhe pak per te bere!?"

I gjithe eventi ishte organizim i Universitetit te Tetoves. Nje moment qe deshmonte ecurin perpara te Universitetit tone, qe ne nje ambinet te tille per asgje inferior nga Univeristet e botes te organizoj dhe realizoj nje promovim dinjitoz te Botimeve te veta! 

Nuk e di ne moment sa do te ishte e arsyeshme te leshohem te pershkruaj te gjithe mendimet qe me kaloni neper koke perderisa degjoja fjalimet. Ishin mendime, reflektime, konstatime, qe ndoshta do tu kthehem ne ndonje raste tjeter ti trajtoj, qe pa dyshime jane mendime subjektive, ndersa per sote do te mjaftohem me kaqe, krenar per personalitet qe takova edhe per vete Universitetin e Tetoves.

5/16/2022

tipike shqiptare

Duke e ndejt ne zyre me ra ne sy libri qe e kisha lexuar para disa viteve. Nje udhepershkrim i dy turisteve anglez gjate udhetimit te tyre ne trojet shqiptare ne periudhen e vitit 1880. Libri mban autorsin e Edwar Frederick Knighte titull "SHQIPERIA - Rrefime nga udhetimi i fundit 1880".

Pershkirme interesant gjenden aty brenda, per sote meqe e mora dhe e shfetoja per pak, hasa ne shenimet qe kisha evidentar tek ngjitset anash, ku pervec tjerave kisha evidentuar momentin e nje vizite tek nje shtepi ne Kastrat gjat nje udhetimi ku ishin ndalur per te buajtur, me sa vijon:

"Po binin hijet e nates ishte e pamundur te udhetoje mes erresires ne vende te tilla. Po Bulimbashi vazhdoi te na udhehiqte. Muzgu po binte i plote kur degjuam ate zhurmen e mirepritur per veshin e çdo shtegtari - lehjen e qenve. Udherrefyesi na i beri me shenje te zbrisnim. Nisem te zbrisnim nje te tatepjete kur befas u hap nje dere dhe nje vezullim drite na ra mbi syte e mjegulluar. Nje arnaut gjigand, me pushke ne dore, doli duke pare plot dyshim. E njohu menjehere shoqeruesin tone dhe e puthi plot miresi ne faqe.

Kur degjoi qe ishim angleze, miq te zotit Grin, na shtrengoi fort doren dhe na ftoi te hynim brenda.
- Mbramjamir. Mir s'erdht', - ishin pershendetjet qe degjuam sa hyme ne shtepi. Pastaj, sipas zakonit shqiptar, hoqem armet dhe ia dorezuam te zotit te shtepise (nje shenje besimi te miku kjo), i cili i vari ne mur bashke me te veten.

U ulem neper shilte prane zjarrit qe shndriste, kurse grate nga erdhen e na hoqen kepucet. Kjo m'u duk shume e çuditshme, mjaft interesante, nje skene qe na çonte shume larg Evropes dhe qyteterimit. Dhoma ishte e madhe, me gure te palatuar te cilet fusnin eren, çatia mbahej me trare te medhenj e te gdhendur trashesi muret, ashtu edhe çatia ishin nxire tymi. Dyshemeja ishte prej balte, zjarri me dru te trasha qe ndezur ne mes te saj kurse tymi e gjente rrugen per jashte nga te mundej. Si pasoje, gjithe mjedisi ishte i pakendshem dhe te digjte syte. Nuk kishte as llambe dhe as fener, por nje gjuhe e zbehte flake qe dridhej gjithandej dilte nga nje lloj kupe e hekurt e fiksuar mbi nje derrase prej se ciles shkelqenin e pikonin here pas here, pika rreshire. Muret ishin mbushur me arme qe sherbenin si te vetmet zbukurime. Disa kupa, nje kusi, nje tigan hekuri dhe nja dy ene te tjera plotesonin gjithe orendite. Kjo ishte shtepia e nje njeriu te madh, e nje kryetari fisi. Na thane qe ai vend quhej Kastrat. Ne ate kasolle jetonte nje familje mjaft e madhe, me disa burra e gra.

Prane zjarrit qe ulur germuq nje plake mjaft e moshuar, e cila nuk ia vinte fare veshin atyre qe thoshim, por tundte trupin sa para prapa dhe mermeriste me vete pa pushim.

Nje femije i vogel - ndoshta stersternipi i saj - gjymtyret energjike te te cilit benin kontrast te thelle me krahet e fishkur te plakes, i qe ulur prane. Plaka i perkedhelte here pas here koken, e vetmja shenje qe tregonte se ishte ende e vetedijshme per boten qe e rrethonte.
Te gjithe banoret e kasolles dukeshin mjaft te pashem. Lesli, qe eshte bere simbol i femijerise se bukur, duhet ta vizitonte patjeter Shqiperine. Besoj vertet se nuk mund te gjenden ne tere boten femije aq te bukur sa keta arnaute te vegjel. Veshjet vertet qe nuk i kane te mira. I fusin brenda nje thesi te leshte, me krahe e kembe prej po te njejtit materiali te trashe.

Jane teper originale Edhe me i vogli ka ate qendrimin krenar, te patrembur e te çliret te kesaj race te larte. Perballe erdhi e na qendroi nje djale i vogel, drejt ne kembe, me koken lart, me duart pas shpine. Na veshtroi nje cope here te gjate me syte e medhenj e te habitur, me nje buzeqeshje te mrekullueshme ne qoshet e buzeve, pastaj u afrua pa asnje ndrojtje te na keqyrte nga afer rrobat, te cilat me sa dukej ishin gje krejt e re per malesorin e vogel.

Darken e pergatiten shpejt. Bulimbashi kishte marre me vete disa biskota te embla dhe ca mish deleje, te cilen e preu ne copa te vogla dhe i futi ne nje hell. Nga pamja dukeshin si mish maceje, po kur u bene me piper, kripe dhe u poqen mire ne zjarr, u kthyen ne ca copa teper te shijshme qe do t'i kishte zili edhe gatuesi me i mire. I quanin me emrin qebab.
Sipas zakonit lindor, gruaja e te zotit te shtepise na hodhi uje te lanim duart me nje ibrik hekuri, pastaj nisem te hanim me duar ushqimin, qe e shoqeruam me nje raki te shkelqyer.

Gruaja e shtepise, me kalimin e kohes, na beri mjaft pershtypje. Ishte vertet shume e hijshme. Pamja nuk i qe prishur aspak nga puna e rende, si ndodh me shumicen e grave ne fshat, as nga ndenja kembekryq gjithe diten qe ua shtremberon kembet grave ne qytet. Rrinte kembezbathur, nuk i mbeshtillte shemtuar as kur dilte jashte shtepise, dhe dukej qe kishte kembe me forme te bukur. Fytyren e kishte vezake, me nuance ngjyre roze. Gojen te vogel dhe shume te bukur, por tipari qe binte me teper ne sy ishin syte te gjate, gati me forme bajameje, me nje pamje enderrimtare qe te joshte. Madhesia e tyre nuk kishte te bente fare me lyerjen artificiale me kena te bishtit te syve. E pa qe po na pelqente dhe dukej qe u ndje mire per kete. Qeshte dhe na shihte shpesh gjate mbremjes. Naten, kur gjithe banoret e dhomes u mbeshtollen me mbulesa dhe u shtrine ne forme rrethi rrotull zjarrit me kembet drejt tij, na solli disa shtroje dhe jasteke, duke na prekur mjaft kendshem me gishtat e saj delikatë.

- Beft' mir' mik, - ishin fjalët që na hidhte gjatë ngrënies mikpritësi ynë gazmor. Nguli këmbë që të pinim goxha raki. Edhe vetë nuk mbeti pas; më vjen keq ta them, por edhe arnautët deheshin me raste. Pas darkës, më erdhi një mendim i mirë. U ngrita, futa dorën në hejbet tona dhe nxora një shishe konjak që e kishim marrë në Shkodër. Kjo pije ishte një luks i madh dhe i pazakontë për arnautët. Nuk ma merrte mendja që miqtë tanë duhet ta kishin provuar ndonjëherë. Sa herë pinin nga një gllënjkë, thoshin:

- Rakia angleze, e mirë, e mirë. 
Më në fund, u shtrimë. U mbështollëm me mbulesa dhe, pavarësisht insekteve - tani nuk kishim pse ankoheshim prej tyre - fjetëm deri në mëngjes.

Na zgjoi bulimbashi. Zjarri qe ndezur përsëri, pimë kafen, shaluam kuajt, pimë nga një kupë në formë përshëndetjeje për t'u dhënë lamtumirën miqve dhe u nisëm."



5/15/2022

buke e patlixhan

Karshi kodra e male, ne renze katundi, gjelbim gjithandej, pranvera po merre jehone, lule te fresketa te po sa lulezuara, behar, air i fresket, mengjez ora 9:00, e di se me pret pune, por me duhej te ulem per pak te shijoj ate per te cilen shokova aty. Mora karigen, u ula per disa minuta, mora fryme thelle. 

Hyra te shtepiza, mbatha kepucet per pune, nxora veglat, dhe e fillava punen, shume pune per te bere, plot plane, ideja gjithashtu, por gjithsesi me rend, punet me prioritet, nje nga nje, avash-avash "qingji behet dash"! (Kjo e fundit, erdh ashtu spontanisht, perderisa e shkruja kete tekst me nje gisht, kot per rime).

Hò andej, e hò kendej, kaloj nje ore! Shikoj andej pari, e zoja ime vec filloj te pergadit ushqimin! Shtroj ne obor, mù te vendi ku karshi kisha kodrat e malet, katundin, ku gjelbimin shihej gjithandej, ku duke e plote si pranvera po merre jehonen, ku shikoja prape lulet e fresketa por te lulezuara edhe me shume, beharin, ku e edhe me teper ndjeja ajrin e fresket, dhe perpara shtruar gjevrek, patlixhan (e di se i thon edhe domate) , djath dhe uje! "A do hash buke!?". "Erdha"! Shkova!

Tash mund te imagjinoni, buk e patlixhan e djath, ne asi ambienti, shkon a!? Bile nuk shkon asgje tjeter! Sa here e themi, nuk duam tjeter, mjafton te kemi vetem "buk me domate", "buk e krip", "buke e djath" per te qene te lumtur! Por sa verte e mendojm, sa vertet duam te jemi te lumtur! Si e perceptojm lumturine neve, cka bejm per ta arritur mirefillte ate!!? 

Jane pyetje retorike keto te fundit, e deri sa tu japim pergjigje, une do te vazhdoj si di vete! Keshtu sic e pershkruajta me larte.



5/14/2022

ka e prapa

Ne nje ndeje nder miq tash shpejt, mu adresua nje verejtje duke me thene, se: "je i drejpersedrejt, nuk bene kompromise, e tepron, dhe dicka t ngjashme"! Personi qe ma tha, eshte nje mik i imi, dhe menyren si ma tha nder njerez, duke me paralajmeruar se: "...kete qe do ta them, nuk ta ka thene askush, a gjithe e mendeojn per ty"!? Konteksti i bisedes ishte, inkuadrimi (eventual) ne politike, dhe se keto jane arsyet qe do te ishin hendikep serioze per me qene i sukseseshem.

Kjo me shkaktoj per pak momente konfuzion me then te drejten, sepse diku thell ne vetevete konsideroj se keto "atribute" kush do ti posedonte ne fakt mund te ishin perparsi per me ia dal ne nje sfere si politika!? Por gjithsesi me beni pershtypje tentimi i mikut per te qene i drejpersedrejt me mua, dhe besoj per aq sa ai mund ta konsideroj te arsyeshme edhe i sinqert ne ate cka e tha.

Tani, une jam si jam, ata qe me njohin sigurisht e kane nje "profil" parasyshe qe i referohen kur zihet me goj emeri im ne situata te caktuara qe besoj edhe mos e kene gabim asnje pershtypje qe mund ta kene, pershkak se ne realitet nuk kursehem qe ne raport me njerezit te jeme i hapur, konkret, duke mos dallura thuajse aspak nga ai qe jam ne privat edhe ai qe jam ne publik.

Ne ate ndeje u thane edhe shume gjera tjera, nuk e lash pa thene as une ate qe e mendoja, u thane gjera qe qendrojn edhe shume gjera qe nuk qendrojn. Por, pak rendesi ka cka u tha e cka sú tha, e rendesishm eshte se peronalisht kuptova nje gje shume te rendesishme per mua, cka mendojn njerzit, apo nje kategori kokrete qe implikon politiken, dhe perspektiven politike eventualisht.

Tani per fund, qe ta vertetoj qe miku im si duket ka te drejte, me duhet ta them edhe ketu drejpersedrejt se, nuk kame kapacitetin te jeme ndryshe, nuk mund te behem lajkatar, nuk mund te jap premtim qe nuk e mbaj, nuk mund ta shikoj njerin ne sy edhe te bisedoj per dicka qe nuk e besoj as vete, pra per me qene une (vetja) me kapacitet te plot me duhet te jeme ky per aq sa me reh damari qafes.

A na politik, eventualisht  do te hy vetem ateher kur do te mund te vazhdoj te jeme vetja, per te sherbyer kauzave me prioritet nga ku dobia do te jete me e madhe se demi e vetem atehere kur hajri do te jete motivi e jo sherri. Nese nuk do te bej vaki kjo ku vete do te jeme aktor, ateher do te mebeshteti ata qe jane me te mire se une.

5/13/2022

shadervani

Sot nje dite pune e planifikuar extra per nje detyre extra qe lidhet me nje projekt qe e kame ne rrjedhe disa vjet, edhe me siguri do vazhdoj edhe disa!? Por kjo nuk eshte teme per te cilen do te kisha shkruajtur tani per tani.

Ajo qe sot ishte moment qe me shkaktoj kenaqesi, emocion edhe inspirim, ishte kur mora edhe shkova tek xhamia per te falur Xhuman! Mu deshte te organizoj kohen qe te mbrri aty, jo shume heret as shume vone, me pershtatej te jeme aty diku 15 dakika para ores kur fillon falja e namazit. Ishte momenti kur arrita tek Xhamia, kur tek shadervani i Xhamise takova disa burra qe rrinin aty duke prite kohen.

Pranvera e hershme, moti i ngrohet, gjelbrimi i theksuar, ambient i bukur, ata qendronin aty bisedonin njeri me tjetrin dhe pritnin kohen. Meqe i binte se une isha mysafire ne ate moment, perderi sa afrohesha i pershendeta me selam, mú pergjigjen me selam, te gjith u ngriten ne kembe per te me deshiruar mireseardhje, ne ate moment sa u ndjeta mire aqe por edhe pak ne siklet sepse mu duke se ua prisha ate moment te kendeshem, per mua nje pamje perallerore!

Mu kujtua nje moment qe e kisha lexuar dikur tek nje roman, kur me nje skene, personazhi viziton nje Xhami fshati ku thuajse pershkruhet nje moment i ngjajshem tek shadervani.

Duke mos dashte ne ate moment, te pershkruaj ndjenjen "deja vu" qe pata, u mjaftova qe te shfaqi vetem dashuri te sinqet qe ndjejta per ata burra fisnik qe shumica ishin bashkemoshatare te babait time te ndjere (Allahu e meshirofete), disa edhe shoke te tij te rinise, duke i uruar qe te jene mire dhe shondoshe edhe shume kohe, duke u deshiruar te jene edhe shume gjate ne mesin tone, bashkarisht u ngritem qe te hyme ne Xhami deri sa filloj thirja per namaz, ezani!

5/12/2022

secret

Teme qe me sabah e diskutuam shume spontanisht ishte roli i disa figurave apo personaliteteve qe kane qene shume aktive ne veprimet e dekadave te fundit e qe kulminuan me luften ne Kosove dhe ne Maqedon 2001.

Ne vecanti, ngritja e dilemave e apo mos pasja e informatave te sakta se cka saktesisht ka ndodhur me fatin tragjik te atyre qe jane vrare ne rrethana misterioze gjate dhe pas luftes eshte nje debat sa i arsyeshem aq edhe pradoksal per ta diskutuar, sepse shume cka perfundon te jete shpekulim dhe hipoteze, perderisa gjate gjithe kohes qendron fakti se ata jane vrare.

Hipoteza e pare qe ngrihet eshte roli i atyre qe quhen "sherbimet sekrete"! Hapet debati si funksionoj keto organizata. Kerkohen motivet qe mund te shtyne te veprojn ata, si veproj ata, cilit i kane asetet ne teren dhe kesi lloj pyetje te ngjakshme kurioze.

Natyrisht duke qene me e arsyeshme, ne munges te fakteve, te gjithe perpiqen qe e gjithe biseda te jete hipotetike, kjo bene qe imagjinata te ngre hipoteza dhe dilema edhe me te cuditshme, me gjase edhe me te pa verteta, dhe ketu pastaj biseda behet edhe e pa arsyeshme.

Sidoqoft natyra dhe rrjedha e ketyre bisedave, pashmagshem vertetohet se ajo qe nje neve nuk e dime eshte me shume se ajo qe shume pak e dime ose pretendojmnsene dime.

Ajo qe edhe mund ta themi se eshte nje gje per konsiderate, eshte fakti se shumica e ketyre viktimave rezulton te jene te vrare ne rrethane misterioze, ne pabesi dhe me gjase me tradheti dhe jo si tradhetar.

5/11/2022

i pá ditur

Edhe ne kete moment, 7:05 min. data 11 maj 2022, dita e merkure kur filloj ta shkruaj kete shkrime, une akoma nuk e di se ku eshte mbajtur edicioni i mbremshem i gjysem finales se Evrovizionit 2022! Aq i paintersuar jam per kete kompeticion. Kjo ne fakte ndodhen tani me ne dekaden e fundit! 

Nga e kaluara qart eshte nenkuptuar per egzistencen e shume elementeve kontravese qe ngjajn rreth e rrotull keti organizimi! Skenar i mbushur perplot manipulime, skandale, diskriminime, antivlera, perversitet, e cka mos tjeter.

Per pasoje te te gjithe shkaqeve dhe efekteve, subjektivisht por per mua reale si konkluzion, me ka rezultuar se gjitha eshte vetem nje komponent shtes e agjendave degjeneruese, ku promovohet howoseksualimi dhe legalizohet degjenerimi.

Tani, mbrem qenka mbajt gjysem finalja, dhe si after effect rrjetet sociale vershuan me komente per prezentimin e Shqiqperise! Tonet ishin aq shume kritike sa qe u bena kurioz, por prap rezistova, deri sot ne mengjes, kur u zgjova dhe pásh edhe komente tjera dhe per pasoj vendosa ta kerkoj ne you tube, per here te para e kuptova kush "kendon" dhe vete prezentimin e mbremshem!!!!!?

E degjova, u vertetua ajo qe e kam konstatuar me heret dhe me larte e shkruajta, u binda edhe nje here se jo cdo dituri apo informat qe e di njeri e bene te mencuar apo ditur, pra, pune e madhe se nuk e paskam dite ku mbahet Evrovizioni dhe kush perfaqeson Shqiperin, dhe vendosa ta mbulli kete ahkrime 15 minuta me vone pasi qe e nisa.

5/10/2022

Wiene 1862

Duke pí kafen me sabah, me ate koinçidencen jo te rastesishme tek filxhani me rà ne sy mbishkrimi Wiene 1862, dhe si me "makine kohore" per nje cast shkon ne Viene, Austri.

Fillon kujton momente kur para disa viteve pata rastin te jeme ne nje vizite studimore, dhe si zakonisht edhe atehere hyne ne filmin e turistit per pak kohe.

Me kujtuan ato shetitjet ne rrugent e gjera, ndertesat e medha, mu kujtua rasti kur shikoja ata muret e gjere mbi 2 metre, thoja me vete, "jà, si ngrihet Perandori, si planifikohet dhe ndertohet civilizim, si ngelet ne histori, ...duke ndertuar ndertesa monumentale qe rezistojn shekuj"!

Duke qene se shetitjet i beja si pas qefit dhe duke pas pak kohe ne dispozicion, nuk eshte se mundja te organizoj me mire viziten turistike, por ajo cka pàsh ishte me shume se qe mund te imagjinoj njeri!

Nuk do doja te hy shume ne detale, por madheshtia, apo thene me atraktv, gjeneroziteti i shtruar ne hapsir dhe grandioziteti i ngritur ne lartesi ishte ajo qe shenonte monumentet dhe godinat!

Vec per shembull do ta permendi Pallatin Schonbrunn. Gjigante, monumental, histori, kultur dhe pasion ne vete. Vec hapsira e gjelbrimit ishte e shtrire ne siperfaqe sa nje qytet mesatar qe shtrihet ne Ballkan. 

Eshte gjith storje ne vete per te fole dhe shkruar, ajo qe quhet, dinasti, histori, mbreteri, kulture, art, muzik, arsim, shkence, etj. 



5/09/2022

medioker

Kur e nisa 'postin' e pare ne kete blog paralajmerova me konstatimon, titullin, "dhe kjo noksan!?" I vetedishem para kohe se ketu do te shkruj per cka mos. Edhe ska se si te mos jete ashtu, e titullova 'piKpamje' duke e bere ne dije se shumcka qe do ta shprehi eshte piKpamje, kendveshtrim personal i fenomeneve, perjetimeve, dukurive, botekuptimeve etj.

Ne asnje rast nuk e pretendoj exlusivitet per asgje, as vertetesi dhe saktesi absolute, as nevoj per ndonje senzacionalizmin, asgje, kete hapsire e rezervoj vetem per te shprehur mendimin, qendrimin dhe piKpamjen mbi ate qe e nenvizoj si teme!

Kete e ritheksoj e para per ta rikujtuar veten dhe pastaj edhe gjitha ata qe per nje arsye apo tjeter, dicka u pengon.

E dime se mendjemadhsia dhe aroganca jane atribute qe jane qortuar si te tilla nese njeriu i thekson apo manifeston, ama si duket edhe modestia e tepert eshte atribut qe meriton qortim nese si efekt ansore sjell pasoja per ate qe behet modest vec se ka droje mos perflitet si arogant apo mendjemadh.

E lexova diku para disa diteve nje thenje ku thuhej: "Fundi i modestisë së tepërt është, të dëgjosh këshilla nga njerëz mediokër!" ...edhe nuk e di pse, por per nje qast me beni te mendoj thell, dhe pastaj kur gjith rretherrotull e veshtron, e shikon se si te kalojn ditet, me cka ballafaqohesh, cka degjon, kur i kupton ambicjet, kur ua sheh atributet, kur ua degjon arsyet, kur u nenshtrihesh kritikave dhe keshillave te tyre si bresheri pa kontrolle, kompleksohesh, bie viktim e tyre vetem pse druhesh dhe nuk don ti çojsh n'* at-hoc!

Prandja do duhet shtuar kujdesin qe mos me u be mendjemadh dhe arogant i pa cipe, ama as naiv qe leht mund shendrohesh ne viktime, e pastaj askush nuk ta zgjat doren e nuk ti hudhe syte, nese perfundon i nenshtruar.

5/08/2022

gjumi

A e dini ate ndjenjen kur ora kalon pas mesnate e juve nuk u merre gjumi sepse te nesermen keni plan te beni dicka qe per juve do te jete eksperinec e re! Ju doni te fjini, keni rá te shtrati, jeni mbuluar, ama kot, vertitu, hò t'kho hò t'iqe, ora kalon bohet vone, eh, tek ka sabahu t'ze gjumi! Mos me shume nje here ju ka ndodh kjo!

Normal, te kaplojn emocionet, thellohesh ne mendime, te ikin "dhent" edhe sun i mbledhesh, sepse do te bejsh dicka e re, moment i ri, advantur e re. Fillon te mendojsh si do dukesh, si do dalesh, cka do thuhet etj. Filllon tu japish pergjigje ketyre pyetjeve nje nga nje! Vaket duhet, pastaj vendosesh ne rolin e kritikut te mendimeve tua, dicka nuk te pelqen, fillon kerkon zgjidhje e re, del problem i ri, e keshtu me rradhe hyn llugave!

Zgjohesh neser, vón, i pa fletet mire, as te hahet as te pihet, sheh per rreth, gjith mendon se e kane me ty, sun e marrish veten. Fillon te pergaditesh, nuk te pelqen frizura, pasqyra te duket pà là, nervozohesh aq shume sa qe fillon te behesh vesfese se nuk t shkojn çorapat me ambientin ku je destinu me shku, n'hall!

Bohesh hall, del, sa del e kupton se shum sende nuk i ke bó si i ke mendu gjith naten, n'fakt e kupton se e ke harru fare per cka ke mendu mbrem! Edhe e bon zemren gur, thu, ku t'dale le dale, nisesh!

Kesi momente, hic me pak se mbrem ka pas diskush qe ka planifiku ndonje aktivitet sot, qe hala nuk ka dal prej shpie ne kohen kur e shkruj kete post, sot e diell, 8 maj 2022, ora 10:30!

5/07/2022

dunaxhi/ca

Mu kujtua se para dy apo tre viteve ne facebook e nisa nje kampanje "no smoking" (stop duhanin)! Aso kohe filloj gjith spontanisht ne shenje revolte ndaj konsumit pa kontroll te cigares ne ambiente te mbyllura nga individe qe çallamiten kur pín cigare!

Kampanja ne fakt ishte me shume se kaqe. Me kujtohet per cdo dite publikoja fotografi te ndryshme qe ishin, apo jane akoma pjes e kampanjave anti duhan. Me permbajtje eksplicite qe specifikojn demin fatal qe shkakton duhani, me mbishkrime te qarta qortojn per rezikun dhe pasojat, me imazhe trishtuese per efektet ansore etj.

Reagimet ishin te ndryshme, qe nga ato mesazhe sensibilizuese deri te ato ironike edhe cinike! Me kujtohen raste kur ndonje mike ne raste te caktuar permbahej te kalle cigaren si konsiderate ndaj meje, dhe gjithashtu me kujtohet rast kur me vinte mik te shpia mysafir edhe kerkonte taketuke edhe e kallte cigare duke mu qeshur ne ftyr "mistiqil" e me ironi se "ta dhej une kampnanjen tëj!"

Per efektin e kampanjes nuk mund te flas sepse nuk kam bere asnje matje, por shpresoj qe nje insivid te kete qelluar e si rrjedhoj ka marre vendimin qe te largohet prej cigares, do ta konsideroja te sukseseshme dhe do ti beja hallall te gjitha.

Une akoma vazhdoj te shoqerohem me shoke qe e pin duhanin, edhe kur vine te shpia mysafir nese jane duhaxhi ua nxjeri taketuken, por cigare nuk u ofroj! 

Nuk e fshehi se cigarja me iriton, me iritojn edhe disa duhanxhi mos perfilles sidomos kur demtojn tjeret reth vetes, ...edhe veten, sidomos kur çallamiten, e ne vecati me iritojn ato femra qe jane dunaxhica, e kur nuk u behet vone se ne raste te caktuara jane te vetmet qe pine duhan kur rrethe e rrotull askush nuk pí!

E di se ky ves i keq nuk ndalet, pavarsisht kampanjave, e di se çallmi edhe intati do rriten per inate te njerezve si une, sepse shejtani ka premtu se do te bej çmos qe birin e Ademit ta lajthit, do ta bej te vuaj, qe te humb kete bote edhe boten tjeter. Rujana Zot!

5/06/2022

e caré!

E dini ate historin e mbretit i cili per keshilltar apo bashkepuntore te vetit ka emeruar njerez me profesione te ndryshme, me talente te ndryshem, me aftesi te caktuara, por asnjerin prej tyre nuk e ka angazhuar, apo emeruar me detyre ne fushen ku ai ka qene adekuat apo kompetent.

Ushtarakun e ka angazhuar me detyr per çeshtjen e kultures, muzikantine e ka angazhuar me detyre per te merret me çeshtjet ekonomike, tregtarin e angazhuar me çeshtjen e sigurise, filozofin me urbanizem, artitektin me çeshtjen fetare etj.

Kur e ka pyt' gruja, pse burr k'shú!? Ka thon: "rri ti grú, e di une ate pune!" ...dhe kà shtu: "... k'shtu ata rrine e merren me hallin e vet, se sùn i japin rusat puneve, e mú m'lon rahat! Gjith ndjehen keq, se i kane punet pà kry, kur u kerkoj llogari, se nuk jane kompetent, e une vazhdoj t'jem mbret i pa kontestueshem"!!

Atehere gruja, ka thon: " ... e mbret bé!!!" ...me admirim.

Prej ketu e kane rrenjen ato shprehjet:
"Ku je care!?"
"Car jé!"
"Mbret ó!"
"Kingí!"
"King jé!"
"Babá"

Ta dini!

5/05/2022

dëshmor, lavdí për ty

Kam lexuar shume per shehidet, jam çú n'kemb per deshmoret, kam bé dua, lutje kam bé per ata! Sa here kame then "lavdi" per ATA, e kam then gjithmon me kuptimin e plot te fjales,"LAVDÍ (lavdia) qoft gjithmon per te renen" ... per cfardolloj çeshtje kane luftuar dhe kane dhene jeten per ate cfar kane besuar.

Gjithmon jam ndjer inferior para cilit do emer i pervetshen qe mba epitetin 'deshmor'! Kur ka ardhur rasti te permenden familjet e tera qe kane dhene jeten per liri, aty as qe kam mund te gjej fjale per te pershkruar ate sakrific, per vec te konfirmoj lutjen qe "lavdia e kesaj bote qoft per ata, e Xhenneti ne boten tjeter.

E di se ne dakadat e fundit jane hapur polemika pa lidhe mbi menyren e shenimit te evenimenteve kur perkujtohen deshmoret, ama kote, jeta na solli momente ku shoke tane, familjar, bashkombas, te jene pjese e ngjarjeve historike, qoft ne Kosove qoft ne Maqedoni, dhe se bashkendjenja beri qe keto polemika te zbehen, sakrifica sublime per idealin e lirise, dashuria ndaj atedheut, mos kursimi i asgjeje, as i jetes, zhbeni cfardolloj skepticizmi dhe se tani me te gjith (besoj) pa perjashtim jemi mirenjohes i kesaj sakrifice.

Te gjithe (besoj) jemi te vetedishem, se cfardolloj progresi, avancimi, mundesije qe kemi sot per te vepruar dhe kontribuar ne liri, eshte pa fijene dyshimit MERITË E DËSHMOREVE TË KOMBIT!

Prandaj, siç e kam shkruatur edhe ne heret, perkujtimi per ata eshte gjeja me e vogel dhe e perkufizuar ne data te cakruar, ndersa AMANETI eshte çeshtje e madhe qe duhet ruajtur dhe lene trashigime per gjithmone!

5/04/2022

defamation

Keto dite ne Amerike me media, apo me sakt ne internet media, aktuale eshte gjykimi qe behet ne mes Xhoni Dep dhe ish gruas se tij Amber Herd! Ajo qe ndodh gjat seancave eshte shume interesant, nuk do te thoja zbavitese, por duke konsideruar natyren e problemit, edhe pse problematika eshte serioze kane ngjare edhe momente komike.

Ajo qe do te doja te vecoja si iteresant jane komponentat qe karakterizojn seancat gjyqsore nga ku mund edhe te mesohet shume gjera, ne vecanti na ajo si komunikon: Gjyqtarja, Avokatet, Akuzuesi, e Akuzuara, deshmitaret, juria dhe publiku!

Problematika eshte ceshtje personale e dy aktoreve, ku Xhoni Dep akuzon Amber Herd se e njejta ka publikuar tekst ne Washington Post ku akozon Xhoni Dep se "ka perdor dhune familjare", qe si rrjedhoj ka kompromituar aktorin dhe si pasoj ai ka humbur reputacionin dhe rolin ne filmin "Pirates of the Caribbean"!

Seancat jane te hapura, duke shkuar Live ne You Tube ne kohe reale, deshimit jane publike dhe perplot detale intime, video dhe audio matriale qe shperfaqin prapaskenen qe paraqesin jeten reale perplot momente te neveritshme dhe te trishte kur degjohen apo shikohen "deshmite"!

Jete dinamike, e shthurun, perplot alkohol, droge, tradheti, dhune psikologjike edhe fizike, glamur, miq dhe armiq, dashuri dhe urejtje, egoizem, interes, etj.

Publiku online eshte i ndare, i gjith eventi ndiqet me tifozllek, pro at contra. Deri me sot eshte degjuar verisoni i Xhoni Dep dhe deshimitreve te ndryshem, prej sot degjohet Amber Herd, te gjithe presin ndonje twist (kthjese) ne gjith naracionin. 

Beteja e avokteve eshte interesant, te gjithe jane ne nivelin e detyre per klientin e tyre. Gjithashtu beteja e PR ekipeve ne prapaskene qe menaxhon impaktin publik qe shkaktohet per reputacionin e aktoreve ne media eshte ne storje ne vete. 

Shkurt, i gjith ky event nese ndiqet nga kendeveshtrimi qe te kuptohet dicka me teper nga "bota" e show-bizit, bota e interesit, por edhe nga bota e sistemit formal juridik ne Amerike, apo me sakt ne Hollywood, ky rast eshte nje mundesi e mir qe te mesohet ne menyre te drejtepersedrejti pa ndermjetsim, apo interpretim te ndonje pale te trete. Te gjithe jane ne pritje te epilogut final.

5/03/2022

Sllupçani

Dje nje mik i imi kishte shkruajtur nje tekst perkujtimore per sakrificen e Sllupçanit gjat Luftes qe ndodhi ne vitin 2001 ne Maqedoni. Nje histori e lavdishme e qendreses popullore. Nje sakrifice e madhe e paguajtur me gjake. Nje trimeri epike e burrave, grave dhe femijeve te kesaj ane! Te gjithe kesaj zone, Sllupçanit, populli shqiptare duhet te u jete mirenjohes perjetesisht per gjithmon.

Ne jeten time kam arritur te njoh disa burra, student dhe studente qe jane nga Sllupçani. Njerez te jashtezakonshem, guximtar dhe intelegjent, trima intelektual. Tamam te denje per epitetet qe u nvishen pas sakrifices se madhe. Lavdi per juve deshmor dhe trima dhe trimnesha te gjalle.

Cdo ndonje insistim tjeter per te glorifikuar apo vetem per te pershkruar bindjet qe kam per momentin, kam droje mos i humbi vleren reale dashurise dhe respektit qe ndjej ndaj Sllupçanit dhe Sllupcanasve, prandja do ta permbylli me lutje per mirqenje, lavdi, dhe prosperitet te tyre si shembull per mbar popullin tone.

Le te jete, permbushja e amanetit te deshmoreve dhe perkujdesja ndaj trashigimtareve te tyre objektivi i perhershem i cdokujt qe do te jete ne pozite ku mund te bejn nje gje te tille. Eshte gjeja me e vogel qe mund ta bejm per ata, qe ne fakt nuk krahasohet me ate qe e bene ata per neve. Amanet!


5/02/2022

mò fuget

Qendrimi, se Bajramit pas Ramazanit i gezohen me shume ata qe nuk e agjeruan se sa ata qe e agjeruan nuk eshte larg te qenurit i sakte! Ata qe nuk agjerojn per motive te ndryshme ne Ramazan duan ose nuk duan gjinden pak ne siklet! Jo ndoshta edhe aq per abstenimin nga ushqimi, sepse per ate gjejn çare, hane fshehurazi, ama per qendrimin ne mesin e atyre qe jane agjerueshen ku duhet tane kohen te fejkirasin, jane pak ne siklet pa dyshim.

Edhe pse ai qe agjeron me bindje nuk eshte se i bohet vone se cka bejn tjerit, aq me pak se mashtrohen nese dikush rrejshem paraqitet si i devitshem, ne fakt ajo qe i tradheton eshte fakti se shiten shume "te devotshem" per te qene ne te vertet si te tille ne momente te caktuar, prandaj, me perfundimin e Ramazanit, te gjithe palet jane te gezuar per Bajram, njera pale e feston faktin qe me sukses e mbaroj misionin e nje ibadeti qe e identifikon per ate qe eshte, ndersa pala tjeter feston per mbarimin nje misioni te pamundeshem te kamuflimit te te qenurit ashtu sic nuk eshte.

Kjo na sjell tek momenti i nevojshem qe te urojm te dy palet qe te Gezojn Bajramin duke deshiruar qe vitin e ardheshem te gjithe se bashku te perjetojn momentet sa me shume me devotshmeri, besnikri, guxime dhe krenari e sa me pake me hipokrizi, qyqarllek dhe demagogji.

Tani me, vendet e ndejeve, kafet e restoranet, edhe gjate dites do te vizitohen, do te vazhdohet me avzanin e vjeter, do te ritakohen njerzit te cilet per nje muaj nuk mund ti takoje as ne kafe as ne Xhami, do te rihapen tema e politikes ditore, meqe do zgidhen shejtanet, do filloj fitnja edhe mizivirlleku, do perfolen emrat per kandidat per Kryetar Dege, Kryetari i Komunes, Deputeti e Ministri, Drejtori e zv.Drejrori, Arsimtari e Profesori, Hajni e Puntori, i drejti e fajtori, e tj. e tj.

Sot do te sherbehet bakllava, do hahet si zakonisht teper, n'aksham gjith do ankohen se "e teprova pak", ama kot vec per ta thone si muhabet, duke e zgjat pirunin per ta marr koken e fundit te sheqerpares, "mò fuget"!!!

5/01/2022

nijeti

Dita e fundit e Ramazanit te sivjetcem! Lumi ai qe e agjeroj me dinjitet dhe besnikri ndaj parimeve etike, morale dhe me ibadete! "Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.” (Bekare, 184) dhe shume ajete tjera qe argumentojn dobine qe dela nga agejrimi! Uroj qe dedikimi, qendrimi dhe nijeti, te kene qene per Allahun, sepse Ai e ka bere obligim qe te kete dobi per neve! Urtesi absolute!

Tani me nuk ka ngelur asnje dyshim per perfitimet e agjerimit. Vitete e fundit besoj shumica kane shikuar nga nje video ku sillen argumente se si shkence konvencionale verteton benifitet direket te abstenimit nga ushqimi, madje edhe si masa e vetme efikase per trajtimin e shume semundjeve qe manifestohen tek njeriu, kryesisht si rezultat i ushqimit jo te shendetshme.

Por e gjith kjo tani me e besoj se eshte e njohur per ata qe agjerojn regullisht dhe nuk hamenden sa here qe vjen Ramazani, duke mos e ndare ne asnje kategori, as si mas shendetsore as si dicka tjeter exclusive, por thjesht sepse Allahu i Lartesuar e ka bere obligim, kaq duhet dhe behet, sepse besohet ne Uretesin Absolute!

Me kete tekst do ta mbullim serin e shkrimeve, sic e quajta "Ramazanore", me motive kryesisht nga Haxhi 2019, me kujtime e interpretime te perjetimeve personale, duke pershkruar momentet nga piKpamja subjektive! E di se memente te caktuar mund te dukeshin si imponim nga ana ime, por skishte se si ndryshe meqe ideja origjinale ishte qe te jene edhe te tilla piKpamjet, pra te jene te paraqitura sa me autentikisht dhe eventualisht te jene te pranuara si te tilla.

Me vetedije nuk u permbajta aspak ne formulime sa me spontane te gjitha asaj cka e shkruajta, me shpresen qe e gjitha te jete edhe nje mundesi qe lexuesi i rregullt te mund te njoh autorin ashtu sic edhe eshte apo ka qene kur ka perjetuar momentet.

Shpresoj qe me se paku njerin prej jusht ta kem pas shok ne kete rekonsturim te udhetimit dhe per nje moment ti kem percjell emocione qe une per asnje cast nuk i kam fshehur se i kam patur derisa kam qendruar aty ku ka qendruar i Madhi Muahmed Mustafaja s.a.u.s.

Neser Bajram dhe uroj qe te jete dite e gezuar per juve dhe familjet e juaja. Pas kesaj u rikthehemi temeva te zakonshme, duke mos levize nga parimet dhe duke shprehur hic me teper se piKpamjet tona.

FLAMURI