2/21/2022

Ministri ne Londer

Pallati i Shen James ne Westminster, Londer, grandioz kur e shikon nga karishija, i ndertuar ne gjysmen e pare te shekullit 16, dikur pallat mbreteror me i vjeter ne Mbreterine e Bashkuar, ishte shume i vizituar ato dite tipike dimri, pa te reshura por me acar qe shenonin dhjetorin e vitit 1912!

Aty, brenda po qarkullonin turma njerezish, delagat thuhej se ishin, te cilet degjoheshin si flisnin ne gjuhe te ndryshme, ishin perfaqesues te vendeve nga Europa dhe vendet e Ballkanit qe i kish kapluar hataja, kishin luftue disa muaj me heret qe ta mundin Sulltanin me qellim te marrin tokat qe nuk do te kene zot pasi qe do largonin devletin.

Ne hall ishin gjithe, benin takime, biseda, plane, hile, harta. Halle t'medha kishin krajlít, konferencí mbanin!

Mbreti Xhorxh si nikoqir, per drejtues te ketyre takimeve, udheheqes te konfernces kishte caktuar Sir Edurd Grej, nje burr i gjat, i pashem dhe fisnik, balle larte me flok te krehura ne te djatht, liberal me bindje. Sir Gerj ishte edhe Minister i Puneve te Jashtme te Mbreterise te Bashkuar.

U kaloj dhjetori me biseda ne tavolina dhe intriga ne koridoret dhe oborin e Pallatit. Sir Eduardi, Ministri i Puneve te Jashtme, nikoqiri i bisedimeve, cdo pas dite pas takimeve shkonte tek zyra e tij. Here i merzitur, e here i bezdisur nga gjithe cka ndodhte aty. E dinte se do te vazhdoj kjo mesele edhe gjate, e dinte edhe prandaj merzitej po edhe iritohej.

Ky disponim Ministrit i zgjati gjithe dhjetorin e vitit 1912. Ne fund te vitit u terhoqen mysafiret per tu kthyer pas festave. Erdhen prap delegatet, por nuk ngjante asgje e re ditet e para te janarit, pervecse ne evidenca shenohej tani me viti 1913. Ministri si zakonisht, qendronte ne zyre pas takimeve.

Nje pasdite, shoqerohej dhe diskutonte me ndihmesin e ti qe i organizonte agjenden. Ai rrinte ulur ne kolltuk dhe lexonte here pas here letrat, te cilat ndihmesi i tij njeren ia ofronte dhe ia merte tjetren duke e lene anash qe ti organizoje pastaj. Dukej dicka rutinore per te dy dhe zakonisht ambientin e kaplonte qetesia, te cilen ne nje cast te papritshem e prishi nje trokitje pak sa e forte ne dere qe shkaktoj nje reagim te befasishem te Ministrit dhe ndihmesit, ku te dy shfaqen nje trembjen te natyreshme njerzore ne asisoj situata.

Ishte nje Gjenral qe hyri mbrenda pasi qe mori leje, por u befasua dhe hezitoj per pak momente kur kuptoj se Ministi brenda ishte trembur nga ajo qe shkaktoj ai kur trokiti deren. Por skishte kthim prapa, Ministri me nje akcent tipik aglez e pyeti: "Uót!!!!?" (Çka!?). Gjenerali tani me detyre aty, me plot bindje dhe vetedije per cilin flet, me nje ze te qete po me tone befasie tha: "Isa Boletini ka ardhe!!!?" Per pak u kthy qetesia ne zyre, Ministri instiktivisht e kthej koken nga ndihmesi dhe kembyen shikimin i cili linte te nenkuptohet se te dy e dinin per ke behet fjal. Gjenerali vazhdoj pa hezitim pershkak se duhej te bej detyret duke thene: "... vet ka ardh, ... mban alltin edhe kesul te bardhe!

Ministrit, tani me kur ju be e qart cka ndodh, iu drejtua Gjeneralit edhe i dha urdhen: "Duhet prit sic eshte zakoni, po, me kujdes ta kontrolloni!!" dhe kur e mori veten plotesisht i erdhe ne shprehje atributi tipik i xhentëllmenit, dhe iu drejtu Generalit: "Ju Gjeneral vete ta shoqeroni!"! "Yes Sir", Gjenerali doli nga dera dhe pas pak, hyni Isai me koken lart, palat e xhamadanit i rrin hapt, si shqiponje more me dy krahe!

Se cka folen, dhe si u zhvillua biseda brenda ne mese Ministrit dhe Isait, do te tregoj vet Baca Isa Boletini! ...neser! 

No comments:

FIFA