Sonte punimet e Edmondit ishin te ralizuar me te vertet me nje teknik karakteristike, kryesisht te ralizuar vetem me shpakell, vaj ne pelhur, me motive te ndryshme, me ngjyra te forta plote ngrohtesi dhe gjalleri.
Artisti spikatej per nga modestija, me fjale pake, i vendosur qe per ate te flasin veprat vete. Veprat qe nxjernin ne pah imagjinaten dhe manifestonin ne vizualizim idejen me ane te teknikes shume kreative.
Profesoret qe prezentuan Edmondin para dashamireve te artit, e pershkruajten ate si artist i madhe dhe meritor per epitetin qe mba, edhe me te vertet ashtu ishte.
Ne fjalet qe kembeva me Edmondin, kuptova qe ai ne Rome eshte i angazhuar shume dhe i perkushtuar si artist, me tha: "me shume punoj me portrete, dhe jam vazhdimisht i angazhuar nga gjithandej", dukej i kenaqur me punen dhe angazhimin profesionale Rome, tani me afer 28 vite.
Gjithsesi i urova sukses, duke qene mirenjohes per prezencen e tij ne Gostivarin tone qe edhe nje here mirepriti nje artist te madhe, duke u deshmu si qender e artit dhe artisteve po aq te medhenj por te perçame.
Per fund por per me e rendesishma, si asnje here me eshte deshmuar meritore nje ftese qe me ka ardhe per pjesmarje ne ekspozite nga ana e organizatorit z.Arian Rufati, i cili kuroj ekspoziten dhe nderoj Gostivarin me nje artist kaq te madhe si Edmondi, falimenderit!
No comments:
Post a Comment