10/20/2022

anadher llevel

Ditet e vjeshtes ne tetore, kur jemi ne fazen e koloritit me te madhe te gjetheve te drunjve, perpara se te fillojn te pikin ato, si dhe ditet me diell qe nuk nxeh por vetem ngrohen, jane nga ditet me te kendeshme te vitit.

Dite kur njeriu mund te shijoj pervec klimes dhe freskise qe po sjell era dhe aromat e luleve te vjeshtes dhe barit qe revitalizohen pas diteve te nxehta te veres, koloriti i gjetheve te drunjve po ndikon ne menyre magjepse ne receptoret qe perceptoj ambientit apo jeten ne pergjithesi.

Kemi edhe pak mundesin, qe te shijojm dite te ketilla sidomos ne periferit e ambienteve urbane. Pata fatin dite te ketilla te shijoj ne katundin tone, momente magjepse, momente qe per pak minuta te plotesojn apo te rikalibrojn orientimin nese je konfuze, te rimbushin nese ndjen zbrazeti, te rizgjojn nese je gaflet.

Per pak sekonda, hic me shume, nese behesh nje me ambientin, e ndjen gjithe kete qe thash. E kupton se sa me tollovi, dinamik apo konfuzitet e jetom jeten ne perditshmerin duke nxituar cdo dite me vetur, ne trafik, ne kafe me tym, vetem muhabete  e cka mos tjeter. Ne dite te ketilla nes pak ndalesh dhe e vendos gjendjen ne super slow motion ke mundesi qe ne cdo frame apo sekuenc te shikoj nje bote te tere, ke mundesi te njohish te gjithe elementet qe e perbejn vete jeten, shikon ajrin, eren, njihesh me ngjyren e ujit, shikon ritmin dhe harmonin e flores e ndjen pulsin e rahjeve te zemres te gjallesave pereth. E gjith kjo vetem per pak minuta. Imagjinoni me pas mundesin e shkrirjes psiko-fizike ne ate ambient, mishrimin ne nje me be, imagjinoni cfar njeriu mund te jeni, imagjinoje!?

Imagjinoni njeriun qe eshte fluent me rrjedhen e jetes dhe ne sinkron emocional me ambientin, cfar statusi do te mund te kishte me te gjithe kapacitetin qe ka, cfar harmonije mund te kishte, cfar lumturije mund te ndjente, cfar energjije do te shperndante, imagjinoni!?

No comments:

FIFA