10/15/2022

jabanxhia

E kallzojn ni vic, kur njeri ka shku me nje katund edhe pas qe i jane afru katundaret okollo te interesur ta kuptojn kush eshte, nga vjen, cfar bene, ai u prezentohet, dhe pervec tjerave u tregon se ka aftesi te komunikoj me kafshet.

Njerezit okollo ne dyshim ne ate cfar thot fillojn ta kontestojn, por njeri vendosen ta vendos ne sprove, i thot: "Haj foli maces!" ...qe ka kalu aty pari! Ne moment jabanxhia i bene disa mjagullime, pas cka menjehere maceja ia kthen me "mjau-mjau" disa here, dhe ky u kthehet te pranishmeve duke u thene se maceja po ankohet nga pronari qe e "ka godit ne mengjes me shkelm"!? Pronari i maces i gjetur aty pari e pranon, "e vertet eshte"! Njerzit ngelin te befasuar, por akoma skeptik!

Ne ate moment degjohet nje njeri tjeter duke nderhy: "foli qenit", prap jabanxhia i leh qenit, qenia ia kthen menjehere me t'sert! Jabanxhia u drejtohet te pranishmeve: "qeni ankohet se filani e ka godit fort nje dite me thuper!"! I befasuar njeri i apostrofuar paraqitet, "e vertete eshte"! Me cka katudaret binden se ky jabanxhia me te vertet ka aftesi ta komunikoj me kafshet, dhe fillojn te shperndahen ngadal.

Sa fillojn te shperndahen nje nga nje, me nje skaj, jabanxhia shikon nja dy-tre dele te lidhura. Sa e shohin disa burra se jabanxhia shkon drejt deleve menjeher ia presin rrugen jabanxhise duke i thon: "mos u fole ketyre deleve se k'to shume rrejn, mos u ze bes ktyre!"! Ne mirekuptim, jabaxhia ndrron rrugen dhe vazhdon, ndersa ata dy tre burrat fshin ballin secili duke leshu ofshamen: "uff, per pak, ... shpetuam!!!" ...edhe pas atj momenti sall me darka - dreka e kajn mbajt jabanxhin!


No comments:

FIFA