10/04/2022

mandat

Challenge, cfar mund te shkruaj njeri per nje interval kohore deri sa zgjate udhetimi me autobus prej Gostivari ne Tetove!? Mesatarisht nje kohezagjatje diku afer tredhjet minuta! Aty afer reth njezet e pese deri tredhjet kilometra.

Epo e para, mund filloj te shkruaj, edhe te arrin te shkruaj pasusin e pare vetem duke u perpjekur te sqaroj cfar qellimi ka. Plus ne nderkohe e perfundon paragrafin e dyte, me mendimin se cka do te shkruaj ne paragrafin e trete.

E fillon paragrafin e trete pa e pas iden fillestare cka do te shkruaj aty. Tek, ne nderkohe i linden ideja cka mund te shkruaj, dhe, normal per ta perfunduar paragrafin e tret e zgjat muhabetoni qe te jete i bollshem qe te vendos pik per te filluar paragrafin e katert.

Eh, tek tani natyrshem e kupton se pse kalojn dy a tre pasuse, dy a tre vite duke mos bere asgje, duke mos then asgje, duke e i lene punet per pasusin e katert, per vitin e katert, edhe keshtu shkruhet nje tekst, keshtu kalon nje mandat!

Po, keshtu shkruhet nje tekst koti, keshtu kalon nje mandat koti, keshtu harxhohet koha , keshtu fantazohet njeri, keshtu mungon produktivitet keshtu mungon suksesi.

Keshtu e arsyetoj une, keshtu e arsyetoni juve, me dallimin qe une e pranoj e ju nuk e pranoni, ju behi edhe me cinik se une me arogant se une. Une askuj nuk kam pse ti jap llogari, por ju paguhi nga qytetari, ju duhet te jepni llogari.

Ne Sedllarc mbrrina, diku mesi rruges! 
Haj ta sosi muhabetin, qe deri sa te mbrri ne Tetove ta postoj, qe te mund ta lexoni ju.



No comments:

FIFA