Disa takime, me miq dhe dashamire, me qytetare, me tema te llojllojshme, teme plot skepticizem, dyshime, hamendje dhe diku-diku plot zhgenjim dhe pesimizem.
Pashmangeshem me tema shume aktuale, tema politike, perplasje mendimesh, dyshim qellimesh, fshehje interesash, loja, lajka, hile, agjenda te fshehta, biseda plot provokim, munges sinqeriteti, por edhe plot vendoseshmeri dhe vetebesim kur eshte ne pyetje interesi.
Interesant, plot, "i thash", "tha", "me tha", shkelje syri, kafshim buze, ngrenje thonjash, fryrje hundesh, shtrembim turinjesh, plot shkelje kembesh, renje gjynesh nder tavolin, gibet, ibret.
Kjo, sot, por jo vetem sot, edhe dje, edhe pardje, a , edhe neser, prej fillimi prap, gjith njejt! Pastaj cudi, befasi, ama vetem per tre dite, pasta histori tjeter, goditje tjeter shuplak tjeter, gjith tjeter vetem problemet e njejta, hallet e njejta, ...dumella!
No comments:
Post a Comment