Bualli i ngushlluar nga sa degjoj, i drejtohet me keshillen: "Kjo mund te ndodh prap, vec do duhet te me degjojsh mua, cka do te mesoj!" Gjeli kurioz i shprehen gadishmeri. Bualli i thot: "Per te stimuluar sensin e fluturimit, per te aktivizuar krahet dhe rritur flatrat, duhet te hash nga balgat e mija, cdo mengjez per ca kohe"!
Gjeli kurioz dhe ambicioz e merr me perkushtim keshillen, per ca kohe hà nga balgat e buallit per dite e nga pake dhe gradualisht manifeston ndryshim deri sa me te vertet aftesohet qe te fluturoj. I funksionoj, fillon ti duket vetja si shype dhe pas nje kohe ia del te ngjitet ne maje te drunit. Per disa dite rresht ngjitet ne maje, filloj te shijoj pamjet, kenaqet me suksesin, krekoset!
Nje dite prej diteve aty pari kalon nje gjyetar dhe e shikon gjelin larte ne maje te drunit! I çuditur gjyetari nga pamja jo normale, nxjer çiften edhe godet gjelin e rezon per toke!
Kafshet tjera per okollo fillojn te komentojn dhe interpretojn fenomenin, deri sa flet qeni plak i ngrusur me nje qosh: "Epo, me balgat e buallit mund te ngjitesh ne maje, por nuk te mbajn gjate aty"!
No comments:
Post a Comment