Thene te drejten, ishte here e pare qe me beni pershtypje ky formulim, ndoshta edhe e kisha degju me heret, por ama nuk e kisha kaperdi. Ne ate moment pershkak se une kisha nevoj e regjistrova mire. Edhe ç'eshte e verteta ashtu ndodhi, pas ati momenti erdhen disa dite te ngrohta ku u kryne shume pune qe duhej atehere te kryhen.
Prej atehere e kendej sa here vjen kjo periudhe ku me shaka ku pa shaka e pres dhe ndodhe qe i ló do pune qe ti kry ne "cigansko leto", edhe per me shume e llogariti kete kohen si periudha e vertet ku mund te shijohet vjeshta me kapacitetin e plot te saj.
Jane keto dite qe i shijojm plot me diell, nje periudhe qe jep mundesi qe me te vertet te mbyllim ndonje pune qe ngel rreth shtepise para dimrit, eshte koha ku mund te plotesohemi me vitamin D, te shoqerohemi me miq te mir ne kafe, mundesia te reflektojm per miresite qe kemi patur deri me sot, eshte rasti te felemenderojm Zotin per arritjen deri ketu dhe ngadhnjimin ndaj sfidave qe kemi perballuar, te pergaditemi per sfidat qe mund vine, te jemi optimist qe, me te forte, me me dinjitet, me me nder te presim vera te ketilla edhe ne te ardhmen! Rahmet!
No comments:
Post a Comment