Kjo po deshmohet dita dites, ku qarte shihet se per cdo dite behet muhabet i njete ku cdo nje perpjekje per te definuar dicka me konkretisht perfundon e injoruar apo e perqeshur nga njera ane ndersa nga ana tjeter problemet qe diskutohen vazhdojne te egzistojne edhe me shume.
Cdo kush luan rolin e zhurmuesit ne tavoline, perqindjen me te madhe te bisedes e koncentron te mbuloj argumentin e bashkebiseduesit se sa te arrine te agrumentoj qendrimin e vete permbajtesor mbi ceshtjen!
Keshtu trajtohen temat politike, problemet dhe sfidat ne arsim dhe shendetsi, problemet e ndryshme socialet, apo te gjithe nevojat organizative te nevojshme per mbarvajtjen e nje shoqerije.
E di qe kjo qe po them nuk eshte asgje e re dhe me ate asgje e "vlefshme" ndoshta por pa dyshim eshte shume prezente duke e bere edhe shume e neveritshme per ta perjetuar per cdo dite sic zakonshem bene vaki kur takohemi me miq, shoke, koleg, familjare etj.
Sidomos duke qene problemet apo disa ceshtje vazhdimisht aktuale, nenkuptohet se e trajtimi gjithmon i problemeve dhe ceshtjeve behet me ekskluzivitet, por ama kot, vazhdimisht behet me fjalor te njejt dhe shpesh me biseda pa shije, pa yndyre, bajat, ...kot!
No comments:
Post a Comment