10/27/2022

edicola

Ne instagram tani me ka nje kohe qe e ndjek nje profil te nje edicola diku ne Itali, vend ku shiten kryesisht gazetat, revistat, stripa, libra e cka mos tjeter qe individi mund te kete nevoj, kryesisht aty, admini poston foto nga shtandet e ambientit me prurjet e reja te publikimeve te ndryshme.

Edicola i bie te jete ekujvalente me trafikat, apo qoshqet e dikurshme tek neve, apo keto tipet e tabakinove qe jane tek neve ditete e sodit. Por e gjithe kjo me nje dallim shume te madhe nga ajo qe ofrohet ne Itali.

Kohen kur kam qendru per studime atje, keto ambiente ishin vendi i preferuar qe vizitoja sa here qe me binte rasti. Vendin nga ku rralle ndodhte te dal pa ble nje strip, apo un fumetto, kryesisht Tex Willer, por edhe nga gjithe tjerit si Zagor & Co. apo ndonje liber ose ndonje rekuizit qe kolekcionohet nga te pasionuarit.

Nga distanca tash me pas disa viteve po ndjej nje nostaligji per disa momente qe shenuan ate kohe. Kohe plot perjetime nga jeta alla italian, ku edicolat per mua zinin nje vend te vecant.

Po per hire te se vertetes, edhe pse ka disa vite fizikisht nuk kam vizituar ato ambient, virtuelisht po ndjekim trendet dhe pastaj cdo ender e imja loçkomoni ma ben realitet, duke ma be dhurat cdonjne strip apo liber, apo cka do qoft tjeter qe i kam hudhe syrin. Lockomoni eshte njeriu me i shtrejt i imi, ai eshte siç askush nuk e ka, ndersa une jam vetem vellau i atij! Xyfa I Love You!

No comments:

FIFA