10/06/2022

Samiu

Ne nje moment sot deri se eksperimentoja me nje aplikacion i cili bene rritjen e pixel-ave ne fotografi, gjegjesisht eshte i dizajnuar qe ne fotografit me rezulucion me te ulet tentoj te rrit pixelat, apo me sakt simulon, adapton, bene dublim te pixelave dhe me ate kthjellon sadopak fotografine.

Dhe si zakonisht duke eksperimentuar, mu desht te jem kerativ qe te testoj ne maximum kapacitetin e programit. E si me mire mund te testojsh nje program te ketille pervec me te vertet, me fotografi te vjetra. Pervec tjerave, mu duke ide e mire qe te mundoj te kthjelloj disa fotografi te Rilindasve tane. Dhe pa nje pa dy, i pari me ra ndermend Sami Frasheri.

Menjeher e gjeta fotografin qe mendohet qe eshte portret autentik i Samiut qe gjindet ne Wikipedia dhe e provova. Rezultati ishte i mire, me te vertet e kthjelloj mjaftueshem, duke i theksuar vijat e plota qe karakterizojn fytyren e Samiut. Hic me teper isha i kenaqur me rezultatin.

Por ajo qe pasoj ishte pyetja qe mu rrotullua edhe per pak ne koke. Pse Samiu, pse i pari me ra ndermend Sami Frasheri!? Pse per mua Sami Frasheri llogaritet rilindasi me i madhe!?

Natyrshem e di pergjigjen, e di kapacitetin intelektual qe ka patur Samiu, di per dijen qe ka poseduar, e di vizionin qe ka pasur! Kam lexuar vizionin qe ka pasur per Shqiperine, jame njoftuar me perkushtimin qe ka pasur per ndritjen e kombit tone, kolos!

Por po pyetja nuk ishte kurozitet i momentit sot, kjo si duket ishte ringjallje e pyetjes kur per heren e pare e kam degjuar emrin e Sami Frasherit. Ishte viti i larget i 1993-94, ne shkollen e mesme, kur ne lenden gjuhe shqipe kishim nje detyre qe te lexojm dhe bejm analizen e nje vepre. Nuk me kujtohet sakt nese une atehere pata lexu dicka, por ajo qe me ka ngelur ne memorje eshte momenti kur njeri nga shoket kish lexu dicka qe e kishte shkruar Sami Frasheri, dhe kur i erdhi momenti qe te lexoj cka kishte shkruar, profesori me te degjuar emrin e Sami Frasherit u be shume nervoz, e ofendoj rende shokun, lere qe nuk ia qujti punen shokut, por nuk mbet pa then gje negative per Samiun per te cilen une nuk kisha degjuar asnjeher me pare.

Kaloj si kaloj ora, une ngele i mahnitur me emrin e Samiut, tane kohen bindesha se "ky do jete ndjonje p.n qe ky pofesori jone qe lavdrohej se ka qene Beogradski xhak, demek student beligradi kaq shume e paska inat kete njeri"!

Prej atehere jam interesu per Sami Frasherin, jame gezu shume kur e gjeta librin "Shqiperia cka qene, c'eshte, e c'do te behet", me kujtohet e kam lexu me nje fryme, me ka mahnit vizioni i tij. Jam ndjet gjithmon i vogel para perkushtimin e tij per ta ndritur popullin, pastaj Abetarja e Samiut, alfabeti i Samiut, Naimi vllau i Samiut, Ali Sami djali i Samiut, ... pah, cfar kolosi, vigan, burr, nder i kombit Sami Frasheri.

No comments:

FIFA