10/05/2022

hilexhi

Mallkimi si ves nuk eshte i pelqyeshem. E besoj thell se pavarsisht cka mund ta shtyn njerin qe te mallkoj diken, ajo duhet te jete e fundit, apo thuajse nuk duhet te ndodh fare.

E di, njeri njerit i ben padrejtsi, e di, ka agresor edhe viktima, ka zullumqar dhe ka nga ata ndajt te cilit behet zullum, ka nga ata qe bejn hile dhe ka nga ata ndaj te cileve me hile punohet. Ka mashtrues dhe te mashtruar, ka te drejt dhe te pa drejt ne veprim, ka guximtar dhe figavec ka trima dhe tradhetar.

Pra, ka cka ska!? Ka nga ata qe nuk u fruhet syri me pushtet dhe pasuri, ka nga ata qe vetem hakmarrjen e kane mjet, ka nga ata qe helmi u eshte bere nje me gjakun, ka nga ata qe vjellin vener sa here hapin gojen, eh, cka ska!?

Keta jane ata nga goja e te cilit shpifet njeri, ofendohet njeri, nga dora e te cilit lendohet njeri, vritet njeri, nga syri i te cilit lakmohet dhe xhelozohet njeri. Keta jane ata qe turpin e hane buke kur e neperkembin nderin e tjetrit, keta jane ata qe bejn cka s'bejn.

Por ama, Allahu ka premtu, "lutjet e atyre ndaj te cileve behet padrejtesi nuk e kthen", "diten e gjykimit, ndaj atyre qe eshte bere padrejtesi do te qendrojn me afer", "ata qe kane bere zullum, hile, e cka skan bere, ata do te japin llogari", "...jam me durimtaret"!!! 

Prandaj, ...hallin t'gjetçi, o hilexhi!

No comments:

FIFA