10/23/2022

domaqin

Kush e dine e dine, se nje nga pasionet qe kame eshte edhe gatimi. Ka nje kohe te gjate tani me qe nuk nguroj te gatuaj ushqime te ndryshme. Duke fillur nga buka, gjella te ndryshme deri te disa lloje te deserteve.

Gjithsesi disa nga ushqimet qe jane pjese e kuzhines tone tradicionale gatuhen me shpesh e disa te tjera qe kerkojn perberes te ndryshem qe nuk gjinden zakonisht te shtepi gatuhe me rralle, varsishte nga inspirimi.

Kur i kam hy keti marifeti, kryesisht nga nevoja, me duhej te ndertoj filozofin apo mendesin qe do te me mundesonet te jeme efikas duke mos eksperimentuar shume por ne te njejten kohe te jete dicka qe do te me plotsoj apo kryesisht ajo qe do te na ushqej.

Me kujtohet aso kohe ne hapat e para, kur mundoja te adaptoj reçetat qe do te me funksionojn parktikisht dhe efikas, mundoja ta inspiroj veten duke lexuar literature dhe duke pare video motivuese nga kuzhina italiane dhe franceze, ne vecanti per buken.

Dy nga thenjet me motivuese qe me jane ngjizur dhe faktikisht me benin te jeme efikas jane: "Kush dine te gatuaj, asnjehere nuk ngelen i uritur!", si dhe keshilla me e rendesishme per te funksionuar gatimi kur thuhet qe "perbersi kryesor tek nje reçete eshte dashuria, pervec tjerave."! Gjithe kjo tani me eshte e vertetuar qe ashtu eshte.

Ne fillim per nje kohe tek sa provoja metoda te ndryshme cdo nje tentim ishte sfide, por tani me gjithcka eshte rutine dhe thuajse perhere funksionon, sepse ne fund para se ta permbylli gatimi shkarkoj dashurin mbi te, pershkak se zakonisht e bej qe te ushqej te dashurit e mi.

Mendova te ndaj ushqimet e preferuar ne nje rang list ketu por pa medyshje e kuptova menjeher se do te gaboj pershkak se cdo gje qe pergaditi e bej per qellimin kryesor qe tr jete i dobishem per ata qe e gatuaj dhe nese ky qellime arrihet, pavarsisht sa i leht apo i komplikuar te jete gatimi, vleren e ka pa cmim. Elhamdulilah.


No comments:

FIFA